Përplasjevet fundit brenda Vetëvendosje-s dhe mosdakordimi i dy blloqeve në takimin e fundit për të rrugëtuar së bashku, së shpejti pritet të prodhojë një parti të re në Kosovë.
Krahu anti-Kurti, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet ta formojë një parti e cila do të quhet “Alternativa Socialdemokrate” dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri.
Siç hamendësohet, kjo parti rioshe pritet t’i rrëmbejë Vetëvendosjes-s më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të saj.
Një akt i tillë pritet të vijë pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda Lëvizjes. Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurti nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tutje.
Ndërkaq, deputetë të rreshtuar kah Albin Kurtit, janë shprehur optimistë se mes dy grupimeve do të arrihet pajtimi.
Mose u joshni nga ata qe ju mashtrojne per te shkatrruar partine e Z Albin Kurtit.Albin eshte nji shqiptare i vertet,e shume i paster,ne te gjitha pikpamjet personale e shoqrore.Behuni si nji grushte i vetem,e i fuqishem,luftoni per te mirat e Kosoves e te kosovarve,BASHKOHUNI.
Vetvendosja,eshte Partija Opozitare,qe krijoj nje situate ndryshe ne Kosove! Statuskuoja levizi,dhe Parlamentit ju shtua kjo Parti! Tashme,per shkak te deshires per te kapur kreun e Partise,Partija eshte ndare ne dy Grupime.Kurti ndodhet ne veshtiresi,Kurti eshte goditur,dhe goditjet kalojne korrnizen ,teprimet ne kto goditje,shihen qarte! Kurti ka bere burg disa here,nga Beogradi eshte burgosur,dhe ky burgim nuk ishte i lehte! Por qka te ben te vajtosh,me lot,eshte akuza per spijun i Beogradit,adresuar kah Albin Kurti! Dhe kush dyshon ne kte qeshtje,siq edhe tashme behet e ditur,pikerisht,pjestaret e ksaj partije,fraksijoni,qe doli nga kjo Parti.Por jo krejt ne kte fraksijjon,mund te besojne kete ,qe don te thote,nuk mashtrohen. Por ka nje mundesi per pajtim,siq edhe u tha ,Partija te gjej gjuhen e perbashkett,dhe te riformohet,duke e quajtur Partija Socialdemokrate,ku ka vend per te dy Kurtin edhe Imerin!