Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk do të zhbëhet Gjykata Speciale.
Gjatë një interviste për KTV-në, Veseli ka siguruar se si kryetar i PDK-së dhe si kryetar i Parlamentit, nuk do të lejojë befasi dhe veprime të njëanshme që e cenojnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.
Ai ka kërkuar nga të gjitha forcat politike që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë për ta përballuar këtë proces.
Veseli nuk ka treguar se si do të veprojnë deputetët e tij që e kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e speciales, por ka thënë se vendimi i tyre do të jetë në interes të Kosovës.
Një ditë më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka dërguar mesazh të qartë të gjithë politikanëve që e mbështesin shfuqizimin e speciales.
Ai tha se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra.
Po ca do t’iu bejne me keto pasojat specifike mer amon? Do ikin amerikanet nga kosova? nuk ikin, se po iken hop vjen lali rusi dhe ja u zen fushen. do e bllokojne nderkombetarisht? po kosova e bllokuar eshte, viza ska, okb ska, ca do ti beje!!! Ja, zereni se e hoqen gjykaten speciale, ca do ti bejne? do ti lene te hyje serbi prape ne kosove? nuk e lene se ju vjen rusi ne dere te malit te zi dhe ja u merr dhe malin e zi edhe maqedonine. Kosovaret dhe UCK kane ne dore karten e stabilitetit ose destabilitetit te rajonit dhe edhe sikur ta zhbejne 10 here gjykaten speciale nuk ci ben as amerika as perendimi, do i mbjane pak inat me deklarata au iu dhe do gjejne nje zgjidhje tjeter te kenaqeshme per te dy palet. perendimi dhe ambasadori amerikan po luan bllofin me politikanet kosovare, po e hengren e hengren thote.
Po ca do t’iu bejne me keto pasojat specifike mer amon? Do ikin amerikanet nga kosova? nuk ikin, se po iken hop vjen lali rusi dhe ja u zen fushen. do e bllokojne nderkombetarisht? po kosova e bllokuar eshte, viza ska, okb ska, ca do ti beje!!! Ja, zereni se e hoqen gjykaten speciale, ca do ti bejne? do ti lene te hyje serbi prape ne kosove? nuk e lene se ju vjen rusi ne dere te malit te zi dhe ja u merr dhe malin e zi edhe maqedonine. Kosovaret dhe UCK kane ne dore karten e stabilitetit ose destabilitetit te rajonit dhe edhe sikur ta zhbejne 10 here gjykaten speciale nuk ci ben as amerika as perendimi, do i mbjane pak inat me deklarata au iu dhe do gjejne nje zgjidhje tjeter te kenaqeshme per te dy palet. perendimi dhe ambasadori amerikan po luan bllofin me politikanet kosovare, po e hengren e hengren thote……