Renato Malota është i përzgjedhur i Vllaznisë për mbrojtjes.
Trajneri Ernest Gjoka e do lezhjanin në ekipin e tij dhe bisedimet kanë nisur prej pak ditësh, menjëherë sapo u konfirmua fakti që qendërmbrojtësi nuk do ta zhvillonte fazën me Partizanin.
Kalimi te Vllaznia i Malotës do bënte që për trajnerin Gjoka qendra e prapavijës të plotësohej, pasi është afruar më parë edhe Sedat Berisha.
Alternativa të tjera janë Orelesi dhe Pjeshka, si dhe Marku me Gurishën, që kanë provuar të luajnë edhe në qendër.