Komentet e para nga serbët: Ja kush e vrau Oliver Ivanoviçin

16 Janar 2018, 11:45Rajoni TEMA
Komentet e para nga serbët: Ja kush e vrau Oliver Ivanoviçin

Pas vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç, në rrjetet sociale në Serbi kanë “shpërthyer” komente nga më të ndryshmet nga qytetarët serbë, të cilët fajësojnë Qeverinë serbe për vrasjen e tij.

Ata nuk kanë hezituar të shkruajnë se vrasësi i Ivanovic, është një serb.

“Sigurisht që Oliver Ivanoviç e kanë vrarë të njëjtit “terrorista shqiptarë”, që patën kryer vrasjen në kafenenë Panda në Pejë në vitin 1999”, shkruan njëri prej komentuesve serb në Twitter.

“Faleminderit z.Vuçic dhe kriminelëve të tij në Kosovë. Nënat jua…”, ishte një fyerje nga një komentues drejtuar presidentit serb Aleksandër Vucic, shkruan Indeksonline.

“Ja ke vizatuar nishanin në shpinë, Aleksandër Vuçic”, shkruan një komentues tjeter serb.

“Në orën 13:00 vrasësi i Oliver Ivanovic do të mbajë konferencë për media”, është një koment tjetër, drejtuar Presidentit serb Vuçic, i cili pritet të mbajë një konferencë për media.

“Vrasësi është ai i cili i pari ofron ndihmën për të zbuluar vrasësin”, shkruan një qytetar serb, duke aluduar për reagimin e presidentit Vuçic.

2 komente në “Komentet e para nga serbët: Ja kush e vrau Oliver Ivanoviçin”

  1. Besi says:

    Serbet e din Shum mir se kush i ben kto vrasje makaber
    Vet serbet i vrasin nuk esht i pari Oliver ivanovic ka pas edhe para tij qe i kan vrar

  2. Papaqi says:

    RRIP..megjithse nje terrorist serb me pak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje