Artur Zheji: Rama na sheh si dele, sa të ketë Lulzim Bashën s’ka pse të ketë frikë

18 Janar 2018, 11:12Blog TEMA

Artur Zheji shkruan se shqiptarët duhet të dalin masivisht në protestën e 27 janarit.

Pavarësisht se, sipas tij, Lulzim Basha është aleat i Edi Ramës dhe bashkëpunon me këtë të fundit.

Demokratët dhe Lsi-stët, duhet të jenë të shumtë më 27 janar, sepse në xhunglën shqiptare duhet të bërtasësh herë pas here me sa zë ke në kokë: “Ja ku jam!” që xhungla të të fusë në hesap edhe egzistencën tënde shok!

Frika e qeverisë nga protesta, duket në media, nga sasia e katërfishuar e helmit që derdhet aty në kolumnet qeveritare.

Edhe pse askush nuk beson se mund të ndryshojnë gjëra thelbësore nga kjo protestë, kjo protestë duhet e fortë, sepse Qeverisë dhe qeveritarëve u pëlqen, të na shohin si një kope delesh që hanë kokëulur barin e mbetur nga lopët e dhjamura pranë agallarëve të pushtetit. Dele që hanë bar, që nuk flasin, që i mjelin dhe i qethin dhe që dridhen sapak kur ndjejnë se u afrohet kasapi me hanxhar në dorë dhe kaq!

Por, mbi të gjitha Partia Demokratike duhet të bashkohet rreth një Karte të Re vlerash dhe mirëbesimi dhe Lulzim Basha duhet të dijë ta bëjë këtë, me çdo kusht, ose përndryshe të kalojë aleat i hapur i kryeministrit usta.

Sepse plaga e hapur në PD e ka lënë këtë parti të zbehtë për nga forca dhe kjo s’mund të vazhdojë akoma më gjatë se zgjedhjet lokale po afrohen me shpejtësi.

Mbyllja e syve ndaj kësaj situate, smund të vazhdojë më gjatë sepse nuk është tjetër përveçse dhurimi në tavolinë i humbjes së ardhshme dhe dhurimi i fitores së ardhshme të kundërshtarit, që ndihet i fortë, kryesisht nga dobësia e opozitës”, shkruan Zheji.(TemA)

10 komente në “Artur Zheji: Rama na sheh si dele, sa të ketë Lulzim Bashën s’ka pse të ketë frikë”

  1. h says:

    Ishte më mirë saliha ,qe ju shifte si dhi.
    Qenkeni te trashe pa shprese.
    Ore populli do shtet dhe ligj prandaj e votoi ramen.
    Ju i bini kavallit te çakorduar. Po nuk keni ide serioze,
    flisni për kohen e keqe ose per sportin.

  2. helidon says:

    Fole ti mor kelysh i sales dhe i serbeve ! o zhevzhenjev o bixhozxhi legen o kokrra e te korruptit qe kur i le leket ne bixhoz tek CALVIN do i me zevendesu me te parin qe te jep pare me bo ciceronin … o kurve bur por ske per te bo hajer as partia qe te financon as llafet qe nxjerr nga ajo hale e shpifur se je bisht qeni dhe ashtu do mbetesh!!!

  3. "BOHOTINA" says:

    Jo ti nuk je dele, por nje varrmihes i Shqiperise halleshume.

  4. shkodra says:

    “Karte e Re vlerash” – thote Zheji.
    Pyesim zotin Zheji:
    Po Karta e Gerdecit, Karta e Shitjes se Detit Jon, Karta e 4 te vrareve ne demostratat e 21 Janarit, e disa kartera te tjera, do quhen “Karta te Vjetra”?
    Ju lutem Zheji, jepni nje pergjigje per ketyre pyetjeve, sepse jeni nje analist i thelle ne mendime kur nuk jeni te lidhur me interesa apo me mllefe.
    Po qe se jeni i paanshem, cou e fol me 27 janar te pakten vetem per keto tre kartera. Do kuptosh qe populli shqiptar hengri ca kohe bar, por s’mund te ushqehet gjithnje me bar.

  5. toni says:

    Mr Zheji, negative ishe, negative ngele. Vetem zi shikon ti o pseudo-gazetar. Duket sikur flet nga zverku e jo nga llogjika qe diku e le sa here qe flet kunder Rames. Thoje qarte Mr. Zheji, do shtet apo jo?? Nqs do, keep calm and carry on, mos bej interesin e Sali Brishes.

  6. Jimi says:

    Mos o zot te ishin delet si ti! Ti vetem me hienen mund te krahasohesh.

  7. zi says:

    E po keshtu eshte ndertuar bota,
    me dele dhe me ujqer,
    zgjedhim ujkun me te mire,
    ai qe sna thote pse ma turbullove ujin dhe jo ate qe na thote
    do te jap nje kofshe deleje me qellim qe te sjellesh dhe te tjerat ne shteg.

  8. aduli qe ta nguli says:

    ik ore koklesh

  9. shqip says:

    O Turi ! Po edhe delet i qethin nne Here ne aq . Ti je bere si ari me lesh . Te ” shtie ” friken ” kur te sheh , Po sidomos kur flet . Ke ngele edhe ti jashte tepsise . Prandaj do te kthehet rrum-palla . Dil ne proteste , dhe mos harro te marresh edhe Andushin , nipçen e besnikut te partise . Merr edhe Artan presidentin spiun .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje