Armand Duka kujton kualifikimin e Shqipërisë në Evropian: Mos harroni, e arriti FSHF-ja dhe unë

13 Janar 2018, 16:41Sport TEMA

Presidenti aktual i FSHF ka folur për “Panorama Sport”. Duka nuk harron të kujtojë teknikun De Biazi dhe ngjarjet e post-ndeshjes me Serbinë

“Kam dëgjuar teori që Federatën e mbajtën vetëm këmbët e futbollistëve dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë”, nis Duka.

“Ishte kjo Federatë që zgjodhi një trajner me mentalitet fituesi për të drejtuar Kombëtaren dhe po kjo Federatë i dha besimin dhe mbështetjen duke i zgjatur kontratën De Biazit, sepse ishim të bindur në punën e tij. Ishte FSHF-ja që krijoi kushtet e duhura për të punuar De Biazi dhe çunat e Kombëtares.

Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, po ua them hapur, në qoftë se Federata jonë nuk do kishte arritur këtë nivel imazhi, pjekurie, profesionalizmi lobimesh ndërkombëtare, por edhe personale gjatë këtyre viteve, mos ju duket çudi që edhe vendimi i arbitrazhit në rastin e ndeshjes me Serbinë të ishte ndryshe”.

“Me këtë nuk dua të them se Shqipëria nuk e kishte të drejtën e Zotit me vete, por në organizmat botërorë të futbollit, ashtu si edhe në botën e politikës, vendet e vogla e kanë pësuar shumë herë nga padrejtësi dhe arroganca. Kjo ishte arritje e Federatës, por edhe e imja personale”, përfundon presidenti i FSHF.

8 komente në “Armand Duka kujton kualifikimin e Shqipërisë në Evropian: Mos harroni, e arriti FSHF-ja dhe unë”

  1. kashi says:

    de biazi ishte ai qe na coi ne europian dhe jo ti me federaten sepse, edhe me pare i ke krijuar mundesi trainerve te tjere por nuk dhene asnje rezultat

  2. Kuq e zi says:

    Si e arrite ti Don Duka apo duke i kerkuar para cunave qe deshironin te luanin per fanellen kuq e zi.Ti qe shite kampionatin kombetar.Ti qe gjithe keto vite punove vetem per vete dhe per “Skenderbeun”Ti qe cdo ndeshje cdo gare i shite???. Me mire hesht hesht hesht se ske perse te flasesh e jo me te krenohesh

  3. Tito says:

    Fshf pasi u ngope mire gjithe keto vite. Vendosi qe kesaj here lojtaret ne kombetare mos te hynin vetem sepse kishin paguar rushfetin. Dhe u pranuan talente. Pooor. Mos te harrojme qe 99% e kombetares perbehet nga lojtare qe nuk luajne ne superlige. Kjo nuk tregon gje tjeter vecse deshtim.

  4. UEFA says:

    Nuk i ke dhene kurre merita atyre djemve qe strapacohen ne fushe dhe ju kerkon dhe euro zotrote.Cdo gje edhe meritat edhe eurot i do per vete o i pangopur

  5. Tani says:

    Kjo Federata e ka be punen e vet, asnjeher nuk nderrohet nje grup fitues. Dukshem esht politizim i federates kantidimi i Finos, mos qoft dhe me i ulet motivi l htshem i kuptushem me nje shetitje nga nei pik basti ne bllok.

  6. ALPINI.
    Hyrjane kampionatin Euriopjan njukeshte meritee dukes por e futbollisteve dhe tranierit qe lujtem me perkushtrim.me kete unin e tij mua nuk me pelqen.Per mua ky e ka prishur futbollin shqiptar.E ka kethyer ne loto sport.ku eshte nje nga bisneset me fitim prurese..

  7. Koba says:

    Boll Z.Duka .Merr peshqirin dhe shko tek Bisneset e familjes.Kjo eshte rruga e vetme per te nderuar.Ujet duhet te ndrohet se i vjen era pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje