Siç është bërë e ditur, Gëzim Krasniqi, mbrojtësi shtatlartë i Partizanit nuk do të jetë në fazën përgatitore me të kuqtë dhe u fol për një “divorc”.
Një gjë e tillë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti në profilin e tij në Facebook, por njëkohësisht duke thumbuar klubin për këtë largim. Ndërkohë, ende nuk dihet se ku do të luajë kosovari në pjesën e mbetur të sezonit.
“Nga tani, ju bëj me dije që nuk jam më pjese e klubit FK Partizani. Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën në këto sezone këtu, falënderoj tifozët për mbështetjen, falënderoj Sulejman Starovën për largimin tim nga Partizani, që arsyet i di vetëm ai. Falënderoj gjithashtu drejtorin Olsi Rama për sinqeritetin që tregoi ndaj meje! Shpresoj që gabimi dhe e keqja e klubit të kemi qenë ne…I uroj suksese klubit dhe skuadrës në pjesën e mbetur të kampionatit!” – shkruan Krasniqi.