SHBA sërish apel Kosovës: Braktisni idenë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

12 Janar 2018, 13:53Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje sërish palës kosovare që të heqë dorë përfundimisht nga ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan Zëri.Info.

Një gjë të tillë më përpara e kanë kërkuar edhe shtetet e QUINT-it. Madje para dy ditësh në Kosovë ka ardhur edhe një delegacion franko-gjerman pas shqetësimeve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.

Mirëpo, ndonëse ky delegacion ka zhvilluar vizita me krerët institucionalë (kryeministrin Ramush Haradinajn e presidentin Hashim Thaçin) institucionet përkatëse nuk kanë dhënë detaje se për çfarë është diskutuar.

Ndërkohë, pos krerëve institucionalë, gjatë ditës së djeshme takim me këtë delegacion kanë zhvilluar edhe dy partitë opozitare, LDK-ja e LVV-ja, shkruan Zëri.Info.

Përderisa LDK-ja ka njoftuar se gjatë takimit me këtë delegacion emisarët kanë shprehur brengosjen e thellë të Berlinit dhe të Parisit për idenë e shfuqizimit të Speciales, nga LVV-ja kanë thënë se atyre u janë përcjellë qëndrimet e këtij subjekti mbi padrejtësinë e kësaj Gjykate.

Takimi me delegacionin e BE-së, Qeveria e Presidenca s’japin detaje

Ambasada Gjermane në Prishtinë para dy ditësh ka njoftuar për vizitën e delegacionit të jashtëm në Kosovë, i përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach, dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin.

1 komente në “SHBA sërish apel Kosovës: Braktisni idenë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale”

  1. lexuesi i temes says:

    Mund te kete lufte serish ne Rajon! Ksaj rradhe Fuqija me e madhe Ushtarake Boterore,do te jete kunder Kosoves,dhe Vendeve qe e mbeshtesin! Kosova mund te ngelet e vetmuar,dhe kete SHBA,e din! Por Braktikesit e Kosoves,ne momentin deciziv,do te perballen me goditje te pameshirshme nga SHBA!Pse? Sepse deri tash e mbeshtetin,e bejn te ndihet e fuqishme,duke e drejtuar kah kundershtija,kunder ShBA,dhe keshtu,kerkojne te njerrin perfitim per Vetveten,sepse Vete gjinden ne batak,sepse pas Kosoves po ju vjen rradha per gjykat speciale,dhe ky eshte shkaku,qe sot,mbeshtesin Kosoven! Gjykata Speciale,nuk eshte loje,dhe sa me shpejt te filloj funksijonimin,aq me mire per Shtetin e Kosoves! Kosova,mos te mendoje se eshte Shteti i vetem,qe po detyrohet te lejoj gjykaten speciale! Shtete te Tjera do te pasojne! Krimet e bera nuk mund te lejohen pa u ndeshkuar,dhe tashme kjo qeshtje nuk lejon konflik. Sahati po troket,po afron,dhe sikurse u denun kriminelet e LDB,do te denohen edhe kriminelet e pas LDB! Qe 25 vjet,esht e njejta teme ne Rajon,dhe ne Shqiperi,luft kunder korrupsjonit,dhe hajgara ska mbarim!Sillu sillu tare,toka rrotullohet,por ti sje toka as sistemi(Esht fjala per sistemin ku edhe toka ben pjes),ti je hajduti,vrasesi,i korruptuari,i degjeneruari,grabitesi,qeflija,dhe hajgara vazhdon.Ti pretendon te nenshtrosh Natyren,pra sistemin,ku edhe Toka ben pjes,dhe ke dhen prova,ke qu shi aty ku sduhet,dhe ke korr bresher! Por si mund te nenshtrosh sistemin,mos valle kete sistem e bere Ti,sillu sillu tare,dhe hajgara vazhdon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje