Zbatimi i Ligjit të gjuhëve në Maqedoni: Do të kushtojë 2 milionë euro

16 Janar 2018, 14:27Rajoni TEMA

Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të nxjerrë nga arka e buxhetit të Maqedonisë për vitin 2018, rreth 106 milionë denarë, ose mbi 1.7 milionë euro.

Që të funksionojë, Agjencia për ndryshimin e gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, të cilët së pari duhet që të formohen, vetëm për këtë vit do të nevojiten afërsisht 260 mijë denarë.

Në Agjencinë për ndryshimin e gjuhëve përkrah përkthyesve gjyqësorë do të punësohen edhe gjuhëtarë dhe filologë të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektorë të licencuar.

Për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve do të duhet të hartohet një ligj i ri, ku ky institucion pritet të jetë në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje