Magani: Trepça e barabartë me ekipet e Superiores

9 Janar 2018, 16:58Sport TEMA

Ish trajneri i Teutës, Gugash Magani, është prezantuar ditën e sotme te klubi kosovar i Trepçës 89.

Magani ka dhënë një intervistë përpara seancës së parë stërvitore me ekipin.

“Kam arritur marrëveshjen me drejtuesit për gjysmën e mbetur të kampionatit, me mundësi vazhdimi nëse jemi mirë me pikë dhe rezultate. Nuk jam gjeni apo magjistar, kam ardhur këtu për të punuar, të bëjë atë që di të bëj më mirë”.

“Trepca është e barabarte me ekipet në Superligen Shqiptare. Kam ardhur për trofe te Trepça 89”, u shpreh Magani.

Ekipi i Trepçës 89 është kampioni në fuqi i Superligës Kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje