Çështja e Dejvi Bregut u konsideruar e mbyllur pak ditë më parë, kur mes dy presidentëve Takaj e Tavo, u arrit akordi që lojtari së bashku me Abazajn të luanin te Skënderbeu deri në fund të sezonit.
Ata u shitën për shifrën prej 300 mijë eurosh dhe sipas marrëveshjes do të liheshin në huazim nga Skënderbeu te Luftëtari për të mbyllur kampionatin.
Por, gjërat kanë ndryshuar për Bregun, pasi në drejtim të tij ka ardhur një ofertë e majme nga skuadra e Matesburgut në Bundesligën Austriake e cila e ka joshur jo pak.
Një gjë e tillë ka futur jo pak ankth te drejtuesit e Skënderbeut, pasi Bregu zyrtarisht ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin e Luftëtarit dhe mund të firmosë parakontratë me cilin ekip të dëshirojë, në një kohë që marrëveshja me Skënderbeun ende nuk është firmosur nga futbollistin.
Nëse Bregu e realizon një gjë të tillë, atëherë Skënderbeu dhe Luftëtari do të dilnin pa fituar asgjë nga gjithë marrëveshja e arritur pas dy ditësh bisedime intensive.