Balla bie "dakord" me Bashën që seanca e fundit e Kuvendit ishte turp. Thirrje për të lënë mënjanë çizmet, shishet, tymueset e stadiumit...

15 Janar 2018, 18:17Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se bie dakord me opozitën që seanca e fundit parlamentare ishte e turpshme.

“Fjalimet ngjanin si një fjalim i vetëm dhe ishin të përqëndruara tek seanca e fundit e vitit të
shkuar. Jam dakord me ju që seanca e fundit ishte e turpshme dhe nuk duhet të përsëritet. Çizmet, shishet, tymueset e stadiumit, cirrjet, nuk kanë lidhje me këtë sallë. Por përgjegjësia nuk është kolektive, ajo është politike dhe individuale. Turpin le ta mbajë kush e ka dhe kush di ta mbajë”, tha Balla.

Balla u shpreh se opozita që duhet të ketë vizion të ndryshëm të të bërit shtet, ofron në fakt një vizion dhune që nuk ka lidhje me objektivin tonë të integrimit në BE.

“Të gjithë e mbajnë mend sesi në 18 dhjetor në caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të Përkohshëm ishte ishte një proces legjitim i njohur nga partnerët tanë ndërkomëbtarë. Pse SHBA dhe BE e mbështetën procesin?”, u shpreh Balla.

Balla ftoi opozitën të përdorë mekanizmat që njeh për ta kundërshtuar atë vendim.

“Jua kemi thënë. Shkoni në Gjykatën Kushtetuese. Shqiëpria ndodhet sot në një udhëkryq dhe ne duhet që të shtyjmë përpara Shqipërinë drejt integrimit evropian. Jemi këtu për t’i shërbyer shqiptarëve, jo partive që na kanë sjellë përmes mandateve. Opozita nuk vjen në këtë sallë për t’i shërbyer qytetarëve që e kanë votëbesuar. I trembet reformës në drejtësi, si djalli temianit, pasi disa prej jush duhet të përgjigjen para drejtësië”, tha Balla.

Balla iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se i detyrohen të gjithë shqiptarëve një ndjesë kolektive për atë që bënë në seancën e fundit parlamentare.

“Askush nuk do të na ndalë në rrugën tonë për, shtet, punë, mirëqenie, një trinom që varet shumë nga reforma në drejtësi”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje