Nga Anri Bala
Ai ka ardhur nga Amerika, në një kohë kur pranë oxhakut në të ftohtin e këtij dimri, mund të shkruante kujtime dhe ndodhi reale nga jeta e tij. Ai ka ardhur, se i është kërkuar të vijë, për të ndihmuar një popull, që megjithëse i kishte dhe i ka të gjitha të drejtat, të jetoi si popull i qytetëruar, nuk i’a arriti as para 100 vjetësh dhe as pas 100 vjetësh. Pse-në e dimë të gjithë, por përse-në e harrojmë, krejt pa dashur dhe me një qëllim, se ne jemi keq për një copë… rrenë.
John, nuk ka ardhur që të kthei në folen e prishur të krimit bandat e politikës, sepse ulërasin e qajnë. Ndaj, të takon ty qytetari i vendit tim, që ta respektosh John Leonardo. Të takon ty socialist, ballist, legalist dhe demokrat, që të mos protestosh sot, për të ndryshuar Kushtetutën, që të na kthehet Llalla dhe të mbretëroi “rrumpalla”. Të takon ty qytetar, nëse je i tillë, që të ruash ëndrrën e drejtësisë, që të ka munguar, e që të kanë vrarë krenarinë dhe poshtëruar me armë dhe para.
Të takon ty, të protestosh çdo orë dhe minutë, kur shkelet mbi ty dhe dinjitetin tënd, por je faqezi, nëse proteston për hallin e atyre, që kanë grabitur, vrarë, shkelur dhe poshtëruar një vend të tërë dhe ty të kanë gënjyer me një kockë, si qen kolibeje, për të blerë klithmën tënde.
Respektoje ti, në emër të opozitarizmit të vërtetë, prokurorin amerikan dhe prit, si do të përfundoi ëndrra, që ke kaq shumë vite që e pret shpresë mbërthyer. Mos harxho energji proteste sot, sepse ke kohë për të protestuar.
Vërtetë do e rrëzoni qeverinë, sepse i’u thonë dhe i’u premtojnë, ata që janë rrëzuar dhe nuk ka dorë që i ngre?! Vërtetë kaq naiv jeni, që të dilni barkëbosh dhe të tallur, për të mbrojtur vilat dhe sarajet e atyre që ulërasin, se ju duan shumë, sepse jeni të varfër?! Hajde ta rrëzojmë Ramën dhe unë do jem aty me ju, por besoni se mund ta rrëzojnë këto palaço, e do bëjnë drejtësi bandat, që na kanë katandisur pa nder dhe personalitet?!
Në fakt, ju doni të rrëzoni makthin dhe tmerrin që i ka kapur të poshtërit e këtij vendi nga drejtësia dhe Amerika! Edhe ai… kryeministri… edhe ai… ministri… edhe ai… nëse ka drejtësi do të përgjigjet, por kur është peshorja e drejtësisë së John Lenardos.
Ajo që kërkojnë të bëjnë “hjeksat” tuaj, duke i’u thirrur të protestoni në vendin e krimit të tyre makabër, nuk quhet drejtësi, por çmenduri e të marrëve pa shërim, poshtërsi, hajdutëri, makutëri dhe dredhi, për të i’a hedhur edhe kësaj radhe, drejtësisë së humbur, që i lumturoi dhe pasuroi nga hiçi…!
Ndaj, prit populli im dhe respektoje prokurorin amerikan, sa të shemben tullat kryesore të kësaj ngrehine, që nuk ka prodhuar kurrë drejtësi, por kurvërim të ndershmërisë dhe detyrës deri në palcë.
Ke kohë për të protestuar, sepse rrugët dhe sheshet nuk të mungojnë! Ke kohë për të protestuar, se sot, askush nuk të vret duke ecur në bulevard! Ke kohë për të protestuar për vete, por nuk ke kohë për tu përdorur si “ushtar” nga ata që tallen me ty!
Le të fillojë dasma e vettingut, le të filloj morti i zotërinjve kriminel, le të shikojme dhe ne njëherë të vetme, se Zoti vonon për të ndëshkuar, por nuk harron. Ata janë të dënuar dhe do vijë ora, kur xhelati vetting, do pres litarin e gijotinës, e britma juaj e blerë nuk mund t’i shpëtoi, por ne po na humbet durimi.
Ndaj, ju të mërzitur për hallin e prostipolitikanëve, mos na e vononi këtë kënaqësi!
Bravo Anri asnje gje nuk mund ti shtoj as ti heq .
Bravo Anri!
Eeeeee po kujt ja thua?! Nuk I njeh delet? Ato shkojnë pas bariut me një dorë krip të zezë madje.
Ideja e artikullit e qarte, e goditur.
Nje sugjerim, kalo nje kurs te gjuhes shqipe. Ne artikull gjen gabime te klases se katert fillore. Nuk themi psh “te ulerasim” por “te ulerijme ” , “te jetoje” dhe jo “te jetoi”, “te ktheje” dhe jo te kthei” etj
Perfekte! Le te merren prokuroret amerikane,qe nuk kane nevoje per rryshfetet e doktor”rrumpalles” qe te ndryshojne esencen e akuzes dhe te nxjerrin nga burgu kriminelet e ndryshem,te korruptuarit,politikane apo jo,qe nuk bejne hapa pas,pas teleefonatave e presojoneve te Berishes,Lylushkes,madam Munika kokaines,te ministrrave e qeverritareve te ndryshem etj etj.Populli kerkon me se fundi qe rrezja e shpreses per vetingun e politikaneve dhe gjyqtareve e prokuroreve te behet tani.Populli ka nevoje qe gjyqtare si Arqile Basho i Vlores,te mos munden te hedhin poshte vendimin e kolegut te tij gjyqtar per denimin me burg te trafikanteve te 5 ton droge ,te dalin jashte me nje pagese garancie.Dhe e gjithe kjo sepse ata i kane mbushur llogarine bankare ketij lamashi,qe quhet gjyuqtar dhe eshte per turpin e organeve gjyqesore,te prokurorise por dhe te qeverrise e te politikes shqiptare,akoma ne detyre.Apo, sic u shpreh dhe ish kryeprokurori i Elbasanit” shqiperi hesapi”! Populli do qe kjo te ndryshoje dhe te rikthehet shpresa e nje drejtesie te re,qe te kete nje meter e nje standart per te tere.Para ligjit te gjithe te jene te barabarte dhe jo gjykatat tone,prokuroria te zbatoje,sic thote Romeo Karaj, vetem nje ligj,i cili ka vetem nje nen dhe i cili thote,akoma dhe sot se” Salih qoftelargu eshte mbi ligjin,ai eshte vete ligji dhe ai eshte i paprekshem”.Si ka mundesi te ndodhin keto gjera ne kete vend qe i thote vetes shtet dhe qae aspiron te jete pjese e Europers se bashkuar?????Prandaj duhen lene prokuroret amerikane te bejne pastrimin e sistemit te drejtesise dhe te bejne skanerin e gjithe kuadrove te inkriminuar,politikane apo jo.Kete shpresojme dhe kete presim.Brav Anri Bala per kontributin qe jep me shkrimet e tua ne kete drejtim!
Alfabeti fillon nga Alfa.
Ka disa fenomene qe jane kaq te thjeshta,sa eshte e veshtire te kuptohen nga “njerez” me ndergjegje te infektuar.
Amerika,po te donte kete vend qe e krijoi ne 1913en nuk do pranonte te jepte Kosoven tek Sllavet,kur dihet qe Rusia qe mbeshteste Serbet nuk kishte kaq fuqi sa te tjerat qe vendosen ne ndarjen e mufijve te Ballkanit.
Amerika bashke me Italine kete strategji e tregoi edhe me Nolin ne 1924 kur nuk e njohen.Pse?
Se Italianet gjithmone kane qene kunder Grekeve qe per hir te se vertetes kane ketu ne Ballkan tere jeten qe nga koha e Majmunit,sa qe Identiteti i vertete i Shqipetareve qe donin te njesohen me historine,Epirin,Ilyret luctuan fashistet,turqit myslimane,sllavet.
Pyetja eshte pse mbrojten “Shqiperine” islamike amerikanet dhe jo Orthodhokset?
Kjo pyetje eshte e veshtire per ata qe jane te verbuar nga nje nacionalizem p.astik i indomrinuar nga Papa,Turqia,Sllavet.
Anglezet qe krijuan Ameriken,Australine,Afriken e Jugut,Kanadane nuk shkuan me lule,por si Osmanet njesoj vrane vendasit dhe mbollen percarje kudo ku shkuan,i beren keto vende te flasin gjuhen e tyre,ata qe mbeten sigurisht.
Mirepo ky zotnia e ketij shkrimi nuk ka kapacitet te mendoje qe pse amerikanet apo evropianet nuk e detyroi Shqiperine pa e futur ne Nato te hapi Dosjet dhe te tregoje respect,nderim per krimet e Diktatures.
Por kjo atyre nuk i ka interesuar ndryshe nuk mund te kuptohet qe mbeshtesja e Berishes si “Burre Shteti” kur dihet 97 ta,nafta me vone e Milloshevicit etj.
Sa me te dehjeneruar te jene per Ameriken,kaq me shume nderhyjne neper shtetet pa breke.
Mos besoni se keta do bejne drejtesi per popullin,se keto qe ju thashe jane me se te verteta.