Vuçiç "ndryshon kurs" pas vrasjes së Ivanoviç, viziton Kosovën në fundjavë

17 Janar 2018, 14:21Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë veriun e Kosovës në fundjavë.

Mësohet se kreu i shtetit serb do të zhvillojë bisedime me serbët e Mitrovicës e Graçanicës për një sërë temash të ndryshme, përfshi edhe vrasjen e bujshme të politikanit serb Oliver Ivanoviç, një ditë më parë.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit dhe Këshilltari Lartë i Zv/Kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç një ditë më parë. shkaktoi reagime të menjëhershme dhe çoi në pezullimin e dialogut dypalësh Kosovë-Serbi që zhvillohej me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në Bruksel, por mesa duket Vuçiç e ka rimenduar situatën. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje