ANALIZA: Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?

20 Janar 2018, 17:34Rajoni TEMA

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?

Në Kosovë quhet Gjykatë Speciale dhe në përgjithësi kështu e quan gjithë shtypi shqiptar. Në tekstet në gjuhën gjermane përdoret termi Gjykata e posaçme e OKB-së.

Në tekstet në gjuhën angleze përdoret Gjykata e krimeve të luftës. Faqja e internetit e vetë gjykatës përdor në shqip “Dhomat e Specializuara” dhe “Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Në fakt nuk ekziston asnjë precedent i qartë ligjor.

Çfarë është Gjykata speciale?

Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Marty-t.

Mbas miratimit të raportit, EULEX krijoi një Forcë Speciale për hetimet (SIFT).

Kosova nënshkroi më pas me BE-në një marrëveshje ku zotohej për zbatimin e shtetit ligjor. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015.

Kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Taskforca u bë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator 2016, kur u bë emërimi i Prokurorit.

Në fakt u krijuan dy institucione të ndara dhe të pavarura: Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara përbëhen nga administrata dhe Gjykatat e Specializuara.

Dhomat i bashkangjiten sistemit gjyqësor në Kosovë në të gjitha nivelet. Çka do të thotë se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në Kosovë do të kenë nga një Dhomë të Specializuar që do merret me krimet.

Cilat krime?

Ndërkohë që është e vështirë të kuptosh strukturën e Gjykatës, është shumë e qartë për çfarë krimesh bëhet fjalë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar që drejtohet nga Prokurori, ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj.

Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji, krime për të cilat është raportuar në raportin e Dick Marty-t”, thotë Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT.

Ndjekja e krimit quhet politizim?

Lidhur me akuzat për politizim, Christopher Bennett, i tha Deutsche Welle-s: “Prokurori i Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar bazohen tek ligji dhe tek faktet.

Puna e tyre nuk influencohet nga etniteti, orientimi politik ose nga çështje që lidhen me pavarësinë e Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar drejtohet krejtësisht nga përgjegjësia, që të nxjerrë para ligjit me një proces të drejtë të gjithë ata që kanë kryer krime, që përfshihen në juridiksionin e saj. Këto procese gjyqësore do të zhvillohen jashtë Kosovës, siç e parashikon ligji, në mënyrë që të sigurohet mosndikimi nga politika.

Duke aprovuar ligjin, Kosova pranoi bashkëpunimin për zbatimin e shtetit juridik dhe trajtimin jopolitik të raportit të Marty-t.

Kjo është diçka që Prokurori dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e marrin shumë seriozisht”, ve në dukje zëdhënësi Christopher Bennett.(DW)

3 komente në “ANALIZA: Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?”

  1. Bashkimi says:

    Keto paljaco me ne krye antishqipetarin Dick Marty shpiken nje gjykate antishqipetare vetem e vetem qe ti bejne qejfin rusise dhe serbise fashiste. Shume shpejt do te dale e verteta e miliona eurove qe Dick Marty dhe Carla del Ponte kane marre si shperblim per ate ” rraportin e famshem” ( njeri si hartues dhe tjetri si mbeshtetes). Keto te dy jane burrokrate tipik liberal europiane te zote per asgje , qe vete skane bere asgje per te miren e njerezimit perveqse konsumuar lirine dhe prosperitetin e sjelle nga te tjeret ne vendet ku ato fatmiresisht kane lindur. Ato nuk e kuptojne dhe kurre sdo ta kuptojne se si eshte te luftosh per liri. Shteti Shqipetare (si pale e akuzuar ) duhet ti hedhe ne gjyqe keto paljaco dhe ti detyroje qe medeomos te paraqiten personalisht si deshmitare ne Hage
    dhe ti tregojne botes edhe njehere ate perrallen fantastiko-shkencore me tregti organesh ” ne shtepine e verdhe” .

  2. katarakti says:

    Po ne Serbi a shte ngritur ndonje Gjykate Speciale per te hetuar mijera te vraret, zhdukurit pa gjurme, perdhunimet, shkaterrimet etj etj qe kreu ushtria serbe ne Kosove?!

  3. lavdim says:

    nuk po kuptohet fare se qka po ndodh me ne shqipteret evropa eshte e njet lavire sikur ieshte me pare sa gjykata duhet mi vendeos ne kosove ketu shkelet direkt kushtetuta e kosves dhe pavarsija e nje shteti kosova ma heret ka qen e poshtuar nga serbija e sod eshte e okupuar nga bashksija nderkombtere po luajn me ne keto jan lojra te serbis dhe te rusis me ndimen e evropes po ku kan ber trafikim organesh ukq eshte genjeshter e pa par ndonje her po sa serb jan zhdukur qe te trafikojen organet ky eshte nje turp i madh jan me mira shqipter te zhdukur ende nuk dihen per fatin e ture as eshterat nuk i duhen se ku kan po nese dikush ka ber trafikim organesh eshte ushtrija e milloshoviqit qe ka ber ket se ka vra me mira shqipter te pa fajshum e ka zen rob me mira se kerkush nuk po flet mer viktimat e popollates shqiptere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje