“21 janari” 7 vitë më pas, Ndreu: Si flenë rehat përgjegjësit e vrasjes? Shteti ishte i organizuar për të vrarë...!

21 Janar 2018, 19:10Politika TEMA

Akuza te forta vijne nga deputeti socialist ne drejtim te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes per vrasjen e kater demonstruesve te opozites me 21 janar 2011 perballe Kryeministrise.

7 vite pas vrasjes së 4 personave në protestën e 21 janarit 2011, ende nuk ka një përgjegjës të dënuar. I ftuar në studion e Report Tv, deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh se “nuk është marrë asnjë masë kundrejt gardës që vrau 4 persona që nuk kishin kryer asnjë krim dhe ishin të pafajshëm”.

“Në atë kohë isha deputet i Kamzës dhe isha në protestë, njerëzit kishin ardhur për të protestuar dhe u vranë në një moment kur protesta po shpërndahej”, tha Ndreu.

“Ishte një sistem i organizuar shtetëror, që vret dhe nuk heton vrasjen e 4 personave të pafajshëm, habitem se si e bëjnë gjumin rehat përgjegjësit e kësaj vrasjeje”, vijon Ndreu.

Ndreu thekson se, “ne pretendojmë që të bëjmë ç’është e mundur që të instalojmë një  sistem drejtësie funksionale dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt”. “Kush ishin personat civile që hynë në kryeministri për të mbrojtur kryeministrin e asaj kohe? Pse u zhduk hardisku i kamerave? Kush futi duart aty?”.

I pyetur se kush janë përgjegjësit për vrasjen e 4 personave Ndreu tha se, “Një grup do të vendoset një drejtësia e re dhe ka një grup tjetër që nuk e do këtë? Pse nuk e duan drejtësinë e re? Kjo është e kuptueshme”.

Të gjithë deputetët mund të ishin plagosur, pasi ne ishim atje mes protestuesve, biles unë bëra thirrje nga furgoni i mediave që të ndalohej zjarri se po vriten njerës.

Videot janë parë më kujdes nga hetuesia për të parë nëse ndonjë deputet i PS, ishte i përfshirë, por nuk kishin çfarë të gjenin”, thotë Ndreu.

Së shpejti do të fillojë Vetingu dhe nuk e ndalojmë dot më këtë nismë që ka filluar, tha deputeti i PS.

9 komente në ““21 janari” 7 vitë më pas, Ndreu: Si flenë rehat përgjegjësit e vrasjes? Shteti ishte i organizuar për të vrarë…!”

  1. ardi says:

    palacot si sali berisha, Ilir Meta e Lulezim Basha e kane vendin ne burg. Lereni llafet kot po beni drejtesine.

  2. Ela says:

    Bjeruni maskarenjeve e mos i leni te lire se na felliqen vendin. Futini ne burg se nuk durojme me

  3. Ana says:

    Ska asgje qe e ndal drejtesine e re qe te vere me shpatulla pas murit te gjothe vrasesit. Njehere e mire ky vend duhet te pastrohet nga funderrinat qe e vodhen edhe e dhunuan drejtesine dhe zhvaten shqiptaret.

  4. Zizu says:

    Je shume legen o pjerin. Ti dhe shoket tuj kishit organizu per te vrare polic. Po ti ske faj se nga policia bere miljona.

  5. {sit back and relaks} says:

    nqs s’do kishte viktima protestuesit do ktheheshin prape po ate dite ose te nesermen edhe me te karikuar, gjithsesi kjo se justifikon reagimin joprofesional dhe jo proporcional te forcave te policise. isha vete aty me protestuesit dhe ishte nje loje si macja me miun mes opozites dhe qeverise. te dyja e dinin qe do kishte dhune gjithe ceshtja ishte kujt do ti ngelej faji ne dere. protestuesit kishin ardhur te karikuar per dhune, u kuptua qe kur grupi i shkodres i tom doshit e sterkaj me shoke zune rradhet e para dhe ishin ata qe inicuan sherrin me policine. KM u sulmua nga perballe dhe krahu i piramides. gjithsesi terheqja e policise dhe lenia e hyrjes se KM pa mrojte ishte shume e cuditeshme fillimisht, me vone u kuptua qe ishte lene qellimisht per te inkurajuar protestusit te futeshin brenda perimetrit ku me ligj policia kishte te drejte te hapte zjarr. Dhe e cuditeshmja tjeter ishte qe pati qe e kaluan porten por s’u qelluan nderkohe qe u qellua mbi njerez kur u kuptua qe ata po iknin s’kishin synim me te futeshin brenda ishin jashte ne trotuar. Per mendimin tim Saliu donte viktima qe ti jepte kunder-mesazh Rames, ndersa Rama donte dhune deri aty sa ti jepte Saliut te kuptonte qe e kishte seriozisht por pa viktima. Te dy ishin te pergatitur per dhune por sejcili kishte bere llogarite e tija. Duke njohur temperamentin e Saliut Rama shpresonte per nje mbireagim te Saliut por pa viktima, por pala tjeter kishte te tjera plane. Rames i duhej nje proteste e gjakosur per te diskretituar Saliun si i dhunshem, diktator etj etj por nderkohe Saliut i duheshin viktima dhe nje motiv per te vrare dy zogj me nje gure, nxirrte Ramen si anti-shtet e syte e te huajve dhe njekohesisht zbythte protestat e metejshme. Problemi me Saliun eshte qe ai di te luaje shume mire ne sulm por eshte komplet i paafte te ndertoje strategji kur i duhet te luaje ne mbrojtje pasi jo gjithmone mrojtja me e mire eshte sulmi. Rama e shfrytezoi fare mire kete dobesi te saliut por me koston e 4 jeteve. Berisha eshte pergjegjes ne mos direkt, indirekt per vrasjet, Rama eshte pergjegjes moral per jetet e humbura pasi aventura e tij kushtoi 4 jete njerezish qe dolen ne shesh per te protestuar e jo per tu vrare. Kur merr persiper te nxjerresh popullin ne proteste duhet ti vihesh ne balle e jo ti largohesh e ti lesh ne meshire te fatit. Pra ose paaftesi organizative per te majt protesten ne kontroll ose ajo u la qellimisht jashte kontrollit. ne te dyja rastet eshte pergjegjes.
    Pra Ndreu ate pyetjen se si i ze gjumi naten ata qe vrane 4 veta duhe t’ia drejtoje edhe KM te sotem, Edi Rames, si bashkepergjegjes i asaj rrumpall-proteste. Shpresoj te pakten ne privat me familjet e viktimave te kete kerkuar falje dhe te jete ndjere pergjegjes se i coi drejt gropes pamvaresisht se ne koken e tij ndoshta se kishte menduar se do kishte keto pasoja. Populli thote, kur luan me zjarrin, digjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje