Ka përfunduar në këto momente ndeshja miqësore mes Luftëtarit dhe Trabzonsporit në Turqi, ku gjirokastritët po kryejnë fazën përgatitore.
Kundërshtari ishte vërtet shumë i fortë për Luftëtarin, ndërkohë që trajneri Lika e ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të parë gjendjen e të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion.
Pjesa parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Trabzonsporit, që ka shënuar në minutën e 44-t.
Luftëtari është përgjigjur në minutën e 52 të takimit, teksa ka arritur të kthejë ekuilibrin me anë të një kundërsulmi që është mbyllur me sukses nga Shkurtaj.
Megjithatë një perlë nga distanca, i ka dhënë avantazhin sërish ekipit të Trabzonsporit në minutën e 64 të takimit.