DOSSIER: Skënderbeu, dhëndër në Ardenicë

19 Janar 2018, 11:51Dossier TEMA

Nga  Naun Kule

1-Ardenica- e gjallë  dhe  e  vdekur…

E  vdekur; vetëm në dukje. Kjo që shikojmë sot, përbën vetëm majën e “ajsbergut” të dikurshëm, të kompleksit arkitekturor, Ardenicë…

Por “ajsbergu” u mbyt në detin e kohës dhe vrapi i pamëshirshëm i historisë, tek hedh mbi njeri tjetrin etërit dhe bijtë, ngjarjet dhe heronjtë, ia kthen ato nëntokës duke përcjellë  gjer tek ne vetëm kujtesën e  paçmuar të brezave…

  E gjallë; sepse nga do që të kthehemi dhe kurdo që të vijmë në udhëkryqet e jetës tonë të shkurtër, Ardenica vazhdon të na  flasë me gjurmët e shekujve mbetur aty nga duarartë dhe mendjendritur të zellshëm, ardhës  dhe vendas, të cilët, gram pas grami dhe vit pas viti, i shtuan asaj aq shumë vlera dhe banorëve përqark, aq shumë  virtyte. Natyra dhe njerëzit që e ngritën, bashkë me detin e trazuar të historisë tonë, i lagu dhe i lau në miliarda dallgë. Kësisoj, lodhej t’i mbyste, por i pastroi  e i zbardhi; i shndriti më shumë…!

2.Midis detit dhe Beratit…

Ardenica…? Në Myzeqe; midis Lushnjes dhe Fierit, Semanit dhe Shkumbinit, mes Durrësit dhe Vlorës…! Gjithë kjo fushë e gjerë dhe  e begatë, ndahet nga një varg kodrash që ngrenë shpinën në krahun e djathtë të lumit Seman, pranë kodrës së Shqipes dhe ecin drejt veriut,   për tu ngritur dhe ulur disa herë, deri tej Kalasë së Bashtovës, gjithnjë drejt Durrësit…Mes këtyre kodrave dhe kësaj fushe, si një dhuratë e Gjithësisë  për  banorët përqark, ngihet si me dorë kjo qendër kulti e dëgjuar deri larg, për lashtësinë dhe shenjtërinë  e saj. Tek e sheh nga deti, fusha të duket sikur i Gjithëfuqishmi e mban, e ngre lart për tua rrëfyer të gjithëve; të gjithëve sa na zë syri nga ajo majë kodre, duke i ftuar e thirrur me buçimën e fortë të kambanave, se toka dhe qielli janë djepi dhe çatia e përkohshme e të gjithëve sa baresin mbi tokë dhe se një ditë, të gjithë do t’i kthehemi përjetësisë përmes një ndërtese si kjo, përcjellë nga buçima mortore e kambanave…

“..Atje ku ngrihet ky manastir, natyra ka punuar me pekul të madh…E ndehur përanash kodrave fusha e Myzeqesë ka në kërthizë të saj një mal të unjtë në formën e anijes, veshur me pyje dhe stolisur përqark me kopshte e kullota. Në majën më të lartë të këtij mali, ngrihet manastiri i Ardenicës prej të cilit, nga çdo anë që t’i kthesh sytë, pamja del kaq e bukur sa njeriu vërtetë shastiset. Për të pikasur dhe rrëfyer gjithë bukuritë e këtij vendi dhe madhështinë e natyrës këtu, duhet një pendë pendari hollëshkrues, siç thotë profet Davidi..”

                                                                      ***

    Janë vargjet e një kënge të lashtë myzeqare. E lashtë sa vet heroi i këngës, prijësit të kombit arbëror. Sa  edhe gjëma që solli vdekja dhe pasvdekja e tij, 550 vjet si sot…

Kënga, doemos, është një këngë-vaj, këngë-kuje me ooh, shpërthyer nga zemra,   dhimbja  dhe dashuria e një populli luftëtar për Atin e vet, për prijësin e dhjetëra betejave dhe po aq fitoreve , kundër armikut më  të  fuqishëm të kohës. Kënga rrëfen  se dhimbja për humbjen e komandantit është gjithëpopullore,  gjithëkohshme dhe si e tillë,  përcillet ndër breza  si gjëmë kombëtare  ndër shekujt që  pasuan dhe e sollën  për ne.

Myzeqarët, historikisht, në folklorin e tyre aq të pasur, nuk kanë rendur pas miteve  të glorifikuara, qofshin edhe burrështetas të shquar, ardhur e shkuar në një hop të historisë shqiptare, vendas a të huaj, të  afërt a të largët…

Nuk është e rastit që në folkun myzeqar nuk gjen këngë lavdithurëse për  të  shenjuar  emrat që e kanë bërë apo zhbërë historinë e këtij kombi siç:

“Shqipërisë i ndriti fati/ I erdhi mbreti nga Mati/ Varfëria kaq e pati…”.

Apo “O Stalin të jeshe gjallë…Korba u.. o Stalin/ Jeshët shokë me djalën tim…”

Asgjë e tillë nuk zë vend në memorien historike dhe kulturën popullore të myzeqarëve.

Por kjo nuk mund të ndodhte kështu për një hero kombëtar të përmasave të Skënderbeut, trimëria e atdhetaria e të cilit, mban gjallë  ndër shekuj kombëtarizmën e çdo shqiptari.

Madje, edhe kur u kanë ngritur këngë burrështetasve të tjerë që kanë bërë Shqipërinë, siç   janë këngët për Ismail Qemalin, tek shtroheshin në një sofër,  në udhëtimin drejt Vlorës (24 nëntor, 1912), gjithë figuracioni poetik i tyre, ze fill dhe heq paralele historike sërish me heroin kombëtar-Skënderbeun.“Shqipëri e ngrite ball’n/Ta ngritën trimat e rrallë/ Shqipot me Ismail Qemal’n/Nipat e Gjergjit me pallë…!”

Pra, përsëri e përsëri Gjergji, Skënderbeu edhe pas 500  e ca vjetësh..! Kjo sepse Skënderbeu ka qenë dhe mbetet  referenca historike, shëmbëlltyra  për secilin shqiptar apo burrështetas  që synon  ose merr përsipër ta selitë e udhëheq këtë popull drejt progresit.

Pavarësisht nga motivet, domosdo kombëtare, që e shtynë Skënderbeun ta kryejë këtë akt mbretëror tepër të rëndësishëm për jetën e tij dhe fatet e Shqipërisë, pikërisht në këtë manastir ortodoks, le të qëndrojmë tek  momenti    që zgjedh  Skënderbeu  në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Pra jemi në pranverën e vitit 1451(26 prill) Në Ardenicë, ngjitet Gj.K. Skënderbeu  dhe kurorëzon këtu martesën e vet me Donikën.  Por, ndërkohë, kush është Skënderbeu për Shqipërinë, shqiptarët dhe Europën?

Pa e zgjatur mund të themi se më 1451 Gjergj Kastrioti Skënderbeu është plotësisht…Skënderbe! Pas kthimit triumfal në Shqipëri, pas Kuvendit të Lezhës dhe fitoreve të para kundër osmanëve, sidomos në betejat e viteve 1444-47,  të cilat, rritën shumë  “… autoritetin e Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar dhe e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë…”

Data që shqyrtojmë nuk është  veçse pak muaj larg nga zulma famëmadhe e fitoreve të Skënderbeut në rrethimin e parë të  Krujës,(korrik-tetor, 1450), të  cilat, bënë të vdesë nga hidhërimi Sulltan Murati i II, ndërsa Skënderbeu përgëzohet nga burrat më të fuqishëm të Europës. Ja pra, ky burrë kaq i shquar dhe i lëvduar nga Europa, njërin nga evenimentet kryesore të jetës së vet (kurorëzimin e martesës që bëri në Kaninë),  vjen dhe e kryen në manastirin e Ardenicës. Të ishte kjo rastësi? Nuk duam ta besojmë. Nuk e besojmë as si voli e udhëtimit të tij nga Kanina e Arianitëve, për në Krujë. Vërtetë rruga Kaninë-Krujë asokohe shkonte pranë  Ardenicës (si edhe sot), por mendojmë se nga Kanina në Krujë, Ardenica nuk mund të ishte i vetmi manastir në  popullsinë tërësisht të krishtere të Arbërisë së atëhershme.  Prandaj kemi arsye të mendojmë se ndërmjet këtyre manastireve që i nxirrte përpara dhëndrrit të ri rruga Kaninë-Krujë, themi se në Ardenicë është gjetur pikërisht manastiri që e meritonte Skënderbeun…!

Pra, ky akt i Skënderbeut, pohon faktin se manastiri i Ardenicës edhe ndër këto vite është në lartësinë e institucioneve klerikale ortodokse të njohura deri larg enorisë së tij. Kjo sepse nuk duam të mendojmë që, një ngjarje kaq të rëndësishme të jetës dhe të bëmave të tij  luftarake, Skënderbeu mund ta lidhte ose ta kryente në një institucion kulti me emër të  rëndomtë apo në një vend lavdihumbur.

Sigurisht që janë gjithnjë motivet kombëtare ato që e shtyjnë Skënderbeun  të kryejë kurorëzimin  pikërisht në këtë manastir.

Kjo edhe sepse dihet mirëfilli synimi i tij për bashkimin e gjithë popullit në luftën kundër pushtuesit osman. Rivaliteti princëror ndërmjet krushqisë së re të Arianitëve me komandantin e tërë Arbërisë, nuk  mund të mos ngjallte ambicie dhe dyshime ndër fqinjët e tij, princërit Topiaj  dhe Muzakajt.

(Edhe vëllezërit e Donikës u grindën me të atin, princin Arianiti dhe nuk  morën pjesë në dasmën e të motrës…) Vlerësimi që i bënë Skëndërbeu  manastirit të Ardenicës si qëndër  kulti ortodoks e cila aktualishisht ishte pronë e Muzakajve dhe njëherësh, mjaft e vlerësuar nga Topiajt (portreti i Karl Topisë  brenda  këtij manastiri, flet shumë për këtë…), është mesazhi më domethënës që u jep Skënderbeu këtyre princërve për garanci dhe mbështetje të njëllojtë  edhe paskëtaj. Në këtë rrafsh vlerësojmë edhe faktin  domethënës të Skënderbeut i cili, në çastin ceremonial, e nderon manastirin dhe klerikët që e kurorëzojnë të prirë nga Igumeni Feliks, personalitet i shquar i kohës, duke i dhuruar një shpatë tepër të çmuar. Kjo dhuratë simbolike, ishte edhe një thirrje e luftëtarit dhe komandantit të ushtrisë krishtere që luftonte pushtuesit  osmanë, të cilët, siç dëshmoi historia e mëpasme, dhunuan dhe  zhbënë jo vetëm vendin por edhe fenë, krishterimin e popullit shqiptar.  Gjithsesi, pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për  të dy palët-  mund të themi se ata e meritonin plotësisht njeri tjetrin, ndaj edhe pritja e nderimi ishin në shkallën më të lartë.

5.Ardenica; hapur portat, pret dasmorë…!

Kohët sjellin e përcjellin breza njerëzorë. Dhe, bashkë me to, edhe historinë e kohës me heronjtë dhe bëmat e tyre. Po ndërsa brezat vijnë, plaken dhe shkojnë, heronjtë mbeten përjetësisht  të rinj.  Ata, ende rinojnë ndër ne siç ishin  sot e qindra vjet, a disa shekuj…Kështu, heroi ynë Gjergji i madh, në pranverën e çdo viti vjen e dhëndërron këtu, në Ardenicën tonë me Donikën në krah…Ashtu si dikur; më (26 prill, 1451),   tek kthehej nga Kanina e Vlorës bashkë me Donikën, princeshën e Arbërisë…

Shoqata A.K.”Myzeqeja” për më se një dekadë, e përkujton këtë ngjarje  me një festim të posaçëm çdo të shtunë të fundit të muajit prill, me veprimtarinë e saj “Sofra e Ardenicës”

Është ky një tubim festiv i mirëpritur nga gjithë  myzeqarët dhe jo vetëm, nga  qindra nxënës të shkollave dhe veprimtarët e Shoqatës tonë, domosdo edhe për të shijuar ditët e bukura të fundprillit, qëndisur me lulet, gjallesat dhe gjethnajat që të ofron ky ballkon i mrekullueshëm i Myzeqesë, kjo  “qershi mbi tortë” siç e  thotë një këngë e re për manastirin e Ardenicës dhe kodrën dominante mbi të cilën ai  ngrihet.

Këtë vit jubilar kushtuar Skënderbeut, Shoqata A.K.”Myzeqeja”  po  bashkëpunon  me Ministrinë e Kulturës dhe Komisionin e posaçëm qeveritar  për ta festuar  kombëtarisht dhe meritueshëm këtë festë mbarë shqiptare  e cila, na risjellë mes nesh një nga evenimentet shumë të rëndësishme të jetës dhe të veprës së Skënderbeut.

Ndaj edhe, grupet  folklorike dhe artistët  popullorë të Myzeqesë,  pasurojnë çdo ditë programet e tyre të këngëve dhe valleve. Madje, njëra prej  këngëve, kushtuar pikërisht këtij  eventi historik me titullin “Margaritari i Myzeqesë”, interpretohet  bukur nga këngëtarët pasionant Kashari-Pamela,  dhe na  thotë se Ardenica:

“Hapur portat, pret dasmorë  / Skënderbeun  me kalë të bardhë,

 Me Donikën  luleborë / Mes dasmorëve  myzeqarë…” (Dita)          

17 komente në “DOSSIER: Skënderbeu, dhëndër në Ardenicë”

  1. Alban Hamzai says:

    Z.Naun! Nuk ekzistonte jo vetem ne shek.15,por edhe ne ato me pas,emri “Donika” .Vajza e Arianitit me te cilen u martua Gjergj Kastrioti e kishte emrin Andronika . Nuk e kuptoj pse nuk shkruhet emri I vertete I saj .Emri nuk I ndryshon asgje njeriut ,rendesi ka cfare ka bere ky njeri .

    1. ti je muslimon,mos komento per KRISHTERIMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

      autori eshte ”bastard”[atheos] dhe me shkolle ”laveri” pasi edhe emrin e tij nuk e di se si shkruhet[NAUM] dhe nga e ka origjinen………!!
      Eshte per te ardhur keq por shume emra te bukur me origjine greke perdoren ndershekuj nga orthodhoxet shqiptare por te bastardhepsur,kjo e thexuar shume ne kohen e pederit islamik Hoxha por qe vazhdon edhe sot,normalisht kjo ka te bej edhe me ndalimin e fese kristiane nga plehrat turkoshake te komunizmit………….
      disa nga emrat:Axileas-Arqile[Leu],Theodhoros-Teodor[Dhori],Harilaos-Arilla,Spyridonas-Spiro,Xristos-Kristo-Kristaq,Pantelis-Pandeli[Pandi],Athanasios-Thanas[ose Nasi],Evagjelos-Vangjel,Dhimitris-Dhimiter[ose Miti],Lazaros-Llazar[ose Llazi],Grigoris-Gori,Efthimios-Themi,Haralampos-Harallamb[ose Llambi],Antigoni-Gona,Maria-Marie,Androniki-Donika,Kaliopi-Kalopi,Georgjia-Jorgjia,Giorgi-Jorgji,Nikolaos-Niku[jo Niku i AK-se pasi ki eshte turk safi],Anna-Ane,Evagjelia-Vangjelia,Katerina-Ikateirini-Kate,Evstathios-Stathi,Giorgos-Gjergj etj,etj,pra pothuajse totalisht emrat jane deormuar deri ne shperfytyrim te tyre,ku mbjtesi i sotem nuk di permbajajtien e tij,kur feston dhe nga e ka origjinen ……………!!!!!!
      Per dijeni,pardje giortaze[festonte] emri ”Andonis” ndersa dje ”Athanasios” porse po te pyesje nje ”andon” apo ”thanas” shqiptar per kete festim emri ai nuk e dinte…………………..!

    2. B. K says:

      Këtij fenomeni i thonë – elokuim, ose deminutiv.

    3. Petrit Belliu says:

      Rastësisht pash ndërhyrjen tuaj rreth emrit Donika (Kastrioti), përdorur kështu në kumtimin e z. Naun Kule, duke kumtuar versionin tuaj se ajo quhej ”Andronika” dhe se si e tillë edhe duhej quajtur. Zotëri, lejohem t’ju kujtoj se z. Kule nuk gabon fare për sa e qortoni. Dihet se ndër shqiptarët dhe jo vetëm, trajta e shkurtër e emrave ishte një dukuri e shpeshtë dhe gjithshqiptare. Nuk e di profesionin tuaj dhe shkallën e erudicionit, përndryshe them se duhej e mund të kishit parë edhe autorë e dokumente joshqptare (italiane, frënge dhe madje spanjolle), ku emri i mbretëreshës sonë të adhuruar shkruhej në trajtë të shkurtër, dmth në atë të përdorimit të përditshëm, këtu dhe jasht, (anipse edhe me ndonjë shtrembërim fonetik, si psh, ”Donice”, në vend të Donike/Donika, etj.
      Ndërkohë, z. Kule, (që kemi pas rastin e këndellshëm ta njohim e ta përgëzojmë për punën kërkimore e kumtuese plot përkushtim), jam fare i sigurtë se e ka erudicionin e nevojshëm për të ditur emrin e plotë të mbretëreshës sonë – Andronika, (kuptimi i të cilit është emocionues e krenues).
      Por personalisht mendoj, se zotëria juaj kishit ma fort rastin për ta përgëzuar, se sa për ta qortuar, edhe pse ndoshta pa të keq.
      Madije, dikush tjetër, tip filogrek, dikur, e paska anatemuar keqas (deri dhe si ateist) z. Kule, edhe për qendrimin e tij prej orthodoksi patriot, (por që unë krejt rastësisht e lexova sot, me shumë vonesë. Gjithësesi, ju përshëndes.

  2. "BOHOTINA" says:

    Nje shkrim perle. I mrekullueshem. Madje meson dhe gjera te reja.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    nje sqarim:Te gjithe ata persa shkruan autori,flitet per shqiptare kristiano ortho/xe dhe jo sumqire turkoshake dobice te sulltan Muratit…………

    1. Kuq e zi says:

      Prandaj greqia ka fshire 4 shekuj histori qe te mos i zbulohet baba
      Kur ngrihej flamuri ne vlore dihet kush e kundershtoi
      Per para jeni bere ballabane

  4. Turp says:

    Ja filluan minoritarët e pensionit grek ca hyn feja ktu mer idiota pse po te jesh ortodokse nuk je shqiptare si mbas jush,domethënë eskluzivitetin e fes ortodokse e kan vetem greket?domethënë edhe romunet duhet te quhen gjithë janullatos ose serbet bullgaret etjjj.pershem itali antonio Angli Anthony emra nga latinishtja.na çat trapin me fet po e ka then me koh ai leri kisha dhe xhamia feja e shqiptarit

  5. xx says:

    Emrat cdo populli therret simbas pershtatjes me gjuhen p.sh.emri EUAGGELLOS nuk mund te shkruhet edhe ne shqip per hir te ndryshimit te shkronjave por edhe vete greket e dine se ne perendim Vasilit i thone Billi; Janit i thone Xhon; Jeorgios i thone XHORXHI;etj.Ne shqiperi emri Androniqi eshte pershtatur Donika.Ketu nuk ka asnje qellim te mbrapshte. Stamboll — Thesalloniki; helvetia– Zvicra ;Franca–Galia;etj Klisura-Kelcyres, Avllonas– Vlores; Dhiraxio Durresit, Skopia- Shkupit etj

    1. ti je muslimon,mos komento per KRISHTERIMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

      Stamboll -Thesalloniki………!!!!??
      o beqir,ik mbaro filloren pastaj hajde te na tregosh ”istoria”………………

  6. 80 % e gazetareve paguhen nga agjenturat e jashtme says:

    Ik more pambuk rrace e bastarduar

  7. Turp says:

    Mos na trego historinë ne ti o republikës se pensionit grek,se kush ta dha pavarësinë dihet qe jan arvanitasit qe ju se pranoni qe ishin shqiptarë por per çudi flisnin shqip si ka mundesi e?erdhi ai mbreti nga bavaria dhe shpiku Greqinë qe ju e lidhni me atè te vjetren dhe ju mesoj si te zhdukni identitetin shqiptar.eshte sikur te shpallesh sot republiken e Romës dhe te thuash qe ka lidhje me atè te vjetren,por italianet se bejn kete thon te verteten se Kan kulture dhe e din qe ka pasur invazione barbare me shekuj dhe nuk paguajnë pensione per te fshehur historinë

  8. ///// kallamani says:

    e paska pallu atje ne ardenic ai skenderbeu ate doniken si kau pelen ne muzeqe…
    ja edhe fragmente filmi..
    skenderbe.. t lakmoj…
    hiqi brekushet donike se mu ngref..
    skenderbe un s kam brekushe.. jam cullake.. gati per pallim
    heu burrnesh donik.. tamam si mue qe s kam vesh brek se m rri hajdari hu. gati per cbllokim fortesash armike..
    heu skender I beut sa luftetar qe je
    po donika jeme. luftoj me pall perpjet …
    dhe pasi pa sekuencat e ktij filmi dull hanxhar komunizmi mbajti fjalimin: “skenderbeu e ka ca shpellen me pall perpjet”

  9. migjen pallkari haaaaa....... says:

    sipas te dhenave me te fundit shkencore manastiri I qrdenices ka qen pidhtore. kupjera. shtpi publike pra.

  10. , says:

    Historia Shqiptare eshte e bazuar ne rrjedhen e ngjarjeve shekullore.Jo me kot Kastriotet dhe Muzakajt bene lidhjen mbreterore ne ate kohe !Ata kishin nje gjak e te njejten rrace.dy fise Ilire njeri tosk e tjetri gege.Realiteti hidheron çdo dite e me shume shpirtliget qe nuk dine se cilet jane vete.

  11. I Biri i Skenderbeut,Nipce Lushnje !!! eeee, prandaj iku dhe su kthye per tju ber ball Osmanllijve,se kishte marr nga Dajat.

    1. atdhetari says:

      O trap Gjergj Arianiti se rruante trapin as per Skenderbe as per Turq.Re gjithe i peruleshin.Sjenderbeu nga e krqja u martua me Doniken se donte ndihme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje