Çfarë iu thotë mendja Monikës dhe Lulit, se mund të arrijnë me protesta?

22 Janar 2018, 10:18Politika TEMA

Mustafa Nano ka bërë një koment për protestën e 27 janarit, të thirrur nga PD dhe LSI.

Ai shkruan për gazetën Mapo, se Basha dhe Kryemadhi po tallen me militantët e tyre, duke iu thënë se do të rrëzojnë Ramën.

Sipas Nanos, e vetmja mundësi për të rrëzuar Ramën, janë zgjedhjet.

Dhe shjet bëhen në vitin 2021.

Shkrimi i plotë i Mustafa Nanos  

U bë kohë tanimë që opozita shqiptare (PD plus LSI) prodhon ditë për ditë të njëjtin lajm: organizimi i protestës së 27 janarit. Është një ngjarje që po e përgatisin me shumë pasion. Janë mobilizuar të gjithë, me në krye Bashën e Kryemadhin, për të organizuar një protestë të madhe. Dhe në këto përpjekje e sipër, herë me dashje e herë pa dashje, krijojnë te mbështetësit e tyre idenë se të shtunën e fundit të këtij muaji të gjithë shqiptarët do derdhen në rrugë, e do formojnë një cunami që do t’i marrë përpara të gjithë, mbi të gjitha qeverinë. Krijojnë idenë pra se më 28 janar, Edi Rama do të jetë kudo, por jo në zyrën e kryeministrit.

Mirëpo kjo është një lojë e rrezikshme në radhë të parë për dy udhëheqësit e opozitës. Me këtë, ata po krijojnë pritmëri që nuk kanë për t’u përmbushur kurrë. Protesta ka për të qenë një protestë e zakonshme, një nga qindra protestat që janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Do të jetë pra një protestë e opozitës, e dominuar numerikisht nga militantët e partive që deri para disa vitesh kanë qenë në një vend pune, e që mezi presin të rivijnë në pushtet për të rifituar çfarë kanë humbur në vitin 2013 (në rastin e LSI-së, në vitin 2017).

Basha po kërkon të përgatisë një protestë të shqiptarëve, por për arsye që nuk është vendi këtu të listohen, ai nuk mund ta bëjë dot këtë gjë. Protesta në fjalë nuk mund të jetë tjetër, veçse një protestë demokratësh. Kështu që nuk ka asgjë të re në këtë mes. Demokratët këtë gjë kanë bërë gjithë kohën. Ndryshimi është që do kenë në krah LSI-në.

“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund; ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund; mësoje këtë nga Elbasani tani, dhe do ta mësosh këtë nga Tirana më 27 janar”, -tha ai në Elbasan, duke iu drejtuar Ramës në vetë të parë.

Çdo ditë lëshon nga një mesazh të tillë. Mirëpo këto janë gjepura. Të gjithë e dinë që janë gjepura. Basha i pari e di që asgjë nuk do të ndodhë më 27 janar, e të vjen çudi pse tallet në mënyrë të pamëshirshme me militantët e vet.

Në të shkuarën janë bërë protesta shumë më të mëdha sesa kjo që pritet më 27 janar, dhe asgjë nuk ka ndodhur. Dhe nuk ka se çfarë të ndodhë. Nuk ka se si të ndodhë. Aq më pak mund të ndodhë nëpërmjet dhunës, siç lihet të nënkuptohet (kjo loja me dhunën që bëjnë politikanët shqiptarë herë pas here është më e ndyrë se të gjitha aferat korruptive që ata së bashku kanë bërë).

Nëse dikush, apo disa do ushtrojnë dhunë, do bëhen arrestime (ka ikur koha kur bëheshin vrasje). Por dhunë nuk ka për të pasur. Sepse opozita nuk ka asnjë interes ta bëjë këtë gjë. Sido që t’i bëjnë llogaritë, vetëm dhuna nuk u intereson. Në rastin tjetër, nëse çdo gjë do të shkojë qetë pra (janë të gjitha gjasat që kështu të ndodhë), atëherë ngjarja do të kalojë pa u vënë re. Do bëhet një diskutim mbi numrin e pjesëmarrësve, dhe kaq. Opozita do të thotë se dolën në shesh mbi gjysmë milion shqiptarë. Pamjet e fotografuara me drone nga sipër do të tregojnë – ky është një parashikim i imi – jo më shumë se 10 mijë (nuk ka se si të jenë më shumë sesa kaq; po të jenë 10 mijë, do të ishte një sukses i paparë; jo për gjë, por populli opozitar ka kohë që duket fare i shkrehur). Dhe pasi të flitet për këtë gjë nja dy orë nëpër studiot televizive e nëpër rrjetet sociale, ngjarja do arkivohet. Demokratët e lsi-stët do të kthehen nëpër shtëpira me ndjesinë e kohës së humbur  kot. Dhe me siguri, një pjesë e madhe e tyre, kur të thirren në protestën e radhës, nuk kanë për t’u hipur autobuzëve, furgonëve për në Tiranë.

Po edhe sikur të supozonim se protesta do të ishte e jashtëzakonshme, asgjë nuk do të ndryshonte në thelb. Opozita në një rrethanë të tillë do të kishte arsye të mendonte se rruga e saj nuk do të jetë më malore, do kishte arsye gjithashtu të fliste për një momentum të vetin, por në panoramën e përgjithshme do të mund të dallonim po njësoj dy fakte të palëvizshme, të pakundërshtueshme, të paçbëshme: 1. Lulzim Basha do të jetë në opozitë, të paktën deri në vitin 2021; 2. Edi Rama do të jetë kryeministër deri në të njëjtën kohë. Një ndërrim vendesh mes të dyve mund të ndodhë vetëm brenda kutive të votimit. Ah, po, ka një mënyrë tjetër për të rrëzuar Edi Ramën, por me këtë mënyrë nuk vjen Lulzim Basha në vend të tij. Kjo mënyrë është parlamentare. Me fjalë të tjera, mund të krijohet një rrethanë, në të cilën Rama nuk e ka më këtë shumicë që ka, dhe një shumicë e re ia del të merret vesh për një kryeministër tjetër. Por kjo është një mundësi në letër. Në praktikë nuk ka shenja, e gjasa, që në kampin socialist të ndodhë ndonjë “luftë civile”.

Mënyrë tjetër nuk ka. Me protesta, me dhunë, me pjesëmarrje masive, mund të arrihet çdo gjë, por nuk mund të rrëzohet një qeveri. Basha e provoi njëherë, dhe u shpresua se në atë rast (çadra) leksioni i vetëm që do kishte marrë do të ishte një dhe vetëm një: qeveria nuk bie se dëshiron opozita të bjerë: qeveria bie vetëm nëpërmjet votave. Do të ishte shumë e çuditshme, nëse Basha nuk do ta kishte mësuar këtë leksion që, në të vërtetë, do duhej ta kishte ditur edhe pa qenë nevoja e çadrës. Qeveria nuk bie kur duan opozitarët që të bjerë. Qeveria bie kur shumica e shqiptarëve janë kundër saj. Dhe ka vetëm një vend, ku mund ta marrim vesh se kjo lloj shumice ekziston: kutitë e votimit. Kush shpreson, beson a premton se qeveria mund të bjerë nën presionin e ca mijëra njerëzve që dalin në rrugë, është duke parë ëndrra me sy hapur.

Opozita ka të drejtë, dhe arsye, që të bëjë protesta. Nuk është kjo që vihet në diskutim. Por le t’i bëjë këto protesta me synimin për t’u thënë njerëzve të pakënaqur nga qeveria se kanë ku të mbështeten, se opozita është e gatshme t’u dalë për zot e t’i përfaqësojë në gjithë pakënaqësitë e aspiratat e tyre, dhe se, për këtë, të gjithë së bashku duhen të mendojnë se si ta dobësojnë apo rrëzojnë qeverinë, e shumicën, në zgjedhjet e radhës. Me që ra fjala, zgjedhjet e radhës janë pas pak më shumë se një viti. Është fjala për zgjedhjet administrative. Opozita, në vend që “ta nënshtrojë e mposhtë qeverinë” me anën e protestave, duhet të përgatitet ta bëjë këtë gjë në këto zgjedhje. Në vend të harxhojë energji, kohë, para me protesta, që në fund do të rezultojnë të pafrytshme, do bënte mirë të ngrinte zërin për rregullimet ligjore, mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR-it dhe të sugjerimeve të veta, që garantojnë zgjedhje normale e të pakontestueshme. Basha e të vetët duan ta shfrytëzojnë praninë e tyre në parlament vetëm për këtë punë. Dhe në fakt, ata nisën ta bënin këtë gjë, por e lanë aksionin në mes të rrugës. Dhe e dini se çfarë do ndodhë? Do të ndodhë ajo që ka ndodhur gjithmonë. Nja dy muaj para zgjedhjeve, pikërisht atëherë kur kohë nuk ka më, opozita do të ngrejë zërin për të bërë këto ndryshime ligjore.

Kjo do të thotë se nuk u interesojnë zgjedhjet e rregullta e të ndershme. Nuk u interesojnë, pasi zgjedhje të tilla të lënë pa alibi në rast se zgjedhjet i humbet. Kush humbet zgjedhje free and fair, ikën në shtëpi. Mirëpo nuk është kjo që ata duan. E prandaj, merren me protesta.

23 komente në “Çfarë iu thotë mendja Monikës dhe Lulit, se mund të arrijnë me protesta?”

  1. Daniel says:

    Po sikur opozita e kercenuar keq nga vetingu te relizoi nje shperthim ne mes te bulevardit , e Berisha te akuzoi qeverine ?! Ka kohe qe po studiohet nje menyre per te ndezur idiotet. Vete Berisha mbetet i pabesueshem .

  2. Xha Sulo kapedani says:

    Zoti Nano dakort jam me ty.Problemi i tyre eshte avancimi i reformes ne drejtesi,sepse po shikojne dita dites qe po u shemben te gjitha barrierat te kishin ngritur.Supozojme qe te aprovohet nje dekret qe Drejtesia e Re do te amnistoje te gjithe politikanet qe kane bere zullum deri tani, e harrojne edhe protesten .Qellimi i pjesmarrjes sa me te madhe eshte qe te kuptojne nderkombetaret qe keta jane ne gjendje te krijojne destabilizim dhe keshtu qe tu behen leshime qe te fusin duart ne sistemin e drejtesise qe te shpetojne.Atyre as hapja e negocjatave nuk ju intereson.Jane ne hall, po u shembet muri qe kane ngritur ne vite.Pjesemarje do te kete se militantet i kane dhe u japin shprese qe do te vijne ne pushtet.Nje gje te kesh parasysh qe para 27 Janarit do tu terhiqet veshi nga Ndekombetaret per trazira se do te mbajne pergjegjesi prandaj mjere ata qe do tu vijne nga dhe do dalin te zhgenjyer si cadra.Thote nje shprehje : Me genjeve nje here eshte faji yt ,me genjeve per here te dyte eshte faji im;

  3. @autori says:

    Mire ben Muci qe i perserit gjerat, sepse “perseritja eshte mema e dijes”, por aresyeja e vertete e protestes nuk besoj se eshte “rrezimi i qeverise”. Ne fakt me protesten, ata (organizatoret) duan te krijojne rremuje dhe mjergull per te shtyre ne kohe dhe mundesisht per te “rrezuar” efektet e Vetting-ut. Ata qe organizojne protestat nuk jane vetem nga Opozita, sepse edhe Pozita nuk e pelqen Vetting-un. Ne na duket sikur ata po ndeshen fort me njeri tjetrin..

  4. rumpallhana e ripjelljes says:

    Mire e ka ky gjithollogu me mentalitet komunist, qe protesten e konsideron shfaqje te huaj, qe banoret e kesaj republike bananeje i trajton si zezake qe sduhet tju shkoje ndermend protesta por duhet te presin kete Mugaben shqiptar te zgjidhe problemet me portalin Shqiperia qe duam dhe veting. Ky nivel medioker obortaresh dhe ajdutantesh e ka shoqeruar kete vend. Dikur mbreti Zog ju zgjidhte problemet dhe lumturonte njerezit pastaj enveri, saliu dhe me i madhi i te gjitheve ky Mugabja shqiptar. Ky vend karagjozash si puna e ketij mucit prodhon me lopate.

    1. G says:

      E keqja e madhe e ketij vendi eshte qe njerez me mentalitet komunist jane ne shumice. Dhe kjo sepse E,H i bere yzmeqaret me pushtet, dhe pjella e tyre vazhdon te dominoj akoma.

      1. ce says:

        me vjen keq ti o Gomar qe do shkosh ne boten tjeter dhe te djathten do ta shohesh vetem duke u zvarritur per pushtet , se ky popull eshte i majte dhe keshtu do jete gjithmone . Endrra e revolucionit dhe idete e Ce guevares nuk do shuhen kurre nga mendja e ketij populli . Ju djathtistet nuk keni figura , ju mburreni me tradhhtarin Ahmet zogu qe populli e urren , ju mburreni me Abaz kupin, me Hysni lepenicen figura te urryerra, ju keni si shembull , strazimirin me patllake dhe me republike, Noken garip, dhe djalin e faros,,,,,sq qesharake jeni bere ,,,,

  5. harillaqi says:

    Po,po,zoti Nano! Eshte evertete se qeveria rrezohet me voten e popullit ne votime te kutia e votimit.Por me sa duket Basha dhe Monka çizmja,nuk e kuptojne dot kete,por edhe ne se e kuptojne,duante testojne vehten e tyre se sa e perkrahje kane nga elektorati.Deri tani jane ferjuzo fare,se keshtu siç po bejne keta opozitar,kaq radikal me te padrejte,me thirrje histerike kundra Rames,dhe se plasen per nje çik kryeminister,nuk ka per t’jua dhe dhen njeri voten.Do ngelen ne opozite edhe pas 2021-shit.Nuk i do populli,por as partia e tyre.Jane bastard.Vetem prania dhe imazhi i keq i kryekriminelit Sali Berisha,u rrexon pike.

  6. Mergimtari.. says:

    Bravo..Nano..Ja ke bere autopsine, proteste, se motres, dhe vellait,Mones dhe Lulit, por me shume ke goditur ne shenje, Patriotin tent Ilir Floririn, dhe Berishen, qe jane ideatoret e kesaj proteste..
    Vetem ke haruar nje Element, per te analizuar..C’eshte protesta,dhe kush i drejton ata, ne proteste..
    Une jetoj jashte, prej vitesh,dhe nuk kam pare dhe degjuar,qe protestat, di organizojne partite..Nje rast nuk gjen..ne tere europen..Ato lindin, nga vete njerezit, kur shikojne qe qeverija,cenon, ekonomine e tyre, ose kur qeverija, ncjer ligje,qe demetojne te ardhmen e tyre..Ato lindin spontanisht,dhe zhvillohen spontanisht, por ne pjesen me te madhe, drejtohen nga Sindikatat.Por sindikatat ketu jane te papolitizuara, sic jane ne Shqiperi..
    I bie sipas Mones dhe Lulit, qe partia socialiste, pas protestes se opozites, te beje ajo nje te madhe fare, dhe tu thote, e shikon, sa shume qe kam une ..Kjo eshte qesharake ashtu si e pershkruani ju..
    Se dyti dua tu kujtoj edhe nje problem tjeter..Ne gjithe Europen,nuk lejohet qe grevat dhe mitingjet te behen, afer, parlamentit, kryeministrise, ministrive, dhe rrugeve,qendrore..apsolutisht..
    Per shume arsye,sigurije,bllokim qarkullimi, etje..Ndersa ne kemi traditen qe te na shikojne qeveritaret, qe ketu jemi perballe Edi Rames.
    Se treti pse u dashke te vine ne tirane., Po ka bythe Mona me Lulin , ti bejne neper rrethe, dhe jo ti torturojne njerezit..BAshkia e Tiranes duhet te marre nje vendim.Qe Mitingjet te behen vetem para korpusit Univeritar, te Sheshi nene tereza..

    1. nexhat says:

      Ty mire e ke be shoko se populli duhet te protestoje por ky popullin e perzuri jashte kane mbete vetem partite. Ke pa statistikat e Europianeve qe shqipetaret zijshin vendin e dyte mbas Sirianeve si refugjat. Kane mbete keta si ky Nanoja qe ia ka trashur qafen Rama dhe jo vetem ketije se tjeret e pane se cka bene ky. Ky Rama I Nanos harruat cka bente per te penguare vizat dhe NATON. Haruat ne 21 janarin kur coi fakirat te djegin kryeministrin e ky rinte e zgerdhihej atje mbrapa te kullat e Fidelit. Mbasi jetone jashte shko ne ndonje shtete perendimore te djegish qeverine po te shohish cka te bejne. Sa per kete Nanon eshte shume I zgjuare e kame ndegjuare ne nje emisione qe tha; FORBES eshte rrugac Amerike.

    2. ce says:

      ne balle te protestes me siguri do jene LSR- istat e Shumtaraqes F Kerpaces qe na qenkan mbledhur me qindra dhe mijra 3 dite para prane pallatit te kongresit te gatshem per marshimin e madhe nen udheheqjen e gruas se maos , kerpaces, dhembcakalles, mehemetaj e shpifarakeve te tjera por vetem nje vrime ne uje do bejne LSQ- istat , deri ne 2025 te bejne pushim dhe pastaj do shkrihen fare….

  7. katarakti says:

    Basha, Berisha dhe Meta jane te bashkuar nga frika e 21 janarit. Jane tre aktoret kryesore qe e bene ate gjeme. Prandaj edhe protesta ka si qellim frikesimin e shumices dhe drejtesise. Ne jemi shume, guxoni po te doni te na prekni! Ky eshte mesazhi i kesaj proteste.

  8. Po si gjithmone me mbrojte bythen e tyre ,,populli nuk esht me budalll bolll me me haJdutet e shushunjat e pa ngopur Poi vjen ora qe do i vjellin te gjitha ,,, te gjith ata qe kane vene doren mbi pasurine e popullit dhe te gjithe hajdutet e te gjitha ngjyrave te kuq blu mavi roze ,,,,,,,

  9. Zoti Nano!.Jam dakort me ju kur thoni: -Jane kutit e votimit ato qe bejne dhe ndryshimin…” Po,por ti harron qe basha e mohon kete,duke te thene,qe kutit u dhunuan,se ato u blen’ me pare te droges!. Dhe kjo ndoth se ketu ti nuk vazhdon te thuash diç qe te bind. Si per shembull,une ne vendin tend do te shtoja : – Nje miljon votues,te majte jane blere?!… S’paska te majte qe e votokan më te majten e tyre? Ja kaq,qe lulit,t’i mbyllej by… qe s’e ka më atje ku e kane gjithe te tjeret… gjithesesi,urime per shkrimin.

  10. skrapari says:

    Për demostruesit e 27 JNARIT 2018.
    Naftëtar, një emër i nderuar,
    Krenar me ty do isha!
    Me ato duar me naftë lyer,
    Edhe sikur dy jetë të kisha.

    Sot të shikoj që vuan,
    Edhe rrogën s’të japin.
    Kjo qënka demokracia,
    Ku të shkosh,ku të lësh vrapin?

    Sa e ëmbël do të ishte vdekja,
    Te ai shesh t’më vinit kurorë,
    Aty në atë vend ku ish-ministri thërret
    Shokët vrau e s’iu dridh ajo dorë.

    Eshtë ajo dorë ,që sot thërret,
    Dilni te sheshi dilni ,lirinë të “Shkrini”
    Unë që atë shesh gjakosa,isha ministër,
    Nesër kryeministër t’më vini.

    Dilni,dilni ,thërret kryetarja,
    Në shesh të protestoni.
    Mua bashkëshorten e “Bllokut”
    Kryeministre t’më shikoni.

    Gjaku i vëllezërve skuqi sheshin,
    Po kështu qënkërka kjo jetë.
    Eja ,eja prostetoni te sheshi
    Unë kryeministre ,im shoq,mbret.

    Dilni në sheshe dilni,
    Më 27 janar e kërkoni thërrime.
    Ju përleshuni me vëllezërit polic,
    Unë do të mbrojë vilën time.

    Thërrisni e sheshi të tundet,
    Nuk duam nga vendi largime.
    Unë do t’u mbështes me “shpirt”
    Edhe pse jam në Hollandë ,tek shtëpia ime.

  11. opinion. says:

    ah ky mustafa nano njifet si nje kungull i kalbur ne analiza e fare demostrime,se qka ndodh me qeverin e zez rama imagjinoni ju,se po te vazhdoj kjo qeveri deri ne 2021 do behet cunami ne shqiperi,apo katastrof natyrale.sot akuzohen nga evropa per 36 tone drog,po deri ne 2021 do qfaroset evropa nga droga e trafik shqiperis po emigrimi nga fukerallaku,se populle do jesin ne shqiperi me minimum njerze.rama ik,ik,ik.

  12. ne shume vende te botes rrezohen qeverit mafioze e korruptuara.si,ne tunizi,libi,malin afikan,ish rumoni,etj.qeverit e regjimeve se turqia me erdoganin,korea me kim yungun eshte veshtir te largohen.mjafton nje greve policie,dhe qeveria rrezohet vete..

  13. pro says:

    ..jehone te madhe po i behet 27-janarit…por dihet se jehona oshetin vetem mes malesh..kush jane malet ne kete rast..,qe do te percjellin,apo mbajne mbi supe “jehonen”?..djalli..?.

  14. lavdosh says:

    Nano si gjithmone nje nga analistet me te mire
    Per te gjithe ate qe thone: “eshte koha per tu larguar zoti Kryeminister”! Ju ju kujtoni qe ne demokraci jane zgjedhjet dhe sovrani qe vendosin kush behet Kryeminister. Ato jane te planifikuara me 2021. Vetem nqs Rama dhe PS mendojne se nuk mund te qeverisin dhe humbasin shumicen parlamentare do te kete zgjedhje te parakohshme. Te tjerat jane gjera te kota. Thirrjet e opozites tregojne se PD/LSI kane humbur shpresen se do vijne ne pushte me vota te lira dhe shpresa e vetme eshte nje pushtet i dhene ne tavoline si ai i 18 Majit. E ke thene drejte Opozita duhet te pergatitet per zgjedhjet vendore dhe ti perdori ato si nje test dhe nje mundesi reale ti tregoje Rames dhe PS se sa mbeshtetje kane. Por sic e thashe me siper dhe sic e ke treguar ti, Opozita e di qe nuk mund ti fitoj zgjedhjet dhe do te krijoje nje alibi per humbjen e tyre te rradhes. Kjo opozite jo vetem qe nuk ngjall shprese, nuk frymezon popullin, por me thirrjet e tyre po demoralizojne edhe mbeshtetesit dhe fanatiket/militantet e tyre .
    Pjesmarrja ne protesten e rradhes sipas Berishes do te jete 500,000 vete pse jo edhe nje milion, sipas kazanit mbeshtetes te opozites dhe analisteve qe bejne shplarjen e trurit pjesemarrja do te jete diku 200,000-300,000. Ne realitet sipas Google maps duke marre densitete (perqendrime) te ndryshme per meter katror (dhe ketu eshte shejtani dhe specialistet ne kamera dine si ta mbulojne kete fakt) bulevardi demshmoret e kombit nga Lana deri tek kryeministri nuk mund te nxeje me shume se 30,000 (densiteti 4-5 persona per meter katror). Por dihet qe vetem rrotull tribunes mund te kete kete densitet, Larg nga tribuna sipas protestave te kaluara densiteti eshte me pak se nje person per meter katror. Parashikimi jot per 10,000 veta eshte i mbeshtetur ne llogaritje. Si gjithmone numrat nuk kane rendesi. Cdo opozite ne cdo kohe eshte ne gjendje te mbledhe me autobuze 10,000 apo edhe 100,000 nga gjithe vendi ne Tirane per protesten e rradhes.
    Rendesi ka fryma, shpresa, mesazhi dhe fatekeqesisht kjo proteste dhe kjo opozite nuk kane asnje nga keto.
    Rama eshte mjeshter per ti sfumuar keto protesta. Shiko qendrimin e tij per te kuptuar qe asnje gje nuk do te ndodhe. Perpara qetesise se tij dhe planit te veprimit te policise se shtetit burra si Nokaj dhe militantet me te flakte te PD maksimumi qe do bejne eshte qe te hedhin ca shashka dhe boje mbi policet simpatike te policise qe duam. Pas kesaj nje numer i madh arrestimesh dhe me shume militante qe do rrine te fshehur dhe nuk do marrin pjese ne protesten tjeter, qe me shume gjasa do ndodhe kur karrigja e Bashes ne PD te vihet ne rrezik

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Me frazen e fundit te zgjedhjeve i ke rene pikes.. Keta asnjehere skane dashur zgjedhje te lira. Edhe per zgjedhje nga diaspora me keta politikane ska per te ndodhur sepse emigrantet zgjedhin te edukuarin me shkolle, bashkepunusin, dhe punetorin.. Keta jane te gjithe ose te korruptuar ose te lidhur me krimin..

  16. Zgalem says:

    Ky shkrim I M. Nanos , ne prag te protestes te 27 janarit i ka thene te gjitha . Ka analizuar me objektivitet situaten aktuale dhe I thote opozites , se E. Ramen mund ta rrezoni vetem me vote . Une dua t’I shtoj shkrimit te Nanos , se faktori baze , mbetet pabesushmeria te kjo opozite zengjine . Cila eshte Monika , cili eshte Lulzimi ? Milionere , qe kane ne origjine parate e vjedhura te shqiptarve . Si nuk e marrin parasysh kete fakt , keta “politikane “ moderne . Nuk mund te behesh líder , vetem se perkrahesh nga militantet , qe te shikojne nga duart , c’mund t’u japesh pas protetes . Protesta eshte ne linje te gabuar . Sipas mendimit tim duhet te vepronte keshtu : Lufte parlamentare dhe alterrnative te besushme , per shtresat ne nevoje . Kuvendim me shtresa te demtuara nga qeverrisja , sic jane nafteterat , te varferit , te pa kenaqurit nga qeverrisja .Zengjinet gjithnje nxitohen , kur flitet per pushtetin e arte . Keto nuk i perfil kush . Opozita trembet nga vettingu . Kjo eshte alternativa me e besushme , sepse ata e dine mirfilli , qe Edi Rama nuk rrezohet me protesta militantesh , qe duan parajsen e humbur . Faleminderit Mustafa ¡ Zgalem

  17. Dodona mbi Tomorr says:

    Ruhuni nga Saliu ! Bisha e plagosur eshte me e eger dhe shkateron cdo gje ! Mos harroni <98 ! Edhe arkivolin SAliu e perdori si arme "per te vrare " e per te marre pushtetin!

  18. berat says:

    Eshte alibi per zgjedhjet e radhes dhe per te ngritur frymen e opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje