Veronica Valle, ish e fejuara e pilotit britanik Lewis Hamilton, në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, ka hedhur kritika ndaj 4 herë kampionit të botës në Formula 1.
Ajo ka thënë se kampioni britanik është një person me personalitet të fyfishtë.
“Është si Doktor Jekyll dhe Mister Hyde. Humori i ndryshon shpesh. Para miqve të tij më thoshte se isha e shëndoshë dhe më pas më quante Oompa-Loompa.
Një ditë, gjatë një udhëtimi me avionin privat, u inatos keq me pilotin, sepse kishte përdorur tualetin”, u shpreh Valle, modele e njohur në botën e modës.
Ajo ndërkohë, tha se Hamilton ishte i fiksuar pas tresheve.
Valle u lidh më Hamilton pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger dhe mendohet se qendroi për disa muaj me të.(TemA)
tipik englez gey
imagjino ci ka pas bo Vallja
inglizit ,
e ka xhOnglu me B