Nga Ylli Pata
Aktet, sjelljet dhe gjuha diplomatike, sidomos kur është fjala për raporte delikate mes dy vendeve, është përplot simbolika mesazhuese.
Kështu, pasi Athina zyrtare zgjodhi Kretën për bisedime me Tiranën, kjo e fundit ka zgjedhur Korçën. E për më tepër, është zgjedhur rrënja e saj, baza nga ku nisi të marrë jetë qyteti, Pazari i Vjetër, aty ku 5 herë në ditë dëgjohet ezani i xhamisë së Mirahorit, pika nga ku nisi të formësohej qyteti “djep kulture e tradite”, që njihet ndryshe me “letra të vjetra” dhe si pronë muslimane (vakf).
Por në vite, forca e interesa të ndryshe, e dualizuan atë duke tentuar ta kundërpeshojnë me elementin ortodoks, që fort mirë është shfrytëzuar (ose abuzuar) nga Greqia fqinje.
Por së paku nata e para e Kotziasit, darka e tij e mirëseardhjes, nuk kaloi afër imazhit e tingujve të këmbanës së Katedrales së njohur, në atë që konsiderohet qendra post-komuniste e Korçës, por tek djepi i saj, Pazari i Vjetër, i shndërruar në të ri pas rikonstruksionit, që i ka kthyer qytetin origjinalitetin e tij, aromën Mirahor, me në sfond ezanin.
“Hani i Elbasani”, një lokal tipik tradicional, me dizajnin e një lokali të shekullit XVIII, ka qenë vendi ku Ditmir Bushati kanë darkuar mbrëmë në Korçë, me shoqërimin e kryebashkiakut të qytetit Sotiraq Filo.
“Hani i Elbasanit”, ka edhe emrin edhe ndërtimin siç ka qenë përpara 100 vjetëve ku iu shërbente kryesisht udhëtarëve dhe tregtarëve që ishin nisur për në Elbasan, ndër shumë e rëndësishme e tregëtisë në vend dje dhe sot.
Hani, përfaqëson një version shqiptar të bujtinës, i hyrë fuqishëm jo vetëm në traditën etnologjike por edhe në shkrimet e udhëtarëve të famshëm për Shqipërinë.
Hani ndodhet rreth 100 metra larg Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, themeluesit të Korçës në vitin 1494.
Axhenda e bisedimeve shqiptaro-greke, përveç përmbajtjes, ka qenë një demostrim simbolike.
Ndërsa Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias zgjodhën Kretën si simbolikë për të nisur negociatat greko-shqiptare, Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kthyer reston me Korçën për të zhvilluar raundin pritës të bisedimeve.
Kreta, përveçse një ishull të bukur turistik dhe me pasuri të spikatura të trashëgimisë kulturore; është edhe “ajka” e Greqisë dhe filozofisë së helenizmit të shekullit të ‘20.
Athina zyrtare duket u kujdes që ta largojë takimin nga zonat kufitare me Shqipërinë, nga ku media apo qarqe në Shqipëri do të gjenin ndonjë toponim a histori me shqiptarë.
Kurse Kreta, të vetmen histori me shqiptarë e ka me urrejtjen që ushqejnë për Mehmet Ali Pashën, ish-sunduesin shqiptar të Egjiptit, i cili kryente shpesh ekspedita ndërshkuese në ishull.
Ndërkaq, zgjedhja e Korçës si qytet pritës i raundit të dytë të bisedimeve, duket ka qenë një sinjal nga ana e Tiranës se kërkojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë.
Përveç izolimit, pra qëndrimit në një vend ku për tre ditë do të shikohen thuajse gjithë kohën me njëri-tjetrin, pra mundësi edhe për t’u miqësuar, negociatat finale shqiptaro-greke, kanë pjesën e tyre të simbolikës, në lidhje me mesazhin që japin në publik.
Korça, jo vetëm në kohën pas Luftës së Parë Botërore ka qenë një nga qytetet e rëndësishme për Athinën zyrtare. Në vitin 1997, Greqia ngriti konsullatën e dytë pas asaj të Gjirokastrës, ndërkohë që ka promovuar ekzistencën e një “minoriteti grek” në Korçë.
Për këtë qëllim janë mbështetur qytetarët me origjinë vllehe, të cilët quhen si “grekë” nëpërmjet letrave të homogjenitetit.
Por kjo situatë ishte e mundur në vitet e para të postkomunizmit ku varfëria ndikoi në shumë vendime njerëzore, ku në lokalet e qytetit këndohej 90% greqisht dhe ku bizneset e mëdha të qytetit ishin krijuar e mbështetur nga grekët.
Sot ka një panoramë krejtësisht tjetër: Korça është një qytet “tjetër”, ku është rikthyer shkëlqimi që ajo ka pasur në shekullin e kaluar si ekonomikisht dhe kulturalisht.
Siç ndodhte përpara 100 vitesh, në Korçë dynden një numër i madh qytetarësh grekë nga Kosturi apo edhe Selaniku, si turistë, për të kaluar një “fundjavë tipike shqiptare”. Ky përjetim po i dhurohet dhe Nikos Kotzias, me pak ezan në sfond. Po varet çdo të prodhojë…
Sa gje e trashe ky Pata!. Po pse ezani i musilmaneve eshte karakteristika e Korces? Une deri tani e dija se karaktersitike ishin kenget korcare qe ne shumice te tyre jane perkthime dhe adaptime te muzikes greke, kultura frenge qe njesoj dominonte korfuzin dhe Korcen, por qe faktikisht importohej nga Greqia. Korca, porta hyrese e kultures europiane nepermjet fqinjit te tij me te zhvilluar Greqise, tani na paska si tradite minarete dhe ezanin! U, pika qe ste ra-do thoshte tetua e “Keshtjelles ne Gur” po te kalonte kesaj ane.
O gazetar derr birr deri! E fillove me ezan dhe e mbarove me ezan. O turk sunit dhe edepsez. Te mbeti xhamia ne goje. Ishallah ajo minarja e Xhamise te mbetete ty e soj e sorollopit tend te mbetete ne ndonje vend tjeter qe s’ta them dot. EDEPSEZ!!!
O ylli, po peshk mbete. Ta kam thene njehere kur ke folur per prokurorine. Kujdes me keto shkrimet percarese. Djepi i korces nuk lidhet me myslimanizmin, por me kulturen qe vjen nga shkolla e pare shqipe. Qofte
Na vdiqe me kete ezanin or idiot. Sikur nuk e di qe eshte po aq i demshem per shqiptaret sa edhe teoria greke e Vorio Epirit.
Ore Pata ku ishin myslymanet qe paskan themeluar Korcen? .Deri ne vitin 1490 aty ku eshte Korca sot ishte djerre dhe u shfaqen myslimanet dhe e formuan more vic i lepire. Dhe vazhdon me budallalleqe se Korca eshte sinonim i aromes se xhamise,dhe mburresh bile.Ti qenke hajvan.
Sic hodha prap syte tek titulli ku thote: ”rrenjet e qytetit nen thirrjen e Ezanit ” na qenka simbolika e takimit dipllomatik.Eshte e pamundur nje gazetar te shprehet keshtu. Eshte turp qe edhe ndonse Ezani na kendoka ,kjo nuk eshte vlere e denje per nje simbolike,perkundrazi.Ky gazetar ka mendje sa nje bibe .
Sot ne Korce jane per bisedime as me shume e as me pak dy shqiptare, Kocias qe perfaqesone Greqine dhe Bushati Shqiperine, Kocias eshte “Ilire” “Arvanitas” ne greqisht dhe “Arbanit” ne shqip qe do te thote” ar- bon, dhe keto duhet te shkrusash zoti gazetar, te thellohesh me shume per te shkuaren tone, jo Arabike, por pagane dhe Ortodokse, se ezanint tend qe e perflete me kaq krenari, jemi ne aty ku jemi. Iliret nuk adhuronin fene e Muhametit, por i luteshin diellit, dhe me vone si pjese e Europes Krishterimit. Islami si Fe erdhi ne shekullin e 17 dhe konvertimi masiv i popullsise shqiptare. Ti po je Turk adhuroje fene tend por mos shkruaj per shqiptaret se keto historite i jam dimension tjeter popullit ushqejne urrejtje midis nesh, Feja nuk formon as identite, e as “kombesi” Ne jemi Shqiptare, dhe keto qe shkruan ti pa baza akademike dhe referenca , te cilat jane ideologji demogagjike ne baza fetare si Greket dhe Turqit! Ne kemi historine dhe ti duhet te shkruaje Dy shqiptare ne “Korce” diskutojne problemet shekullore dhe te tjera, drejt dhe jo ezana i nderuar Z, Pata.
Hani i Elbasanit ne Korce ,aq sa ka larg xhamine e Iljaz Bej Mirahorit ka edhe kishen e famshme te Shen Gjergjit ku u fronezua Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare me imzot Fan Nolin ne krye , si dhe shtepine e shpalljes se Republikes Autonome te Korces nga Themistokli Germenji .Kot i ngaterron punet o gazetar me keto gjera.Patjeter qe aty ka simbolike dhe ajo eshte bashkegzistenca paqesore teresisht europiane qe ofron Korca shqiptare jo vetem nga pikpamja fetare ( qe ne fakt e ka e gjithe Shqiperia) por edhe ajo midis kombeve,vendeve e interesave te ndryshme.
Po pse nuk po i boton komentet,oj Tema?!