Paralajmërimi i Oliver Ivanoviç para se ta vrisnin: Nuk kemi frikë nga shqiptarët, por nga serbët me “xhipa pa targa”

16 Janar 2018, 17:31Rajoni TEMA

Lideri i serbëve të Kosovës, Oliveri Ivanoviç, që u vra mëngjesin e kësaj të marte, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, shprehet se serbët e Mitrovicës nuk kishin frikë për jetën nga shqiptarët, por nga vetë kriminelët serbë.

Ai deklaronte se situate në Mitrovicë është përkeqësuar, për shkak të pranisë së kriminelëve serbë.

Po, situata ka ndryshuar për të keq.

Ndjenja e përkeqësimit, e frikës tek populli është e pabesueshme.

Nga 100 njerëz me të cilët kam biseduar në javët e para në liri, nuk ka një që në fjalët e para nuk e ka shtruar çështjen e sigurisë.

Të kuptohemi menjëherë – ata njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët po nga serbët, nga kapadainj dhe kriminelë lokalë që ngasin ‘xhipa’ pa targa.

Droga shitet në çdo cep, çdo prind i frikësohet kësaj.

Ka pasur edhe në të kaluarën këso gjërash, por jo në këtë masë dhe ata njerëz nuk kanë vepruar me kaq arrogancë sa tani.

Policia i sheh të gjitha këto dhe nuk reagon, dhe kështu qytetarët ndjehen të pambrojtur, edhe pse në Policinë e Kosovës në veri të gjithë janë njerëz tanë, serbë.

Disa prej tyre janë policë me përvojë që më parë kanë punuar për MUP-in e Serbisë, por as ata nuk po bëjnë gjë”, deklaroi Ivanoviç për revistën “Vreme” të Beogradit më 28 shtator të vitit të kaluar. (TemA)

7 komente në “Paralajmërimi i Oliver Ivanoviç para se ta vrisnin: Nuk kemi frikë nga shqiptarët, por nga serbët me “xhipa pa targa””

  1. "BOHOTINA" says:

    Shume interesante kjo interviste. Kuptimplote. Serbet, pra per kete vrasje duhet te shohin veten e tyre. Kjo interviste eshte nje testament i te ndjerit Oliver. Serbet duan destabilizim. Jane te mbeshtetur edhe nga forcat ruse. Te mosa hidhen si maçoku ne theker, por te gjejne vrasesin mes tyre.

    1. kulmaku says:

      Ai ishte nje serb,qe ne fund te fundit do ti sherbente Serbise,por nuk e di,,, ndjeje nje keqardhje mbasi sa here e kam degjuar neper intervista ky person fliste nje shqipe te perkryer dhe te linte pershtypjen qe i donte dhe i respektonte shqiptaret.

  2. Alban says:

    Jo vetem mendime

    NJE AKT DJALLEZOR ALA PUTIN !

    – Sindroma Gjukanovic eshte teper e fresket
    per tu harruar !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vrasja e liderit serb Jovanovich nuk eshte nje rastesi.
    Vete koha kur kryhet flet vet dhe perben nje sinjal alarmi per mbare shqiptaret ,
    Reagimi i Sputnikut te RIA-s ruse te Vladimir Putinit eshte teper domethenes.
    Pa filluar ende hetimet, pa thare ende gjaku i viktimes, pa u ftohur ende kufoma e tij, si Brogradi edhe Moska njezeri ben edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin duke akuzuar indirekt dhe direkt shqiptaret per kete vrasje !
    Ajo qe bie ne sy se ata flasin ose bejne akuzoje sikur ta kishin kryet vet vrasjen !
    Pse!?
    Sepse si Beogradi edhe Moska jane historikisht ne te njejten linje raciste, terroriste dhe genocidale antishqiptare !
    Ka muaj e vite qe si Beogradi edhe Moska paralajmerojne perseritje te skenarit te Pranveres se vitit 2004, ne te cilin ata kane qene jo vetem autore por edhe regjizore, sic ishin edhe ne atentatitn e deshtuar terrorist per te vrare ish Presidentin dhe ish- Kryeministrin e Malit te Z. Gjukanpvic !
    Reagimi i ashper i ish- Gebelsit te Hitlerit serb Vucic dhe i Sputnikut te Putinit, largimi i menjehershem i Presidentit serb Aleksander Vucic nga Brukseli, mbledhja urgjente e Keshillit te Sigurise Kombetare te Serbise per nje kryemafioz dhe terrorist si Jovanovici jane nje sirene alarmi dhe thirrje per qetesi dhe vigjilence per shqiptaret jo vetem te Kosoves !
    Jovanovic ishte jo vetem nje terrorist antishqiptar, por edhe nje mafioz narko, human trafiku, nje gjobvenes i korruptuar me nje thes krimesh mbi shpine .
    Vrasja e Jovanovicit duket me teper nje akt terrorist i mireorganizuar nga sherbimet sekrete ruso- serbe per te destabilizuar Kosoven ne prag te dhjetevjetorit te pavaresise se saj.
    Nuk perjashtohet edhe bashkepunimi me Mafian serbe dhe agjente te fshehte shqiptare te DIA-s serbe apo RIA- s ruse.
    Ne kete kendveshtrim duhen pare edhe protestat dhe thirrjet per destabilizim dhe permbysjen me dhune, me hir apo pahir te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, nga Banda e gangstereve dhe Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit e Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha dhe cetnikeve te tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Like Floriri, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
    Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

  3. tomsojeri says:

    Kke vrases te gjejn ?? Ata qe vet i vran per te krijuar nje kaos te ri ? Nuk jan budallej ,kan gjetur moment delikat kur shofin shqiptaret si haen mes tyre ,kur shohin si lulezon korupsioni ,kur shohin qe edhe Amerikes po i hedhin vickla,aq sa as viz nuk i dhan kryeministrit kosovar ! Serbi kur kerkon tja arij qellimit ,nuk kursen as femin e tij ! Kush ka jetuar me ta e di mir kte cka them …Kosovaret e din shum mir se e kan jetuar ,por lakmia, burimi i gjith te keqiave ,po ju con ujin ne vij,plus qe tradhtia i ka rranjet shum te hershme ne Kosov ! Jo me kot Klinton ne fjalimin e tij ju tha, qe lirin nuk mjafton ta fitosh por ta ruash ate esht me e veshtir …… PACIN VETEN NE QAF…..

  4. sylejman says:

    Analize goxha e thelle dhe interesante, por disa gjera jo te sakta nga se jane subjektive, prandaj dhe frustruese, sidomos kur permenden disa politikane shqiptare…

  5. Kapit Tupalla says:

    Ky shkrim është i pjesëshëm. Mungojnë dy informacione shumë të rëndësishme: Intervista ëshët dhënë me 12 janar 2018 dhe në të ëshe thënë edhe kjo fjali:
    “Fakti që planifikoj të formoj parti politike me siguri që do i pengoj dikujt”

  6. kanuni says:

    Pse ky “nxitim” nga ana e shqipove, për të krijuar përshtypjen se u vra nga serbët, pa patur akoma asnjë të dhënë nga ana e organeve kompetente…???!!! Mos ndoshta, them “mos ndoshta”…, fabula “e mizës në kësulë”…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje