Problemet me SHBA? Ramush Haradinaj e gjen “shpëtimin” tek Ilir Meta

11 Janar 2018, 12:42Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shpallur person “non grata” nga SHBA, për shkak të planit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Për këtë arsye, pak ditë më parë atij ju refuzua viza për të udhëtuar për në Amerikë, një rast i paprecedentë ky, për një politikan të rangut të tij.

Por, duket se Haradinaj e ka gjetur “shpëtimin” tek Ilir Meta.

Raportohet se ai do të marrë pasaportën shqiptare.

Dekreti i presidentit shqiptar për të pajisur me pasaportë Haradinajn ka kaluar muaj më parë.

Por, Haradinaj nuk e kishte tërhequr pasaportën shqiptare.

Vetëm tre ditë më parë, pasi iu refuzua viza nga SHBA, Haradinaj aplikoi për të marrë pasaportën shqiptare.

Të dhënat për pasaportën shqiptare të Haradinaj janë hedhur në sistem dhe mësohet se dokumenti është gati.

Pritet në ditët në vijim që kryeministri Haradinaj të bëjë tërheqjen e pasaportës shqiptare.

Nuk dihet nëse pas kësaj, Haradinaj do aplikojë sërish për vizë amerikane, por këtë herë si shtetas shqiptar, dhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.(TemA)

3 komente në “Problemet me SHBA? Ramush Haradinaj e gjen “shpëtimin” tek Ilir Meta”

  1. analisti says:

    po me siguri qe do ja japin kete rradhe

  2. Me pasaport shqiptare e merr ...k. in! says:

    Hajde lajm idjot hajde! Se po mori pasaporten shqiotare ka shans te marr vizen amerikane, a thua se vizen nuk jwne dhane per shkak te pasaportes se kosoves!!! Vend vk!

  3. drejtesia po vjen says:

    çfare po behet! Ne asnje vend te botes nuk jep pasaporta presidenti. Parlamenti shqiptar duhet urgjente te aprovoje nje ligj ku ti hiqete e drejta e dhenies pasportes nga ana e presidentit. Duhen dokumenta, aresye, nje afat i percaktuar qe banon ne Shqiperi dhe me karte identiteti provizore, pastaj i kalon nje komisioni parlamentar ku kontrollohen te gjitha dhe parlamentit i dergohet lista e personave qe plotesojne kushtet per ta aprovuar nenshtetesine. Shqiperia ne kete menyre eshte katrahure. Per te mos e akuzuar presidentin, ne kete menyre atij mund ti jepen nen dore miljona edhe nga kriminele nderkombtar dhe ai jep pasaporten apo nenshtetesine. Urgjentisht duhet ti hiqet kjo kompetence absurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje