REPLIKAT/ Rama-naftëtarëve: S’keni pse vini që në Tiranë më këmbë. Naftëtarët: Jemi pa bukë, ore…

22 Janar 2018, 12:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një “interpelancë” me naftëtarët e Ballshit.

Ai ka bashkëbiseduar me tan ë distancë, nëpërmjet një monitori.

Rama iu tha atyre, se shumë shpejt besonte se do të shkonte në Ballsh për ta rivënë rafinerinë në punë.

Ndaj, sipas Ramës, nuk kishte arsye pse naftëtarët duhej të udhëtonin në këmbë nga Fieri në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë, kur sipas tij, qeverinë ata e kanë në dispozicion.

Jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt unë do të vij atje në Ballsh për ta rivënë në punë rafinerinë, për këtë po punojmë.

Ju jeni në të drejtën tuaj të mos më besoni, jua thashë… kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjendje dëshpërimi dhe ju merrni edhe rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion…”, tha Rama.

Por një nga naftëtarët u përgjigj duke thënë se kishin disa muaj pa bukë.

“Kemi sa muaj pa bukë ore. Jemi pa punë dhe pa bukë, prandaj e marrim rrugën në këmbë.

Rama reagoi duke thënë:

Të lutem, ka rregulla, mos më bëj Flamur Nokën këtu tani, se krijohet problem pastaj…shaka, shaka…

Ju falënderoj, shumë shpejt do të kontaktojmë prapë, ndërkohë që keni kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Energjisë.”

Rama u zotua se i mban të gjithë premtimet e dhëna, dhe se statusi i naftëtarit tashmë ishte gati, por në krahun tjetër tha se një hetim i plotë për privatizimin e dështuar të ARMO-s ishte më se i nevojshëm.

Në faqen zyrtare të kryeministrit në Facebook thuhet se kjo ishte interpelanca e parë me qeverinë në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

“Përmes shqiperiaqeduam.al një grup naftëtarësh të Ballshit kanë thirrur në interpelancë Kryeministrin dhe dy ministra. Interpelanca zhvillohet sipas modelit të interpelancës parlamentare.  Çdo grup interesi e komunitet, që ka një çështje konkrete me interes publik, për të ngritur në qeveri, mund të regjistrojë kërkesën interpelancë me ministrin përkatës apo kryeministrin, platformën shqiperiaqeduam.al.”

Por punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku sipas burimeve për Top Channel, kryeministri Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje.

Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Po sipas të njëjtave burimeve, bëhet me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve se duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit, e gjithashtu të kenë një rol më aktiv në zonat e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore. (TemA)

12 komente në “REPLIKAT/ Rama-naftëtarëve: S’keni pse vini që në Tiranë më këmbë. Naftëtarët: Jemi pa bukë, ore…”

  1. adi says:

    Rame
    Merjua shpirtin ska leke per buke.
    Ata te tjeret po prape ne fier qe nuk duan plehrat merjua shpirtin me polici ashtu ti nxish ne dru.
    Se keshtu do te duan me shume, do te votojne me shume.
    Popull legen qe kerkon leke nga leket e timonierit
    Dhe kerkojne qe shqiperia mos te behet nje hale e madhe plehrash.
    Rame kete radhe dhe une jam me ty.
    E meritojne drurin.

    1. undefined says:

      sh e sakte. e meritojne bagetia drunin dhe zgjuarsine e kapter ramiut. sidomos ajo puna e plehrave.

      po shqip di te shkruaj gazetaruci. skandal nga te gjitha anet. mjer Albanistani. e ka fajin Janulla

    2. Kosovari says:

      Nok paskeni buke ?!
      Shkoni te hani biskota atehere !

  2. Toni says:

    Ngele duke bere i bere reklama vetes. Ca paske qene mer Rame? Shaje Berishen se dilte 5 here ne dite ne TV. Po beji njehere ato pune pa ta merr vesh gjithe populli. Ato kane kaq kohe pa rroge ti ke dhe fytyre e ben batuta!!

  3. Tin says:

    NAfta Ballshit po helmin gjithe Shqiperine…. me kete teknologji ajo nuk mund te vihet ne pune. Na shkatertuan makinat dhe shendetin

  4. mirel says:

    Po u bene dhe keta pabuksit si Flamur Ndoka. Flamur Ndoka e ka profesion te llomotise.
    Naftetaret, si pabuksa, duhet te rrine urte e te mos shqetesojne qeverinee Ramutit dhe te Arben Ahmetes.
    Nuk mjaftojne hallet qe ka qeveria me Bashen dhe Kryemadhin.
    Kushedi sa pare te tjera ju kushtojne.
    Miliona euro Luli
    .miliona Ilir Meta. Nuk te ngelet asnje kacidhe per kokepalaret.
    Nuk ka faj Ramuti. Hall i madh ky.
    Populli duhet ta kuptoj timonierin. Te duroj pa buke se nuk u be qameti. Nuk ka pse e prish imazhin e bukur te piktorit. Dhe plerat ti duroje, se fundja nje pale do ta haje, po kur e ha populli keshtu eshte me mire.
    Te rroje Partia!

  5. SPQR says:

    ashtu mendoj dhe une, c’pune kane keta legena qe kerkojne buken e gojes tek timonieri, kur timonieri i siguroi para pak kohesh se investimi tek armo ishte serioz dhe i suksesshem! ka pune ore timonieri, do beje hetime serioze, ska nge te merret me buken e gojes suaj! jua ka vene timonieri ne dispozicion qeverine dhe shqiperineqeduam e koordinatores Spiropal qe vetem koqet e kalit te Skenderbeut i kane mbetur pa krahasuar me ato te timonierit! c’fare doni me shume o popull legen?! edhe Beni i anglishtes si profesor ekonomie qe eshte jua gjeti zgjidhjen, futuni ne lista asistence, ose futini nga nje skedine, mbase qelloni! c’fare dreqin doni me shume?!!

  6. ripjellja says:

    Ky Ramistani eshte gjeni, hajt se folim u thote fakirave nga portali. I ngopuri se kupton asnje here te uriturin por ky dallkauku te pakten u ben humor me Ben Qametin ne krah dhe ne fakt, ka te drejte me kete popull dele. Duhet te kaliten naftetaret dhe mos ta bezdisin kot udheheqesin qe harxhon kohen me klasen punetore.

  7. Tyryry says:

    S’ka problem . Edhe pa buke vetem Partia te jete mire. I Madhi e di me mire sec duhet dhe sec nuk duhet. Nese duhet te rrime pa buke , pa buke do rrime. Ne fund e dime vete ne , voten te vendi.

  8. Beni i Emglishtes dhe Kapter Ramauti says:

    bravo socialista me ne fund ju erdhi edhe ju truni i vocer

  9. Thanasi qe ta plasit says:

    Doni buke ju? Ska. Po ju dhame juve çdo vjedhim vete. Keni pare ju ndonje investim gjate ketyre pese vjeteve. Jo. Vetem fjale. Ato i kemi me shumice dhe me ato do tju ngopin juve. Haduti kur nuk ka cfare te vjedhi fillon vjedh xhepat e veta

  10. I drejti says:

    Ca thoni more komentuesat te zgjuar te monikes?ca lidhje ka Rama me Armon?Rama po nderhyn tu zbusi dhimbjen naftetareve sepse Armo eshte kompani private.Armo u privatizua nga qeveria berisha per Tacin dhe pasi u shtrydh mire shpalli falimentin.Babai im ka punuar te Armo deri ne 2013.gjate vitit 2013 mori paga vetem 80 000 leke te reja para zgjedhjeve.(9 muaj pa marren rrogen) normale u largua per te punuar privat.ARMO ju dha si kolateral nje banke nga azerbaxhani.Ironia me e madhe eshte qe komentuesat e Pd dhe Monikes I kerkojne llogari Rames nderkohe qe e shkaterruan Armo kur ishin bashke ne pushtet dhe Meta bridhte me bllok ne dore si minister i energjitikes.minimumi Monika duhet te heshti sepse populli ju njeh mire.vertet Rama mund te kete shume mangesi por lsi dhe pd jane barbare qe e plackiten kete komb deri ne palce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje