21 janari, Zef Brozi: Akt terrorist e i pabesë i shtetit ndaj qytetarëve. Arta Marku të hetojë dhe krimet e "peshqve të mëdhenj"...

21 Janar 2018, 13:57Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit sot Gjykata e Larte, Zef Brozi, në 7-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të opozitës në Bulevard, jashtë perimetrit të Kryeministrisë e cilësoi një akt terrorist te shtetit ndaj qytetareve.

Brozi shkruan në Facebook se në këto 7 vite janë sabotuar hetimet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa prokuroria dhe gjykatat kanë mbrojtur urdhëruesit dhe vrasësit.

Ai bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të fillojë një hetim real për 21 janarin e 2011-ës dhe të krimeve të tjera të “peshqve të mëdhenj”.

Postimi i plotë i Zef Brozit ne rrjetin social:

“Me 21 Janar 2011 shteti kreu aktin me te rende terrorist dhe me te pabese ndaj qytetareve te vet ne Tirane. 21 Janari 2018 shenon 7 vjetorin e mosndeshkimit te atyre qe urdheruan kete krim shteteror, shenon 7 vjetorin e sabotimit dhe pengimit te hetimeve nga kryeministri i 2011-es dhe mbrojtjen qe prokuroria e gjyqesori u bene deri me sot autoreve e urdheruesve te vrasjeve te 4 protestuesve.

Prandaj duhet pershpejtuar reforma ne drejtesi dhe duhet mbeshtetur maksimalisht Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku, qe prokuroria te filloje hetimin real te terrorit te 21 Janarit 2011 dhe shume krimeve te tjera te “peshqve te medhenj””.

8 komente në “21 janari, Zef Brozi: Akt terrorist e i pabesë i shtetit ndaj qytetarëve. Arta Marku të hetojë dhe krimet e “peshqve të mëdhenj”…”

  1. vaso says:

    Doni me i lene kopilin ne dere zj.Marku.Nuk eshte e ndershme.

  2. Aldo says:

    Ky qe liroj nga burgu terroristat e asfalise greke qe ben masakren e Peshkepise ne Gjirokaster. Ku u vrane ushtaret tane. Dhe iku nga Shqiperia si tradhetare i shitur tek greku. Duke kerkuar strehim politik ne SHBA. Sot na qenka shume i indinjuar.Po pse more majmun ato qe vrane ushtaret tane cfar ishin ? Nuk ishin terroriste.

  3. "BOHOTINA" says:

    Ç’ bete gjithe ata burra si puna jote qe u vuri perpara nje çoban dhish nga Viçidoli. Tani doni te prisni flete dalje dikujt tjeter. Turp. Ndonese kam shume respekt per ju Brozi. Gjithesesi Znj. Marku si e pavarur ta beje mire punen. Nuk eshte me koha e perbondeshit Berisha te vere epitete.

  4. zefi nje person shume korrekt.bravoo.akte terrorist nga shteti qe mbron shtetin,dhe akte human kur protesta rama me ps-n bejn gr…t shtet,rrafin policin,cadrat e bukura dhe humane 36 ton droge vetem 2017 ten.bravoooo zefi,se edhe ju hani ne kazanin e eurove rama.

  5. qenef brozi says:

    Foli dhe ky per ndershmeri apo per kortupsion,ky qe liroi terroriste greke dhe disa mafioze shqiptare dhe iku si legen pasiqe mori me vete 2 milion dollare para nga krimi dhe korrupcioni,na flet per peshqit,i cili ishte njeri nga peshkaqenet e medhenj vete,tani na mban leksione ndershmerie gjoja.

  6. Ish anetar i Levizjes se dhjetorit 1990-s says:

    Z. Zef, mejdani ketu eshte, ne Shqiperi. Hajde ne Tirane dhe bashkohu me drejtesine e re shqiptare per te shpetuar Shqiperine nga ky kancer qe e ka mberthyer dhe po e mbyt, krimi dhe korrupsioni. Perse heziton ? A nuk ke edhe ti shume gjera per te denoncuar per Sali Berishen & Co per bemat e tyre vrastare dhe korruptive ? Fjala dhe vepra jote na duhen sot ne Shqiperi, jo nga USA.

  7. Nard ndoka says:

    O Zef,.. qe ti je rrote kari kjo dihet, por qe je kaq kar i madhe nuk e dinim, si do qofte nga je ti mire je.

  8. Spartaku says:

    Zef Brozi,me qendrimin e tij prej nje patroiti te denj,juristi te madh, dhe shume i pergatitur profesionalisht,vazhdimisht ka dhene ndihmesen e tij te drejte per shqiperine.Ai me veprimet e tija,te nje kuadri te larte,ka imponuar te te gjithe shqipetaret respekt dhe besim te personi i tij.Ata qe komentojne kundra Brozit,kuptohet se jane njerez te kryekriminelit Sali Berisha.Jane pa tru ne koke.Zef Brozi e meriton te jete pjese e organizmeve te reformes se re te drejtesise.Eshte jurist me pootence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje