Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, Kuvendi i Maqedonisë vendosi ta kalojë Projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.
Ky ligj që lejon edhe gjuhën shqipe në shkolla, shkaktoi debat të gjerë në Maqedoni, ku nga forcat politike VMRO-DPMNE u propagandua si kundër Maqedonisë dhe se federalizon shtetin.
Ky Ligj sot u miratua me 69 vota Pro në të cilën votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë.
Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.
PO C’FARE 20 % beni me pare regjistrimin e popullsise , e pastaj te shikojme,, megjithate urime per hapin e pare ,qe duhet te pasoje nga i dyti…
Bravo-Bravo-Bravo,dhe nuk gjej dot fjalë tjetër për përfaqësinë shqiptare atje.
minimum 45% jane shqipetare, vetem nqse pjesa tjeter e quajne veten Turq eshte pune tjeter..
Shqiptarët në Maqedoni ankohen për këtë. Dhe shqiptarët në vendlindje janë të lumtur! Çfarë është kjo ju lutem? Edhe këtu nuk mund të jemi të bashkuar! Kjo është vetëm një karamele e vogël për një fëmijë, jo atë që ne me të vërtetë dëshironim!
Ky eshte nje hap historik jo vetem per shqiptaret e Maqedonise, por per tere shqiptaret kudo qe jane! Ju lumte per kete arritje dhe vazhdoni te vendosni me ligj te drejtat tuaja ne cdo aspekt te jetes, si ligjor, ekonomik, edukues e kulturor!