Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se Qeveria e Serbisë ka marrë informatat e para rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç.
Gjuric ishte i ftuar në një emision të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiç.
“Nga minuti në minut ne jemi duke marre më shumë informacione (për vrasjen e Ivanovic), dhe jam duke u bindur se kjo vrasje nuk është kryer nga vendi jonë, apo nga serbët e Kosovës.
Ne kërkojmë që autoritetet e Kosovës menjëherë të gjejnë fajtorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, ka thënë Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë.
Sipas tij, objektivi pas kësaj vrasjeje është Serbia, stabiliteti i saj dhe e ardhmja.
“Ai qe e bëri këtë, ka bërë gjënë më të keqe për kombin tonë.
Tani është shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të japin përgjigje për atë që ne jemi duke kërkuar, që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim’”, tha Gjuriç.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës, në dy dekadat e fundit.
“Nëse ata (institucionet kosovare) nuk i gjejnë vrasësit, do të thotë se ata e dinë se kush e vrau Ivanoviçin.
Prandaj kërkojmë që edhe ne të marrim pjesë në hetim”, përsëriti drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Atehere as Xhinxhiç per z. Xhuriç nuk eshte vrare nga serbet. Gjykoni vete se çfare perfaqson ky Gjuriç.
Ju kerkni qe vrasesi te marri pjese ne hetim. Kjo munde te ndodhe vetem ne Serbi.
Ja ku e nxoren koken…
Jo po thuaj ndryshe po ta mbajti. Peder.