Mos e nxeh kurrë një burrë!

22 Janar 2018, 17:09Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

U vra Ariela! Ka shekuj që vriten në emër të dashurisë.

Quhet krim pasioni!

Dikush nuk e përmban dot veten dhe kërkon të zhdukë dhimbjen e tij duke vrarë personin që ia shkakton, se kështu beson se vret refuzimin dhe dëshpërimin personal, duke u humbur në hakmarrje gjakatare.

Kush nuk e ka menduar një herë në jetë, mes çasteve, mrekullinë e zhdukjes nga faqja e dheut të një njeriu që i ka bërë keq?! Por, qenia njerëzore është e pajisur në këtë botë jo vetëm me instikte por edhe me frena: të vetëdijes, ndërgjegjes, egos, super-egos dhe arsyetimit.

Vrasja është kryefjala e kohës sonë në kuptim fizik por edhe social. Ndaj, dua që “25 rreshtat” e ditës së sotme të shërbejnë si një hapësirë për të hapur një diskutim më të madh se një episod tragjik, ku vdes një 21-vjeçare, për të cilën të dridhen mishtë, kur e mendon. Ka një klimë në përgjithësi nervoze, me shumë episode brenda, për çdo ditë që ka falur Zoti.

Ambienti ku jetojmë është fotografia e shpirtit tonë. Ne jemi bërë pak të sëmurë në përgjithësi: pa limite morale, disa madje të mbushur me veten, aq sa nuk ua nxë veten e zmadhuar ky qytet i vogël, vend i vogël, që të bën në darkë president e të gdhin në mëngjes analist, që suksesin dhe dështimin ta matin me të njëtin kut dhe ka të njëjtën aromë: pak si ajo e plehut. Nëse e ke bërë keq të kryqëzojnë, nëse e ke bërë mirë të bëjnë po pleh, sepse jemi zakonisht duke parë tjetrin ose me zili ose me urrejtje.

Në psikologji mësohet se ajo që mendojmë për tjetrin është në të vërtetë vetja jonë, si e njohim ne veten njohim dhe botën, atë që kemi frikë e përshkruajmë tek tjetri. Kriza jonë na duket krizë e atij përballë. Si mbrëmë, që u përballa me krizën e një burri me nerva në telefonin tim.

Po kthehesha nga kinemaja (ku as filmin nuk e pashë me vëmendje, se po mendoja për rreshtat që duhet të shkruaja për Arielën, që ka emrin e sirenës së bukur) dhe teksa fshija baltën që më qe ngjitur në këpucë, tek dera e shtëpisë, m’u shfaq në ëhatsapp një mesazh si uji në llucë. Ishte një mesazh, që mezi e deshifrova.

Një pretendim/ankesë për Tiranapost.al, që doemos lidhet me emrin tim dhe një përpjekje për të më kujtuar se unë jam grua dhe një burrë ka shumë armë për ta vrarë një të gjinisë time. (Si me policin e Shkodrës, që para disa kohësh më kërkonte llogari në telefon, se nuk kisha konfirmuar informacionet me titra kudo të Prokurorisë.

Atëherë u thashë kolegëve në zyrë, me humor, se ndonjë ditë do më vrisnin poshtë pallatit, pa e ditur pse!). Sepse të vrasin, si Arielën, po ta dinë që s’i kap policia. Duke të vrarë ty, vrasin krizën e tyre, disa! Si i dashuri Arielës ka edhe burra të tjerë, edhe si burri me nerva në telefonin tim, që m’u duk se mbrëmë kishte një kokë sa madhësia e legenit, të mbushur me pisllëqe.

Gjatë drejtimit njëvjecar të portalit Tiranapost.al, jemi përballur me pisa dhe pise, edhe pse Tiranapost.al është krijuar si një portal që tenton të bëjë gazetari, pa e ndarë lajmin në gjini, është burrë apo grua. Nuk funksionon si një mjet që të sulmojë apo mbrojë një tender, disa, një aferë, disa… Ta mbajë mirë apo ta mbajë keq me Edi Ramën, siç bëjnë mediat e mëdha, të cilat as nuk po e fshehin më këtë garë! Është një portal, që ka sakrifikuar klikimet shumëmilionëshe, me aspiratën për t’u bërë të besueshëm dhe jo thjesht të klikueshëm, pa rënë pre e joshjes së por(no)taleve!

Sikur ky burri, me kokën sa një legen, të kishte shkruar mbrëmë një status për Arielën e re, që u vra në rrugë, do kishte marrë disa “like” më shumë, një postim në të gjitha portalet – në Tiranapost.al patjeter – por, në fakt, i qe postuar refleksioni i punës së vet, kaq! Siç thotë Kadare tek “Mosmarrëveshja”, kur përshkruan mizorinë e vrasjes së Ramize Gjebresë, të vrarë për një flirt, (i kryer, i pakryer, pak rëndësi ka): është tipike për burrat e Ballkanit, thotë ai, të jenë të kësaj prerjeje.

Pavarësisht kësaj, ne i duam burrat. Largqoftë të jetonim në një botë pa ta, pa flirtin, përqafimin e ngrohtë të burrit me të cilin biem në dashuri! Është ambicia e çdo gruaje në shekuj: edhe kur e ka burrin në krahë, dëshiron që ai ta dojë nga fillimi, prapë e prapë, se shpirti do të përkëdhelet. Edhe kur nuk e ka, ka vullnet ta provojë derisa të ketë fuqi e zemër, me burrin 1, 2, 3…deri kur ta gjejë. Nuk e di si e mendon gjinia tjetër për gruan.

Disa e marrin edhe si dobësi, pronësi, si cen me të cilin mund të të shkatërrojnë karrierën. Po qëkur dashuria qenka mëkat e flirti turp?! Ka burra e burra: romantikë, derra, fisnikë dhe të humbur në krizën e tyre, që duhet ta keni parë edhe ju, se e shërojnë disi mes vedi. E kemi vënë re disa herë solidaritetin mashkullor. Jo se burrat nuk vrasin dhe nuk urrejnë njëri-tjetrin.

E bëjnë po njësoj. Por, kur vjen puna, mes një gruaje dhe një burri, gjithmonë fajin e ka gruaja, e cila duhet të mos dalë nga korniza “mos e nxeh kurrë një burrë”. Sepse gratë rriten duke u edukuar nga nëna e shoqëria  me modelin “mos e nxeh kurrë një burrë”, sepse e ke luftë të humbur.

Ata dinë të fshehin mirë dobësitë e tyre, rivalitetet, ta transferojnë turpin, dështimin apo dhe refuzimin, sic bëri i dashuri vrasës i Arielës.

Janë po aq të dobët dhe të trembur si ne, por e luajnë bukur teatrin në jetë. Kanë eksperiencë më shumë dhe në këtë pikë duhet t’i imitojmë si një Role Model. I kemi modelin më të mirë të aleancës për mbijetesë, të dashurisë së njeriut për njeriun, paragjykimit zero të njeriut për njeriun.

Dhe për të gjithë ata që e shanë Ben Blushin, që u ankua për popullin, mendoj se ishte gjëja më e vërtetë që tha. Duhet të kërkojmë një popull tjetër, që t’i dojë edhe gratë.

Sepse për këtë duhet vërtet një popull si ai që kërkoi Blushi. Nuk e importojmë dot. Duhet të luftojmë me muret që kemi sot! Kjo është gjëja më e vështirë në botë, por mund ta nisim duke imituar ata, burrat!(Tiranapost.al)

24 komente në “Mos e nxeh kurrë një burrë!”

  1. lavdosh says:

    dhe ju te medias, sidomos analistet dhe publicistet s B Blushi (meqe e permende ne artikull) jeni pergjegjes per kete produkt final, per kete popull, per keto mentalitete dhe per kete shoqeri te dhunshme. A nuk flisni per dhune cdo dite, a nuk jeni negative per cdo gje?
    Populli thote qe do korrni ate qe mbollet. Rregjimi i E Hoxhes neri nje emancipim ehde pse siperfaqesor, kurse ne 27 vjetet e fundit rrumpalla shkaterroi cdo gje

  2. Grand says:

    When a man loves a woman!
    Eshte nje kenge se cfare nje burre mendon dhe bene per nje grua!

  3. Bonusi says:

    Nuk e di pse sa here shoh kete vajzen me kujtohet lali Eri?!! Tmerr

  4. Mos Vri. Masturbo! says:

    Hapni Bordelloooot. Hapni Bordelloooot. Ka meshkuj te deshperuar per sex. Biles ka meshkuj qe dashuria per ta eshte vetem sex. Bordellot do te qetesojne mendjet dhe gjenitalet e meshkujve. Hapni Bordellot. Do shpetojne shume jete femrash. Hapni Bordellot qe te lirohen edhe administrata publike nga prostitutat dhe te zenvedesohet nga profesionistet. Hapni Bordellot se do pastrohen edhe televizionet nga prostitutat. Hapni Bordellot se eshte e vetmja menyre qe te amortizohen krimet e pasionit. Hapni Bordelloooooot perbri cdo Lloto Sporti dhe perbri cdo Casino, se do te qetesohen meshkujt. Meshkujve ne Shqiperi kane uri per sex, pasi nuk shkarkohen. Po po, nuk shkarkohen, e u dalin hormonet dhe sperma nga syte e nga veshet. Meshkuj, derisa te hapen Bordellot MOS vrisni, Masturboni.

    1. Atdheu says:

      Mos vri. Mastrubo.,
      I ke rene pikes. Ky eshte realiteti.

    2. GRATE says:

      TE LUMTE ! MOS TE KOMENTOJE ME NJERI. PIKE. PROPOZOJ NJE PROTESTE TE GRAVE ME KETE TEME : MOS VRI. MASTURBO !

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Sepse kam pershtypjen qe kjo Kazhani fillon te masturboje, kur arrin andej nga mesi kap kalemin dhe shkruan, pastaj arrin orgazemn dhe publikon shkrimin.

  6. Cobo says:

    Nuk e ka keq kjo Mira.

  7. po says:

    Kjo ia ka fut kot
    ka lexur ca rreshta anglisht kjo e na bindi
    gra perverse si (a)delina fico
    qw me llafe shume bindin nje kokerr gruri tru qw kane
    jane te sinqerta por idiote
    u quhet

  8. po says:

    Kjo ia ka fut kot
    ka lexur ca rreshta anglisht kjo e na bindi
    gra perverse si (a)delina fico
    qw me llafe shume bindin nje kokerr gruri tru qw kane
    jane te sinqerta por idiote
    u quhet ..

  9. po says:

    Kjo ia ka fut kot
    ka lexur ca rreshta anglisht kjo e na bindi
    gra perverse si (a)delina fico
    qw me llafe shume bindin nje kokerr gruri tru qw kane
    jane te sinqerta por idiote
    u quhet ….

  10. jo says:

    di nuk e di fare historine moj vajze
    po ta dije do te shkruaje ndryshe

  11. Teuta says:

    di nuk e di fare historine moj vajze
    po ta dije do te shkruaje ndryshe
    kjo vajza shpetoi por cfare do te besh ti
    ti do te plakesh, do te shemtohesh
    nuk do te ta varin me e keshtu me radhe
    qaji hallin vetes

  12. Teuta says:

    di nuk e di fare historine moj vajze
    po ta dije do te shkruaje ndryshe
    kjo vajza shpetoi por cfare do te besh ti
    ti do te plakesh, do te shemtohesh
    nuk do te ta varin me e keshtu me radhe
    qaji hallin vetes !!!!

  13. Emiljano says:

    Mos nxeh kurre nje burre shqiptar duhet titulli,sepse kokcepshi shqiptar menjen e ka vec per buke dhe seks

  14. yujku says:

    “sepse per kete duhet verter nje popull si ai qe kerkoi Blushi..”
    Ndoshta Blushi kerkoi votat e elektoratit…ai vete eshte pjese e popullit, si je edhe ti gazetare Mira, sic Jane te gjithe…burra e gra, femij she te moshuar…mbeshtes betejat pro femrave… por nuk me pelqeu ngaterimi me ceshtjet politike. Mundohuni ti mos ngaterroni betejat sociale me ato politike..dhe mos ia vini fajin popullit, per nje budallallek te nje person…ne qofte se doni qe ai…”Populli” t’ju mare seriozisht.

  15. Lal krosi says:

    ( falem zot e gjynah shpirti asaj vajzes) eh shyqyr qe i erdhi rasti kesaj qe te beje nje shkrim se kishte kohe pa e degjuar njeri dhe kishte frike se do e harronin se sa kot ja fut me shkrimet e veta pseudosociale

    bej pak reklame feministe o mira, qe te biesh ne sy se ndryshe do fillosh pune neper call center !

  16. Po dh says:

    Ti more Po, je krejt rrush. Per te nis mesazhin mjafton nje klik. Meso dhe shenjat e pikesimit se pa to fjalia nuk ka kuptim. Pastaj mund te jesh anetar i nje komuniteti njerezor. Meso dhe fjale te mira jo vetem ato banale, se shkrimin nuk e ke kuptu fare.

  17. MiraKazani says:

    Je per te ardhur keq, o femer shterpe ( ne mendime, se ato lexoj). Cfare shkruan moj aman. O zot si eshte katandisur bota. Bej lajm Mira ,e hedh 25 rreshta per fatkeqesine e nje femre…Hesht o plehre ,o eskorte pese lekeshe se kush te njeh thagma tregon per ty. Morali jot i kalbur ste lejon te flasesh ne emer te femrave.O gazetare ordinere dhe delirante ( se as gazetare nuk je). Fluturojne lart femra si ty o Mira se shesin shpirtin e ca gjera te tjera. Bej ndonje hartim dhe per gruan e dashnorit ndonje dite e qaji hallin se femer fundja eshte dhe ajo….

  18. luli says:

    mira; shkrimi eshte i lodhshem…..

  19. Ana says:

    O zot sa keq ndihem kur lexoj keto komente, dhe te gjithe jane mejshkuj koke bosh qe din vetem te shajn dhe ofendojn. Po mos harroni se nga nje femer keni lindur dhe ju mor mjeran, ju jeni vetem njeres te varfer ne shpirt. Mira nuk te njohe moj vajze, po ik nga ai vend se me injorantet nuk ja del dot. Ata te vrasin per hic gje, ata te gjykojn me ate koken e tyre bosh.
    Shkrim i goditur, po kush ta kuptoj. Good luck dear!
    Ana

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Bravo Ana, te uroj te gjesh per vehte ndonje kokeplot, apo je nga ato qe kenaqesh me vehten a me noi shoqe.

    2. yujku says:

      “dhe te gjithe Jane meshkuj koke bosh qe din vetem te shajne dhe te ofendojne” ne fakt Ana ne komentin tuaj nuk pashe gje tjeter pervec se sharje dhe ofendimeve ndaj meshkujve ne pergjithsi..mos harro se edhe ti ke nje baba ose vella…
      injoranca ne fakt nuk eshte vetem pronesi e meshkujve…por e budallenjeve…qe nuk njeh perkatsi seksi, bindje politike fetare apo race..

  20. petro says:

    kerjkoni te nderroni popullin duke e zevendesuar me te tjere aziatike a cfar mund te jene.keni parasysh me pare te fusni vehten tuaj.me vjen keq por nuk na ke thene gje,ato qe thot ben blushi kane te bejne me nje njeri te pa afte menderisht me romane te vjedhura e kok bosh.populli shqiptar do ec i perparza e do te perjashtoi dhe tyja.kur pash titullin e shkri mit mendova se do kisgje thene dicka e sidomos perf tradhetyine tinzare qe ka bere ajo semer.ajo nuk i ka dale ball per ball djalit e rti thote se nuk te dua me per cfar do arsye por i eshte shmangur duke e acaruar me tenxdencen te dua apo nuk te dua deri sa zai kreu faktin.ti qe ben shkrimin me vjwen keq por je komplet e pa afgte e jeni me te vertet me teper se kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje