Pas vrasjes së Ivanoviç reagon edhe Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme

16 Janar 2018, 21:05Rajoni TEMA

Në një komunikim për mediat ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çoi në rritjen e një atmosfere terrori dhe ringjalljen e konfliktit ndëretnik në rajon.

Ajo i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të marrin masa për të parandaluar incidente të mundshme në krahinë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë.

Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

1 komente në “Pas vrasjes së Ivanoviç reagon edhe Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme”

  1. I says:

    Ju e vrate per te krijuar incidente mor plehna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje