Ekzekutohet me 22 plumba një nga "kokat" e mafias greke, njihej për lidhjet me Alket Rizain

17 Janar 2018, 21:10Rajoni TEMA

Një nga “kokat” e mafias greke është ekzekutuar në Athinë.

Vasilis Stefanakos, një person i njohur i botës së krimit në Greqi, ka mbetur i vrarë, pasi persona të panjohur e qëlluan me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në makinën e tij të tip BMW.

Sipas dëshmitarëve, ishin dy persona me motoçikletë që kryen atentatin ndaj 57-vjeçarit.

Megjithëse makina e viktimës ishte e blinduar, ai tentoi të dilte nga mjeti i tij, gjë që rezultoi fatale për Stefanakos.

Stefanakos, i cilësuar si një nga krerët e mafies greke, kishte dalë nga burgu para disa kohësh, duke përfituar nga dispozitat favorizuese të një ligji që u miratua kohët e fundit.

Vasilis njihet veç të tjerash edhe për lidhjet e tij me të burgosurin e famshëm shqiptar Alket Rizai.

Ai ishte dënuar edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer Rizai, ndërsa ishte akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe të shumëkërkuarit Vasilis Palokostas.

1 komente në “Ekzekutohet me 22 plumba një nga “kokat” e mafias greke, njihej për lidhjet me Alket Rizain”

  1. Arjani says:

    Jevgjit .

    vdiq nje jevg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje