Nga Prof.Dr Artan Xh. DUKA
Prapë protesta në Rumani. Vënd i BE. Dhe prapë korrupsioni, ai “gogoli” që neve BE na i ka vënë si para-kusht për hapje negociatash, pale anëtarësim! Po, a ja vlen të mbajmë veten me garjet duke kritikuar BE për standarte pranimi për gjëra që hasen në gjirin e saj? Se fundja, edhe në BE, korrupsioni është pashmangshmëri. Natyrë njerëzore.
Por ajo që dallon një vënd të BE nga ne është qasja ndaj tij. Ndërsa rumuni, italiani, greku apo francezi, del në protestë për veten e vet dhe të mirën e përbashkët, ne, që kemi shumë herë më tepër arsye se ta, nuk dalim ose kur dalim, dalim në kohën e gabuar, kauzat e gabuara dhe nën hyqmin e gabuar. Siç pritet të ndodhë edhe më 27 janar.
Qytetari rumun në protestë, sesa justifikim për problemet tona, është sfidë që nxjerr “lakuriq” sedrën qytetare në vënd. Ndoshta, prandaj dhe nuk jemi ende në BE. Ku opozita më së pari fillon tek qytetari.
Kriza e qytetarisë
Apatia qytetare ndaj abuzimit politik tek ne është historike. Ende nuk jemi shkëputur nga tribalizmi ku lideri admirohet dhe ndiqet pas apriori, për keq a për mirë. Prej vitesh si qytetar luftën kundër korrupsionit e kemi “deleguar” ironikisht tek protagonistët e tij por për fatin tonë të mirë, së fundi “stafetën”e kanë marrë miqtë e huaj që me sa duket, qoftë dhe për interesat etyre, do ia dalin mbanë.
Ndaj qeverisjes që nuk është e imunizuar nga problemet, reagimi qytetar tek ne është ose apatia (tipike), ose protesta dinjitoze ku opozita nuk i fton por ftohet në shesh (shumë e rrallë), ose ndjekja pas e opozitës sa herë bën ftesë ajo (tipike).
Demokracia fiton kur ndaj qeverisë që abuzon, sheshet mbushen plot. E mira e do që qytetari të mos priste për ftesë në të por tek ne ende mbetet ende luks (përjashto revoltën ndaj piramidave).
Demokracia ndërkohë humbet nëse qeveria abuzon dhe sheshet mbeten bosh! Por demokracia humbet edhe kur sheshet mbushen me qytetarë që thjesht i përgjigjen thirrjes së partisë pavarësisht mungesës së kauzave demokratike dhe cënimit të interesit kombëtar (sikurse sot hapja e negociatave). Jo vetëm dëshmon opozitë të paprinciptë por dhe qytetari në krizë.
Të dyja bashkë, qoftë apatia apo “bedelizmi” qytetar, njësoj na mbajnë larg standartit demokratik sa kohë politika ose nuk të llogarit ose të ka në “xhep” në çdo kohë. Po ndërsa qytetari nuk ka pse kritikohet kur nuk del në shesh për veten e tij, ai i prish punë jo vetëm vetes por gjithë shoqërisë, kur del në shesh si bedel për hallin “pas meje, qameti” të liderave që shpresojnë se me tensionimin e situatës e “martirizimin” grotesk politik do të mund të fitojnë ca kohë.
Protesta e 27 janarit nuk është protesta e qytetarit shqiptar, qoftë votues i PD apo PS, që kërkon jetë me të mirë dhe integrim në BE. Është thjesht tentativë në panik për dalje frike nga ata që shohin se drejtësia po u vjen rrotull për ato që bënë dje në qeveri brënda “kornizave” ligjore të kohës.
Takëmi në krye të opozitës e di që protesta do i izolojë dhe diskretitojë më shumë në sytë e publikut dhe partnerëve të huaj. Po aq u bën. Dëshpërimi ekstrem pjell reagime ekstreme. Mbi të gjitha shpresojnë se, sesa vetë “jehona” e protestës, do të ketë më shumë efekt zhurma mediatike dhe politike në ditët që i paraprijnë asaj! Në atë gjëndje që është sot lidershipi opozitar, beson gjithshka!
Protestë që vetëm prish punë për të gjithë!
Për fat të mirë, ndryshe nga herët e tjera, përballë opozitës të pashpresë dhe provokuese, nuk është vetëm një qeveria punëtore e liberale si kurrë më parë, një publik që nuk kandiset e kuturiset aq kollaj nga “fletërrufetë” opozitare të stinës por dhe një dyshe që nuk kanë ç’i bëjnë – BE/SHBA, që janë të vendosura për reforma për shtet ligjor dhe standarte reale demokratike në vënd. Është prania e të huajve që shpjegon dëshpërimin e madh opozitar.
Ndaj as 27 janari e as data të tjera më pas nuk i bëjnë më fajde takëmit në krye të opozitës që nuk ka kë fajëson tjetër për panikun sot nga drejtësia, përveçse veten për abuzimin e paskrupullt të djeshëm në qeveri. E kur nuk i bën fajde politikës së përfolur për abuzim, nuk i bën, jo e jo, qytetarit të thjeshtë simpatizant të PD e LSI. Përveçse dëm.
27 janari është një sfidë e shans për të dëshmuar qytetarinë demokratike të përkrahësve të PD e LSI. Nëse e duan partinë e tyre, t’a lënë sheshin bosh që të shtohet presioni për rotacion në drejtim të partisë. Jo vetëm nuk fitojnë gjë duke bërë “bedelin” për interesa të tjetërkujt, por rrezikojnë të humbasin vetë dhe të gjithë me ta me komplikimin e negociatave me BE.
Perëndimi po na sheh dhe, më shumë se abuzimi politik i PS sot dhe PD e LSI dje, e preokupon reagimi ynë si qytetar ndaj tij. Po ndodh në Rumani! As duke e harruar, as duke e falur dhe për më tepër, as duke e përkrahur duke iu bërë dekor bedelash në shesh si deri më tani! Janari do mbahet mënd për datën 21. Data 27, as nuk ka as paralele me Rumaninë, as do të mundet të sfumojë tragjedinë për të cilën janari do mbahet mënd gjithmonë.
Sillesh nga sillesh,por ne fund del qe je militant i PS.Problemi nuk eshte vetem nje krah apo 2-3 lider.Problemi eshte se jemi popull i korruptuar deri ne palce.Duhet te jemi ne opozite me c’do qeveri,dhe te protestojme.Vetem keshtu mund te tronditet qeveria.Nuk mund te kritikojme opoziten dhe te shfajesojme qeverine.
une me shume i besoje lulzim bashes kryeminister dhe fatmir mediut presidente,sesa edi rames kryeminister e ilir metes presidente.kto koka partije ps e lsi jane kalbur ne shqiperi,dhe qe 27 vite me bruqkulla te tyre droge e krimi.dita e mire shifet ne mengjez,dhe jo 100 vite per ta kuptuar se ps e lsi prodhojn vetem bagla ne shqiperi.
harrova te them se hyrja ne B-E eshte exclu-perjashtuar per shqiperi e kosove,se nuk ekzistojn dy unione,edhe u-evropian,edhe unioni turko-arabe me antare ne konferencat islamime ose europen,ose azi-arabin.
Bukur mire. Me pelqen trajtimi. Kur populli nuk shperthen vete si per piramidat dicka nuk shkon. Druaj z. autor se Salihu e banda e tij 27 janarin mund ta kthejne ne nje 2 prill 1991. Kesaj i druhem.
Te shkojsh ne manifestim me 27 per bythen e lulzim bashes,qe nuk pyet kur as per militantet e vete,e lere me per opoziten tjeter,eshte kulmi i idiotsise.
kur jo ne manifestim sa te jete ai Kryetar i PDse.
Edhe naten,do shkoje prape Lulzimi me ba marreveshje me Ramen,siç beri pas #cadrave#?
O TI i FRONTIT NACIONAL ,duhet te jesh bisht i Legenllekut dhe banditizmit te Lul-Hajdutit dhe Fatmir-Trafikantit qe ti mendosh per kryeminister dhe President respektivisht.Na Gajase .Mos i trego Gruas se cfare ke propozuar se do te leri .
bedela nga te dy krahet, harruat greven e urise te ps ku lideri jashte dhe te tjeret nguteshin dhe benin shfaqje kur futeshin ne cadra, cadra te tere, njesoj por te pakten se u be keq dje, mos te vijoje gjithmone kjo pune, del tjetri por te kete nje kauze dhe jo tani se deri dje shanim socialistet qe benin protesta ne prag te heqjes se vizave, tani ben rremuje kot para se te hapen negociatat, megjithse socialistat, tu japim hakun jane meruar pa kane dale ne protesta ose kane patur kauza madhore nga gerdeci e 21 janari etj e megjithate per naton e anulluan protesten, nuk ka krahasim me bedelat e pd qe jane gatitu per hallin e madh se kane bere pislleqe liderat dhe kane frike nga drejtesia. del rumuni po del qe te veproje drejtesia kurse tek ne dalin te mbrojne ata qe kane frike nga drejtesia!
ne shqiptaret nuk propozijm lulizi. bashen si shpetimi i shwiperis,por si nje e keqe me e vogel ne krahasim me ps e edi rames qe eshte tragjike per shqiperin.se pari ne shqiperi i kosove nuk ka nje parti te vetme nacionale forte etnike e raciste,se me etike e racizem mbrohet kombi shqiptar dhe shteti.ky eshte kushti nr-1)por edhe te formojm parti radikale nacionale vete populli nuk eshte nacional,por nje 50%ndihen si turq,tjeret si grek,serbe,bektashi,qerkez,torbesh,goran,rome-magjup,vlleh,bullgar-maqedon,e ka qe ndihe
n edhe si gjysem arabe gjysem tutq.dhe ka k…n te mbrohet nacioni e shteti shqiptar.pra ne shqiperi e kosove eshte e pa mundur nje shtet shqiptar demokrat e pro evopian,se vete feja turko islame lufton etnin e kombin shqiptar.