Vllaznia, firmos mbrojtësi Ergis Mersini

10 Janar 2018, 18:23Sport TEMA

Skuadra e Vllaznisë ka zyrtarizuar edhe afrimin e tretë në këtë merkato të verës.

Ergis Mersini do të jetë lojtari më i ri i shkodranëve.

Mbrojtësi i majtë do të vihet nën urdhrat e Ernest Gjokës, dhe do të jetë pjesë e kuqebluve deri në fund të këtij sezoni.

Kontrata e tij parashikon rinovim, për sezonin e ardhshëm.

Mersini ka luajtur më parë me skuadra si Teuta, Luftëtari e Dinamo, ndërsa pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Flamurtarit.

Pas Xhevahir Sukajt dhe mbrojtësit Berisha, ky është afrimi i tretë për Vllazninë këtë merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje