Vrasja e Ivanoviç, deklarata e fortë e politikanit serb: U ekzekutua sipas modelit të shërbimeve të Millosheviçit

16 Janar 2018, 21:50Rajoni TEMA

Për vrasjen e lidert të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua nga persona ende të pa identifikuar, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç.

Vrasjen e tij ai e ka vlerësuar si terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 1990.

Drashkoviç ka thënë se të shtënat në Oliver Ivanoviçin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Oliver Ivanoviç ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.

Drashkoviç ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse të Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti.(TemA)

4 komente në “Vrasja e Ivanoviç, deklarata e fortë e politikanit serb: U ekzekutua sipas modelit të shërbimeve të Millosheviçit”

  1. h says:

    Alibia me e forte qe kane shqiptaret ne kete rast,
    eshte se ata vrasin vetem njeri tjetrin,jo te huajt.
    Me ata bashkepunon vetem berisha.

  2. Al Qifadhi says:

    E ka vra sherbimi sekret turk mer trap se nuk intereson fqinjesia e mir mes popujve te ballkanit

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky ne fotografi eshte Mikom Zeqo?

  4. Alban Dega says:

    CFARE MUND TE PRITET TJETER NGA GEBELSI
    I HITLERIT BALLKANIT ?

    A e lexuat pretekstin tij per nderprejes se bisedimeve
    me Kosoven!?
    Cfare kuptimi kane bisedimet !? deklaroi Aleksander Vucic Gebelsi i Brogradit .
    E vrau se i doli nga vatha e tij politike !
    Cfare nuk pjell mendja kanibaleske serbe…
    Ashtu si shtriga edhe Beogradi han se pari pjellen e vet terroriste Jovanovicin te cilin “ Expresi “ i Berat Buzhales e pershkruante gati si nje Pejgamer a Profet !
    Mire qe nuk eshte President i Kosoves se rrezik do te kishte shpall e tri dite zie kombetare per ate terrorist !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje