Ish-kreu i SHISH: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, ka dy pista që të çojnë tek autorët

16 Janar 2018, 21:27Rajoni TEMA

Per ish- kreun e sherbimit sekret shqiptar, vrasja e ish liderit te serbeve te Kosoves nuk eshte bere nga shqiptaret, por nga grupe te caktuara serbe ose jashte tyre qe kerkojne destabilizimin e situates ne Kosove dhe rajon.

Fatos Klosi i ftuar në Report TV për të komentuar dhe analizuar situatën pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë ka deklaruar se atentati është bërë për të tensionuar situatën në Ballkan.

Për Klosin janë dy pistat e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Ata që e kanë bërë e kanë bërë me qëllim për të sjellë pasoja. Është ngjarje e rëndë, dhe delegacioni serb u tërhoq nga bisedimet, ky ishte edhe qëllimi i parë.

Në këtë fazë kemi drejtë që të bëjmë vetëm arsyetime, se kujt i leverdis? Motivi është për të acaruar situatën.

Mund të jetë faktori i brendshëm serb, atje ka elementë dhe forca që do të donin ta prishnin këtë situatë, por edhe faktorë ndërkombëtarë që nuk duan stabilitetin e Ballkanit.

Ndërkombëtarët po thonë se ka një rrezik rus në Ballkan” tha Klosi.

Por a mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete në këtë vrasje?

“Pse do të ngatërrohen shërbimet në këto punë, ka forca të tjera plot.

Janë grupe paramilitare që nuk e njohin ligjin. Shërbimet janë por kanë kaluar në informativë nuk bëjnë gjëra të tilla.

Vrasja është një ngjarje e rëndë, do u hyjmë turbullirave të reja. Unë besoj se nuk e kanë vrarë shqiptarët​”, tha Klosi.

4 komente në “Ish-kreu i SHISH: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, ka dy pista që të çojnë tek autorët”

  1. Dn says:

    Kush po pyet per cfare mendon ti,pos spiunet si ti qe mbijetojne kot ne kete dyja to shit nje «  sekret » qe s’i behet vone askkujt…
    Nuk destabilizohet kosova nga vdekja e nje qeni,trazohen vetem cudrat perreth.

  2. mateo says:

    Per kaq gje qenka munduar Klosi?
    Ke harxhuar kohe kot dhe ke folur si pasneser!
    Merr pensionin aty dhe mos na u hiq si magjistar!
    Kaq sa the ti e thote edhe gjyshja ime!
    Pastaj cfare pune ke ti ,kur ka njerez zyrtare ne kete pune?

  3. Kuq e zi says:

    Fare e thjeshte
    Me tregoni se sa politikane serb prorus jane vrare nga 90 e pas?
    Te gjithe te vraret kane qene te moderuar edhe pse ky i fundit per mua nuk quhet politikan por thjeshte nje njeri qe bente punen e piset per llogari te beogradit ne kosove
    Pra serbia eshte ne krize identiteti nuk ka nje shumice bindese proruse apo properendimore por qe te dyja anet kane te qarte se kudo te anoje serbia do jete per shume kohe mbase breza prandaj eshte dicka krejt e mbrenshme dhe konfliktuale

  4. Lloji says:

    Gjykaten speciale ta miratojne derrat e politikaneve Kosovar ose do te zhbehen si shtet….
    Dihet se Serbin e keputen vete serbet per tu viktimizuar perballe faktorit nderkombetar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje