Paralajmërimi i George Soros: BE-ja është në buzë të shkatërrimit

18 Janar 2018, 19:21Bota TEMA

Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian.

Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur”, për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij  liberale.

“Për mua është e gjitha një déjà vu, me një ndryshim të madh, ideologjia dominuaes në botë sot është nacionalizmi.

Është BE-ja instititucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur, bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.

Soros ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.

“Mora një mësim të dhimbshëm, që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai.

Soros ka deklaruar se mendon të qëndrojë në krye të bordit për pesë vjet të tjera, apo aq sa e lejon shëndeti, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga angazhimet e tij.

2 komente në “Paralajmërimi i George Soros: BE-ja është në buzë të shkatërrimit”

  1. Luli says:

    Pampersat ja ndron Edi Rama ketij kur shurron,kurse Lali Eri i lan bythen.Plak shpirt zi.Kudo qe ka shkelur vetem skamje ka sjelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje