Ish agjenti serb i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës: Pas vrasjes së Ivanoviç qëndron Beogradi zyrtar

17 Janar 2018, 21:15Rajoni TEMA

Bojan Bozhoviç, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviç, qëndron Beogradi zyrtar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka delaruar se Ivanoviq e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës.

“Ishte shumë e çuditshme. Lajm shumë i keq dhe i papritur. Jam i bindur që me këtë rast edhe gazetarët kanë kanë humbur shumë, sepse Oliver Ivanoviq ka bashkëpunuar me të gjithë. Ai gjithmonë është përgjigjur pozitivisht, edhe çkur kam qenë vet gazetar”.

“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet kjo vrasje”.

“Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”.

“Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviç, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçië. Çdo biznes që ka Veselinoviq, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiç”.

4 komente në “Ish agjenti serb i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës: Pas vrasjes së Ivanoviç qëndron Beogradi zyrtar”

  1. Kuq e zi says:

    Cfat pati gjeneza jone…
    Paska dhe veseli-vic serb

    1. Sali paurdha says:

      Nje futbollist Serb (dhe krenar si i tille) quhet Marko Arnautović. Hajde merre vesh ti.

  2. says:

    Është mirë që Serbia të mos ushqej shpresat se një ditë do sundoj ballkanin si Turqia otomane

  3. xx says:

    Epo si jane te lidhura gjerat,varg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje