LIBRA gjen pasuesin e Ben Blushit: Ja drejtuesi i ri i partisë

21 Janar 2018, 15:20Politika TEMA

Pasi Ben Blushi dha dorëheqjen nga LIBRA dhe politika, forca politike që ai drejtonte ka zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, LIBRA ka njoftuar drejtuesit e rinj.

Mësohet se drejtimi i partisë i është besuar nënkryetarit Endri Tafani.

Në njoftim bëhen të ditur edhe emrat e anëtrëve të rinj të strukturave të LBIRA-s.

Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës

Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e
fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë
14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:

1. Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;

2. Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu
dhe Gent Karalliu;

3. Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo,
Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;

4. Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018;

5. Administratori i LIBRAs rikonrmohet Zj. Matilda BEQIRI;

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti I tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.

Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të
kryhet nga Z. Endri TAFANI

8 komente në “LIBRA gjen pasuesin e Ben Blushit: Ja drejtuesi i ri i partisë”

  1. Tirona says:

    kaq shume te pasur qenkan taksapaguesit shqiptare sa qe mbajne me rroga dhe parti qe nuk kane elektorat ??!!!!

    1. atentatori says:

      Lajmi i ores se fundit:
      -Sot pasdite ne Tirane,ne fshehtesi te plote eshte formuar Partia Intelektuale Dhjetoriste shkurt P.I. DH!
      Kryetar i partise u zgjodh princi kamboxhian Chen Ju Pin!

  2. ela says:

    urimw Endrit dhe suksese ne rugen si kryetar

  3. Tirona says:

    kaq shume te pasur qenkan taksapaguesit shqiptare sa qe mbajne me rroga dhe parti qe nuk kane elektorat ??!!!!

    Kta drejtues te ketyre partive nese duan te futen ne politik dhe nese e ndjejne vete te afte per te bere poltik ashtu sic e kerkon sistemi democratic duke ndjekur sistemin bashkohor demokratik i instaluar dhe i konsoliduar ne vendet e zhvilluara demokratike perendimore, ti lene partit ku aderojne dhe te behen pjese e dy partive te mdhaja tek PD dhe tek PS , per ti reformuar keto parti, ashtu sic po reformohet sitemi i drejtesise, se pse, keto dy parti me politikat e tyre anadollake e kane katandisur kete vend te bukur dhe madhedhtor ne nje vend mizerabel ? ku e ardhmja do te jete me e zymte , ne te kunderten nese nuk jeni te afte dhe mbani ne kembe keto parti vetem per perfitme personale duke pritur per te futur duart tek tepsia e shtetit dhe e taksapaguesve , jepni te gjithe doreheqjen dhe njekohesisht shkrini keto parti qe rendojne taksapaguesit dhe secili prej jush te shkoj e te punoj ne ato vende ku ta gjejne veten te afte, per ti sherbyer komunitetit qe te mos beheni parazit i jetes se taksapaguesve….. ???‍♂️

    1. Shkodrani says:

      Vetem nje gja me vjen shume keq, si u rrejt nga Bllushi kjo zonje e nderuer dhe krenaria e Shkodres, Moze, gabimi ma i madh i jetes tande qe u lidhe me nje zog gomari

      1. no says:

        Moza nuk u rrejt, e tille ka qene gjithmone, por ka gravituar per interesa te veta rreth me te fuqishmeve, suksesin e te cileve e paraqeste si personal. Sa provoi te shantazhoje nga makuteria, u shperbe…

  4. miri says:

    Kjo eshte loja e Blushit, i lig, inatcor, intrigant, hipokrit dhe i pa afte. Tani, pasi deshtoje te kercenoje Ramen politikisht per interesa te jovan bregut, do ta sulmoje si gazetar, perseri i destinuar te deshtoje,,,D E SH T A K.

    Si the more i pa cipe fajin e kane shqiptaret…….hajt se ta tregojne shqiptaret ty dhe fares tende perverse

  5. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Per. cfare partie behet fjale ?? libra qe nje zyre intrigash agjitacioni dhe demagogjie e nivelit te ulet , anetaret e saj nuk i bashkon idea per shpetimin e atdheut , por i bashkon kariera dhe ambicja e semure , dhe si te tille nuk perparuan , fraksione te dale nga PS-ja , deri dje ishin shoke , bashkepunetore dhe kolege ne parlament , sot ……..kundershtare dhe intrigant te pashembullt …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje