Mediat ndërkombëtare japin alarmin pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, "në bastionin e mafies ballkanike”

17 Janar 2018, 09:42Rajoni TEMA

Vrasja e Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës mëngjesin e djeshëm mori vëmendjen e disa prej mediave më të rëndësishme botërore, që shkruan për këtë atentat.

Në këto shkrime Ivanoviç cilësohet si politikan i shquar, por me situatën e krijuar pas vrasjes së tij këto media përmendin ndaljen e bisedimeve Kosovë-Serbi, madje dhe bombardimet e NATO-s.

CNN shkruan se atentati ndaj politikanit të shquar serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç ishte edhe arsyeja e anulimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte parashikuar të fillonin dje.

Ata cituan edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksancër Vuçic, që cilësoi ngjarjen si një akt terrorist, si dhe për premtimin që ia ka bërë i njëjti gruas së të ndjerit.

Ndërsa në shkrimit e publikuar në “The Independent”, Oliver Ivanoviç ishte njëri nga politikanët kryesorë të Kosovës veriore të mbizotëruar nga serbët.

Aty shkruhet se ky sulm mund të jetë shkak i tensioneve etnike në Kosovë. “Sulmi ka të ngjarë të rrisë tensionet etnike në Kosovë, një provincë serbe e cila shpalli pavarësinë në 2008”, përfundon shkrimi.

Ndërsa prestigjozja “New York Times”, Ivanoviç cilësohet zëri kryesor i bashkëjetesës etnike, vrasja e të cilit do të rrisë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, që refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në tekst përmendet edhe paralajmërimi i Vuçiç për qeverinë e Kosovës duke thënë se vrasja është pjesë e fushatës së shqiptarëve të Kosovës për të marrë kontrollin në këtë pjesë dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka asnjë rol në këtë akt terrorist, siç thotë ai.

BBC shkruan për vrasjen duke përmendur edhe bisedimet e Kosovës me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, që përfunduan menjëherë pas lajmit.

Për Ivanoviç, që cilësohet si udhëheqës i moderuar serb, shkruhet edhe se po hetohej për krime lufte në Kosovës gjatë vitit 1999.

Në këtë shkrim thuhet se “Kosova, që nga ndarja me Serbinë mbetet e ndarë etnikisht.

Jugu i Mitrovicës udhëhiqet nga shqiptarët ndërsa veriu nga serbët”.

Ndërsa “The Telegraph” shkruan se ngjarja që ndodhi dje në Kosovë flet shumë për pikëpyetjet dhe situatën e tensionuar që ende mbizotëron në rajon, duke thënë se Ivanoviç konsiderohej si demokrat dhe i moderuar.

“The Guardian” shkruan se vdekja e Ivanovic do të komplikojë marrëdhëniet e trazuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, që vazhdon ta cilësojë ende rajon të shkëputur Kosovën.

Në shkrim ngrihen edhe pikëpyetje mbi misionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe për sundimit të ligjit.

Edhe gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka bërë jehonë vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic, në Mitrovicën e Veriut, nga autorë të paidentifikuar.

“Vdekje në bastionin e mafies ballkanike”, është titulli i shkrimit të një prej gazetave më të respektuara në Gjermani.

FAZ shkruan se shumëkush mund ta ketë kryer vrasjen e serbit, i cili vetë kishte paralajmëruar mundësinë e një atentati ndaj tij në një prej intervistave të tij të fundit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje