Nga Berat Buzhala
Mua, si student, policia e Serbisë më ka rrahur dy herë. Në asnjërin prej këtyre rasteve nuk më ka rrahur me kaq brutalitet, siç e kanë rrahur dy zyrtarët e Policisë së Kosovës drejtorin e PTK’së, Agron Mustafën. Çfarë duhet të ndodhë më tepër që të arrestohen agresorët?
Si student jam rrahur nga policia e Serbisë, në pikë të ditës, në dy raste. Herën e parë, duhet të ketë qenë viti 1995/96, jo larg stacionit të autobusëve, një patrullë e policisë e kishte zënë një pritë afër një hyrjeje, në Kurriz. Kur më kontrolluan, e gjetën të fshehur në trupin tim një libër të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si dhe 20 marka gjermane. Të dyja këto – edhe libri, e edhe markat gjermane, ishin të ndaluara për kohën. Për këtë arsye m’i konfiskuan dhe me rrahën, pasi që fillimisht me futën në një kthinë te errët afër veturës së tyre, ku nuk më shihte askush.
Herën e dytë me rrahën kur po udhëtoja një të shtune për në Pejë. Ishte ditë pazari. Policia po kontrollonte në mënyrë rutinore nëpër tren. Po kërkonin shqiptarë për t’i rrahur. Nuk e di saktë se për çfarë arsye, por njëri prej atyre që u përzgjodh për t’u rrahur isha unë. Me thanë të dilja nga kabina ku isha së bashku me vëllain dhe djalin e axhës dhe me dërguan në një kabinë të tyren, e cila ndodhej pak më larg. Kur me futën aty, perdet ishin të lëshuara, që të mos shihej në korridor, më thanë se kisha marrë pjesë në një sulm kundër policisë serbe në Podujevë. Arrita të qeshja pak, duke u thënë se kjo nuk ishte e vërtetë. Nuk e kisha përfunduar ende mirë mbrojtjen, time kur filluan flakareshat. Jo me shumë se dy-tri copa.
Sikur në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë, policia serbe po ma ruante dinjitetin, duke më rrahur në mënyrë profesionale, jashtë syve të qytetarëve të tjerë.
Sigurisht që gjurmët e gishtave të duarve të tyre qëndruan edhe për një kohë në faqet e mia.
Këtë shkrim po e shkruaj nën ndikim të fortë të emocioneve që m’i krijoi një video e publikuar nga drejtori i PTK’së, Agron Mustafa, i cili është rrahur para disa ditëve nga dy zyrtarë të policisë së Kosovës. Kohë më parë në media kishte qarkulluar një video e kësaj rrahje, mirëpo ajo nuk paska qenë asgjë, çfarë realisht paska ndodhur. Në versionin e gjatë të videos, të cilën mund ta shikoni edhe ju në faqet e kësaj gazete, na shfaqen pamje të tmerrshme. Para vetes e kemi një mënyrë të rrahjes që edhe policia e Serbisë do ta kishte pasur zili. Oficer policie, njëri prej tyre shumë i lartë, duke e përplasur për asfalti, për veture, një zyrtar të lartë të shtetit.
Kushdo që pyet për arsyen e kësaj rrahje, vetëm sa e justifikon këtë krim. Nuk ka aty as Pse, as Nëse, as Por. Kjo çfarë ka ndodhur është e pashembullt dhe e papranueshme, e kjo është edhe më dramatike kur e dimë që njërin prej këtyre aktorëve, shefin e krimeve ekonomike, Policia e Kosovës edhe më tutje nuk po ka guxim ta suspendojë, e pas kësaj video edhe ta arrestojë.
Çfarë duhet të ndodhë më tepër që ai të suspendohet/arrestohet? Duhet të dokumentohet duke vrarë njerëz në rrugë?
Ka shumë kohë që në opinion flitet e përflitet që Policia e Kosovës tashmë ka dalë komplet jashtë çdo kontrolli. Flitet se bandat brenda policisë së Kosovës aktualisht janë shumë më të fuqishme se secila bandë tjetër pa uniformë.
Me këtë video u dokumentuan spekulimet. Një ditë do të na rrahin të gjithë neve, nëse sot nuk i ndalet turri gangsterëve me uniforma.
Kryeministri Haradinaj nuk mund dhe nuk duhet të heshtë.
cojeni ne Serbi kete “hale serbe”
O Berat,ty te ka rrahur shteti i atehershem me doren e policise edhe pse ka qene gabim i madh,drejtorin e postes e ka ne rrahur dy gangstere qe punojne ne polici,pra ne shtet,ky eshte ndryshimi.
Po mire o adishurres , nga e gjete kete justifikim “filozofik” …. po sa i zgjuar qenkerke more qerrata … ku e kape !!!!! Qenkerke shume i “holle” ne mendje por me trup te ” debiluar” nga obeziteti !!!! Me thuaj mor “filozof” si e shpjegon ti qe kete policin gangster nuk e shkarkojne nga detyra dhe nuk e arrestojne ,ta marrin te pandehur ???????!!!!! Nje mendje “debilike” si e jotja qe filozofon , duhet ta kuptoje qe ajo rrahje – masakrim , nuk eshte “privatisht” por e dirigjuar nga dikush me pushtet …. rrahje ,ndeshkim , ne publik , per te marre shembull dhe te tjeret e pa bindur ndaj pushtetit apo pushtetareve ,se dajaku i pret !!!! Filo ti e sheh fare mire qe “sherri” nuk ndodhi ne nje klub duke pire … dhe nga pija u be rrahja .. per motive te dobeta !!!! Ekspeditat e ndeshkimit behen nen tutorine e shtetit sidomos kurr rrahesit jane te veshur me pushtet … dhe te larte biles (shefi i krimit ekonomik) !!! Berat Buxhala ate po thote por ju sdoni ta kuptoni , se e thote ai …. qe megjithese shteti “armik” i serbise te rrihte me kulture … shteti i “joti” i “tendi” i patrioteve te tu te masakron ne mes te rrugeve (polic serb per polic shqiptar behet fjale) ,te mer dhe erezin ne mixhiliz (para njerezve), te regjistruar ne video ne publik !!! Si thua ti mer filo : me mire te rrahe i huaji apo te te mare jeten i joti … per mos bindje ndaj padrejtesive , cilen do zgjidhnje ti filo ??????!!!!!
Ky esht ai zagari qe thote qe Kosovaret jan komb jo shtet krahine e shqiperis,do zoti ti boj serbi nje vizitë prapë ktyre se vin direkt per ne shqiperi tu thon ah vllahu jem dhe ate flamurin super te shëmtuar qe e duan tani me shum se ate te Gjergj gjigant Kastriotit
O BERAT, O MALUKAT,
HAK E KE ,
QË TË THONË, LUVGAT!???????
Buzhale pallaveshi ?
A kuptoni ?? Problemi i Beratit nuk eshte rahja , por kultura . U lutem organeve ligjevenese ne Kosove ………. tjeter here me kulture , si serbet ………sa i mungojne serbet Beratit , cojeni ne serbi ………
Pleh prej plehu, ky derrpederri.?
O BUZHALA te dhjefsha trute qe ke.Po ti nurmal nuk je rahur nga milicija serbe sepse ke qene bashkepunetor i tyre dhe ata ty te rihnin sa per sy te botes.
Ishit mire me Serbine mer la, por ju deshet me kalue me Kosovon.
O BUZHAL BEDUINI,
keta qe kane rrahe drejtorin e policise e kane rrah si bandita e jo si polic. Ndersa sa i perket policise shkavelle, me sa me kujtohet ata kur kane rrehe kjo ka qene pjesa me e mire e sjelljes se policise ,sepse policia shkavelle nuk ka rreh por ka vra zakonisht…..dhe ata qe kane hanger rreh kane qene me fat te madh…sepse policia shkavelle e kulturuar BUZHALIKE i ka vra disa amijera SHQIPTAR ….per qefi….
Perndryshe une si SHQIPTAR i administrates se quajtur REPUBLIKA e KOSOVES e kam nje porosi ne guhen e vjeter Latine si vijon:
TAQIFSHA EPIQENDREN E PIDHIT TE NONES.
Me respekt ,
I rrahuri qindra here ng policia shkavelle.