Top Channel bën fushatë për Armando Dukën: Ngriti futbollin shqiptar nga hiçi, tani PS do t’i marrë postin. Por atë se mposhti dot as Berisha...

10 Janar 2018, 20:14Sport TEMA

Top Channel ka bërë një kronikë për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF-së, që duket se do të vërë përballë Armand Dukën dhe Bashkim Finon.

Televizioni i njohur për lidhjet e afërta me Dukën, thotë se ky i fundit është personi që ngriti futbollin shqiptar.

Në fillim, kur Duka mori drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk kishte as zyra. Shpejt arriti t’i japë institucionit fytyrën e duhur, duke përmirësuar jo thjesht ambientin administrativ, por edhe funksionimin.

Ekipet shqiptare të Superiores ishin në atë gjendje sa nuk arrinin të kalonin asnjë tur në garat ndërkombëtare, ndërsa Kombëtarja rrinte gjithmonë në vendet e fundit.

Tani, Kombëtarja është në gjendje të vendosë në vështirësi edhe ekipet e mëdha, ndërsa suksesi kulmor ishte pjesëmarrja në finalet e Europianit. Janë ndërtuar dy stadiume me standarde të larta, si “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërkohë që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm edhe “Arena Kombëtare”.

Por nuk kanë munguar edhe dyshimet për përfshirjen e ekipeve shqiptare në baste ndërkombëtare me ekipe europiane. Këto janë pjesë e CV-së së Dukës, nëse ai vendos rikandidimin në krye të FSHF-së”, shkruan Top Channel, që “harron” në fakt se më shumë se bastet ndërkombëtare, Duka është akuzuar për manipulimet që ka bërë me kampionatet shqiptare, ndërsa është akuzuar edhe për afera të shumta me Kombëtaren, që nga afrimi i futbollistëve kundrejt pagesave, deri tek shitjet e ndeshjeve.

Top Channel ndërkohë vijon më tej, duke thënë se tani Duka rrezikohet nga PS (nënkupto Ramën), që do t’i marrë atij drejtimin e FSHF-së.

“Konfliktet e vazhdueshme të disa prej anëtarëve me Federatën kanë krijuar pakënaqësira, që mund të përkthehen në votë kundër dhe kanditatura alternative përballë presidentit Duka.

Një i pakënaqur është ekipi i Flamurtarit, skuadra që pritet të mbështetësë kandidaturën e shumëpërfolur kohët e fundit të deputetit socialist Bashkim Fino. Lidhjet e tij me sportin janë si tifoz, apo futbollist amator, por pika e fortë e Bashkim Finos është përkatësia në Partinë Socialiste që qeveris sot vendin në nivel qendror dhe lokal, ku shumë përfaqësues të pushtetit lokal janë votues në Asamblenë zgjedhore të FSHF-së.

Në historikun e saj, Federata Shqiptare e Futbollit, një organ i pavarur nga politika, ka pasur vetëm një drejtues politik, Edmond Spahon. Deputeti aktual i Partisë Demokratike, ministër i Turizmit dhe Sporteve në fillimin e viteve ’90, u zgjodh me mbështetjen e mazhorancës së atyre viteve president i FSHF-së në vitin 1994”, shkruan Top Channel.

“Ndërhyrjes së politikës duhet t’i ndruhet edhe drejtuesi aktual i FSHF-së, i cili pas vitit 2005 arriti të fitojë një betejë politike me të djathtët në pushtet.

Pothuajse të gjithë ministrat që mbulonin sportin në qeverinë e Berishës, edhe vet ish-kryeministri u përballën me të, por Duka ia doli të qëndrojë”, vijon Top Channel.(TemA)

13 komente në “Top Channel bën fushatë për Armando Dukën: Ngriti futbollin shqiptar nga hiçi, tani PS do t’i marrë postin. Por atë se mposhti dot as Berisha…”

  1. tanku says:

    E ngriti nga hici -thote Topi. Medemek Duka si Janullatosi….

  2. Gringo says:

    Ju te Gop Channel mos doni Ylli Spangon ne krye te FSHF??? Ja zberthen mire mbertheckat Vjollces se GoP Ylli.

  3. Andi says:

    Eshte gazetari-dashnor i Dukes, Tufa…
    qe i thur ditirambe skllavo-pronarit te tij, jo i gjithe TCH;
    se psh Procesi Sportiv eshte kunder atij maskarai.

  4. "BOHOTINA" says:

    Ky eshte nje mashtrues ordiner. E propozoi i ndjeri Enver Guga, nje ish bizesmen i fuqishem dhe na mbti ne dere, per plot 16 vjet. Ka bere plot 4 asamble. Me pare i mbaronte se i niste. E kam ndjekur me vemendje. I bente shpejt e shpejt, me vrap. Larg kamerave. Si skuth ne fshehtesi. Nje ne Durres, nje ne Korce… 12 vota te shoqatave i ka patur ne kuti pa filluar votimi. Blinte dhe ca nga ata te vobektit e kategorive te ulta dhe hopa prap president. Po te ktheni trurin ne te kaluaren do zbuloni mjaft afera te tjera. Fshehje fondesh, qe ia zbulon gazeta “Panorama Sport”. Skandal me kampionen e vitit 2017, te gjthe e pame tragjikomedine e Kukesit. Kampionati i 2016 akoma nuk eshte vendosur. “Partizani” si nenkampion dhe pjesmarres ne Campions pret. Lufton “Flamurtarin”. Ca te nenes ca te babes. E plot te tjera. Te mos mburret as me Europianin se e dime si vajtem dhe as me stadiumet, se ato jane inisiative e qeverise se te ish per Duken eliminatoret e fundit do ishin bere jashte shtetit se nuk permbushte asnje stadium kriteret. Te mos flasim per femijet e mungesen e fushave…

    1. Tifozi super says:

      ti duket qe je papun se paske mbush faqet por me shpifje, po normal se ju tifozet (e morrit) kshu jeni, ne mengjes ta jepni ne dark ta merrni. Te gjitha asamblete jane transmetuar live, pa asnje sekret, i gjen edhe ne youtube po deshe. ato shoqatat dakord, po si te rregjistrume si te pa rregjistrume, njesoj merret vota.
      Tani ca ke kunder europianit dhe stadiumeve dhe skenderbeut ne europa league? per nje njeri qe e mat zhvillimin me tifozllik si ty flet. zhvillimi matet me rezultate jo me rezultatet e partizonit tat

  5. GOP CHANNEL ka kohe qe ka pjerdhur keshtu qe mos u habisni. Eshte ne disheze dhe pa frena keshtu qe fundi dihet. Faliment.Mos tu bejne pershtypje emisionet e pjerdhura sepse do te jene akoma me te pjerdhura.Çmund te presesh nga nje Tv qe drejtohet nga femije.

  6. Benj says:

    Duka eshte nje manipulator i ndyre ndeshjesh bashke me Shakohoxhen. Mjafton te ndjekesh analizen profesionale qe i behet tek procesi sportiv ketij ndyresire per te kuptuar cfare bixhozciu dhe plere eshte ky njeri qe ka drejtuar futbollin shqiptar. Perae nuk u be anetar i Komitetit Ekzekutiv te Uefas??? Sepse ky horr qe shet ndeshje nuk mund te jete ne te njejtin nivel me koleget e tij angleze, gjermane, zviceriane apo italiane….

  7. Tani says:

    Edhe une mendoj se nuk eshte I gjithe top chenel me Duken e krimit siç I quante rendomt Sala maloku vellezerit Duka.Do jete ndonje I mirepaguar nga krimi I Dukes qe ben shkrime dhe levdata te tilla per nje hajdut te rendomte dhe ordiner.Kesaj radhe e ka pisk punen se nuk eshte sala maloku qe kerkon ta heqe por e gjithe shqiperia po te votonte ai do merte vetem votat e shoqatave te tij fantazem.Kini parasysh se kete here eshte dhe shoku Edi ne loje dhe ai veç fitore nje, me perjashtim te restit kur te gjith plerat u bene bashke dhe I vodhen mandatin e bashkise ashiqare fare.

  8. Alidemsi vjeter says:

    TOPI ka filluar rreshqitja jote ….Ka ra katuni ne dore te Nunit (kalamaj e dhondure etj).Cao Bela……..

  9. Rezi says:

    Top channel ka vajt per lesh…….fillimi i fundit

  10. novrus says:

    Metvertete se rezoi sali berisha duken pot parat e stadimit qemal stafa premiot i ndahen ne tre pjese sali platini dhe duka . premtian se do benin stadumin per qindevjetorin e pavarsise dhe ne bene leshet zoti gazetar i top cannel denaco skandalet e dukes

  11. taraboshi says:

    Si vone te ka shku te varesh vehten .

  12. "BOHOTINA" says:

    Tifozi super me siguri merr rroge ne FSHF si lepires, a perfaqesues i ndonje shoqate fantazme, qe ky budallai thote se si te regjistruara dhe te pa regjistruara ato votojne. E kupton nivelin?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje