Këngëtarja e grupit The Cranberries, Dolores O’Riordan ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.
Sipas lajmeve, vokalistja ndërroi jetë papritur në Londër.
Për momentin, shkaku i vdekjes së saj është i panjohur.
Një zëdhënës që përfaqëson këngëtaren deklaroi se “këngëtarja irlandeze dhe ndërkombëtare, Dolores O’Riordan ndërroi papritur në Londër sot.
Ajo ishte 46 vjeç.
Vokalistja e grupit irlandez “The Cranberries” ndodhej në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimesh.
Nuk mund të jepen të tjera detaje në këto momente”.
Miku i familjes, Canon Liam McNamara tha:
“Ndjenjat e mia janë me familjen.
Dolores ishte krenaria dhe gëzimi i tyre. Të gjithë ne e donim shumë, shumë.
Mbeta i befasuar kur mësova që ajo na la kaq shpejt. Familja e saj bëri kaq shumë për të dhe e mbështeti gjatë gjithë kohës”.
RIP ! Me ka pelqyer gjithmone ky grup ,sidomos “Dreams”.
Korrekt Wendy B,
ishte jovetem nji kengetare me nji ze mjaft te vecante ,
por edhe si femer ,mjaft simpatike ,
si njeri mjaft empatike vs shqetesimeve te kohes ,
gjithmon aktive ne problemet e shoqerise irlandeze ,
te cilat i sgprehte edhe ne textet e saj.
mos pi mall bej palester
Fatkeqesi qe u nda nga jeta kaq e re.
“Animal instinct” eshte kenga qe me pelqen me shume nga The Cranberries.
RIP