Aleksandër Çipa: Vrasja e Ivanoviç, skenar rus

16 Janar 2018, 19:42Rajoni TEMA

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa e cilëson ekzekutimin e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç si vrasje politike. I ftuar në studion e Report Tv, Çipa tha se kjo ngjarje, e cila sipas analistëve klasifikohet si skenar rus, do sjellë pasoja dhe zhvillime të reja në rajon.

Sipas Çipës, Moska po shfrytëzon situatën politike të Kosovës, ku lidershipi i saj po ndeshet me refuzimin e SHBA-së dhe BE-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për të trazuar rajonin e Ballkanit.

Është një ngjarje shumë e rëndë, një ngjarje e cila ka prapavijë politike. Është një vrasje politike, por pasojat, implikimet, pasojat që mund të shkaktojë janë të paqarta. Përfaqësuesit më të lartë të rajonit dhe europës, janë pronocuar me ngut për këtë vrasje, tregon se do kemi zhvillime.

Ngjarja sipas analistëve ka një qasje të hapur nga Rusia, një indicie e një komplikacioni gjeo-politik në rajonin e Ballkanit. Pak ditë më parë DASH paralajmëroi lidhur me rrezikun e krimit në Kosovë. Gjithashtu, edhe brenda Kosovës kemi një situatë politike ku marrëdhënie e lidershipit politik të Kosovës, lidhur me Gjykatën Speciale për ekzistencën ose jo të saj, pra një rikthim pas – ka pasur refuzim nga DASH në përgjithësi por edhe nga Brukseli zyrtar, që është e panegociueshme, e praprekshme Gjykata Speciale”, u shpreh Çipa.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiç se Serbia do hetojë ngjarjen në Veri të Kosovës, Çipa tha se ky qendrim është cenim i sovranitetit territorial të Kosovës pavarësisht se autoriteti i ligjit të Kosovës në Mitrovicën e Veriut është në pikëpyetje. Veriu i Kosovës, tha Çipa, dominohet nga kontigjent kriminal dhe komisiariati i policisë i dominuar nga serbët në përgjithësi nuk garanton rendin dhe sigurinë publike.

“Kjo rikthen sërish Kosovën në epiqendër të lëvizjeve e skenarëve politikë e diplomatikë, për mënyrën funksionale të territorit administrativ të saj. Vrasja ka ndodhur në një hapësirë administrative të Kosovës e cila është shumë e diskutueshme në Mitrovicën Veriore ku autoriteti i ligjit të shtetit të Kosovës mbetet i paimplementuar. Komisariati përbëhet përgjithësisht nga përfaqësues të komunitet serb, një pjesë e tyre kanë edhe përvojën e ish-oficerëve të policisë së ish-Jugosllavisë.

Katër muaj më parë Ivanoviç pat paralajmëruar mungesën e sigurisë në Veri. Pati thënë se serbët nuk frikësohen prej shqiptarëve, por prej elementit kriminal që qarkullon në këtë qytet, lëvizin njerëz me automjete pa targa dhe të armatosur“, tha Aleksandër Çipa në studion e Report Tv.

10 komente në “Aleksandër Çipa: Vrasja e Ivanoviç, skenar rus”

  1. beni says:

    Un them skenar amerikan?
    Po ku e di ti or mik panxhar se eshte ruse?
    Enderroni ju apo ua ka ber Russin klinton gogeol?

  2. o sa mir me qen injorant says:

    laji gojen kur te permendni rusin
    apo hanim mutin e cnn bbc fox news e me radhe
    edhe lehni si kelyshi pas buces

  3. o sa mir me qen injorant says:

    laji gojen kur te permendni rusin
    apo hanim mutin e cnn bbc fox news e me radhe
    edhe lehni si kelyshi pas buces
    jeni njesoj si thoshte enveri per imperrialistet

  4. o sa mir me qen injorant says:

    laji gojen kur te permendni rusin
    apo hanim mutin e cnn bbc fox news e me radhe
    edhe lehni si kelyshi pas buces
    jeni njesoj si thoshte enveri per imperrialistet
    eshte e lehte ti mbledhesh njerzit dele me ane te urretjes

  5. {sit back and relaks} says:

    Kurse une o Aleksander them qe nuk duhet neglizhuar edhe varianti qe te kete ndonje plan nga miqte tane matane atlantikut per arsyet e tyre.. Qe ne ballkan do kete edhe nje zallamahi tjeter kjo eshte e sigurte, ajo qe me shqeteson eshte fakti qe nderkohe te gjithe fqinjet tane po marrin masat dhe po armatosen per nje dite te tille KM jon as nuk e ve ujin ne tenxhere hic por vazhdon krruan menderen me penel.

  6. {sit back and relaks} says:

    Kurse une o Aleksander them qe nuk duhet neglizhuar edhe varianti qe te kete ndonje plan nga miqte tane matane atlantikut per arsyet e tyre.. Qe ne ballkan do kete edhe nje zallamahi tjeter kjo eshte e sigurte, ajo qe me shqeteson eshte fakti qe nderkohe te gjithe fqinjet tane po marrin masat dhe po armatosen per nje dite te tille KM jon as nuk e ve ujin ne tenxhere hic por vazhdon krruan menderen me penel…..

  7. {sit back and relaks} says:

    Kurse une o Aleksander them qe nuk duhet neglizhuar edhe varianti qe te kete ndonje plan nga miqte tane matane atlantikut per arsyet e tyre.. Qe ne ballkan do kete edhe nje zallamahi tjeter kjo eshte e sigurte, ajo qe me shqeteson eshte fakti qe nderkohe te gjithe fqinjet tane po marrin masat dhe po armatosen per nje dite te tille KM jon as nuk e ve ujin ne tenxhere hic por vazhdon krruan menderen me penel…….

  8. Mulla Omeri says:

    sa i zgjuar ky cobani nga Piluri qe u be gazetar si e kuptoi valle ky bir i zgjuar i partise qe eshte skenar rus ,me ke merrem edhe une thuaj.

  9. enter"" says:

    Amerika eshte ajo qe shkakton trazira ne te gjithe boten. Eshte e provuar historikisht tashme.

  10. Good luck cipe says:

    Uaaa doli cipaaaa! Po ku ishe onder per deri tere kohen qe kishe vellane ne ministrine e brendshme dhe sa hypet ne pushtet!!! Apo ishit te anagzhuar ne vjelje!!!! Nuk shkruaje me si dikur!?? E si e di arsyen ! Nashithi na je bere edhe analisit per ceshtje rajonale e nderkombetare! Pse jooo kur jane bere te tille ca me budallenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. w
    wmdoll 163cm

    ラブドール販売 孤独な今週の終わり?人形への愛情があなたの人生に入るのを許してください

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      sex ロボット シリコーンセックス人形:最も極端な満足のために使用する理由それは?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje