Një aksident të tillë do e shikonim nëpër filmat me aksion, por që ta mendosh që kjo është e vërtet është e paimagjinueshme
Ky aksident ka ndodhur në SHBA, ku shoferi i kësaj makine ka humbur kontrollin është përplasur trafikndarësen në mesin e rrugësdhe nga shpejtësia përfundoi në katin e dytë të një godine, duke u varur nga dritarja e saj.
Sipas mediave të huaja kjo ngjarja ka ndodhur në Santa Ana të Kalifornisë.
Autoritetet thonë se dy persona arritën t’u shpëtonin dëmtimeve tejet të rënda, kur automjeti me të cilin po udhëtonin bëri “një fluturim në ajër” dhe u përplas në katin e dytë të ndërtesës, e cila shërben si klinikë dentare, në Kaliforninë Jugore.
Sipas zyrtarëve të shërbimit zjarrfikës mjeti tip “Nissan Altima” ngeci në katin e dytë të ndërtesës në Santa Ana dhe fatmirësisht nuk pati viktima.(TemA TV)