Basha pret tortën e demokracisë me djalin e Fahri Balliut: Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë mos e ul kokën, eja në protestë

21 Janar 2018, 14:14Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar qytetarët e Pogradecit për protestën e 27 janarit.

Ai thotë se në këtë datë do të mundësohet bashkimi i shqiptarëve kundër padrejtësisë, kundër varfërisë, kundër aleancës së qeverisë me krimin.

Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është maxhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës.

Ndërkohë ai ka prerë edhe një tortë me deputetin e zonës Klevis Balliu.

“Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij.

Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit.

Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo!

Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës!

Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!” u shpreh Basha. (TemA)

 

5 komente në “Basha pret tortën e demokracisë me djalin e Fahri Balliut: Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë mos e ul kokën, eja në protestë”

  1. ce says:

    akoma me ushtarin e mire shvejk ky Basha, nuk e ka mare vesh se per te birin e faros tregohen barcoleta ne lokale per gafat qe ben kur flet ne publik,,,,,,

  2. NAFTETARI says:

    PASKA EDHE TORTA DEMOKRACIE..qija nenen….duket se ne Shqiperi paskan Rrjedhur te gjithe Demokratet qe jane Demokarre… ju dhjefsha Demokratet…ju jeni ber per Al-Pazar..lol

  3. BERISHA LARGOHU says:

    Nese je i ri dhe nuk gjen dot pune bashkojo protestes , Bashes nuk i interreson se a ka pune, por ta perdorim te papunesin, pastaj tja fusim sa krahu. Mos u beni popull idiot duke degjuar opoziten kriminale.

  4. Apo jo? says:

    Shembulli me i mire per te rinjte eshte djali i Fahriut.
    Fahriu u tregua oportunist dhe iu bashkangjit Lulushit ne cader.
    Djali i tij u be deputet si rrjedhoje.
    Ky eshte mesazhi qe percjell PD-ja.
    Pra mos u shkolloni, po lepini bythen e njeriut te duhur.

  5. Poradeci says:

    Z Basha. Shume mire qe po shkon dere me dere per te kerkuar mbeshtetjen popullore. Por sduhet ta kerkosh kete ne Pogradec. Pasi ketu keni instaluar shembullin me te keq te qeverisjes suaj me Kryetarin e Bashkise, Eduard Kaprin qe eshte i perzgjedhuri i Partise Demokratike. Prej 2 vjet e gjysem qyteti lengon nen tutelen e keqqeverisjes lokale te Dinastise Kapri. Keqmenaxhim fondesh, punesim pa piken e meritokracise, vetem familjare te fisit Kapri. Xhvatje tenderash te fituar nga firmat e tyre. Mungese vizioni dhe deshire per te bere dicka per Pogradecin . Vetem mendojne si te vjedhin per te mbushur xhepat e tyre. Qyteti lengon. Nuk do shume zgjuarsi ta kuptosh. Prandaj ju thashe: Jo ne Pogradec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje