Gjenerali serb i shërbimit sekret ushtarak: Pas vrasjes së Oliver Ivanoviç nuk qëndrojnë shqiptarët...

18 Janar 2018, 20:22Rajoni TEMA

Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, me siguri nuk qëndron faktori shqiptar.

Deklarata e Stojanoviç është bërë për mediet serbe, dhe në shqip e sjell “Zeri.info”.

“Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviç.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, ka komentuar gjenerali serb.

2 komente në “Gjenerali serb i shërbimit sekret ushtarak: Pas vrasjes së Oliver Ivanoviç nuk qëndrojnë shqiptarët…”

  1. preshevali says:

    Yh bre shka na kallzove,
    pahi zbulu ujin e nxehtë.
    Tash e tuje s’do merdhimë kur lahemi.

  2. ARIAN BORICI says:

    BRAVO PASKE KARAKTER ME THANE TE VERTETEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje