“Vetëvendosja” zgjedh sot kryetarin, kandidon vetëm Albin Kurti

21 Janar 2018, 10:22Rajoni TEMA

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e ri. Votimet do të bëhen sipas parimit një anëtar – një votë.

Qendrat e votimit do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë nga ora 10:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

VV thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet dhe se adresat e vendvotimeve janë bërë të ditura për anëtarësinë. Pas mbylljes së procesit të votimit do të fillojë procesi i numërimit të votave.

Me përfundimin e numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim”.

Në garë për kryetar të VV-së është vetëm një kandidat – Albin Kurti.

Kjo vjen pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati. Dorëheqjet kanë ardhur pas pakënaqësive të tyre me Kurtin dhe zhvillimeve tjera në parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje