Presidenti palestinez Mahmud Abaz kërkon njohjen e territorit të tij si shtet nga Brukseli dhe ndërmjetësimin e BE-së. Ndërsa BE-ja kërkon që presidenti të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë të negociojë me Izraelin.
Ndërsa nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence gajtë vizitës në Tel Aviv shpalli trasnferimin e ambasadës amerikane më 2019 në Jeruzalem, nga Brukseli vjen një deklaratë kundërthënëse.
Europianët mbështesin edhe më tej ndërtimin e një shteti palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, kështu u shpreh kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini gjatë takimit me presidentin Mahmut Abaz.
Por me ripërsëritjen e pozicioneve të njohura konflikti nuk mund të zgjidhet.
Abaz do të negociojë sërish
Presidenti palestinez e ka marrë tashmë veten pas indinjasës së shfrenuar të një jave më parë në Ramallah, ku ai Marrëveshjen 25 vjeçare të Oslos me një plan kohor për bisedimet e paqes e shpalli të dështuar dhe kërcënoi, që do t’i japë fund vetëadministrimit palestinez. Në Bruksel ai iu rikthye formulave të vjetra, me të cilat prej dekadash po mbahet në jetë procesi i negociatave për një zgjidhje të dy shteteve.
Abazi premton pra durim të mëtejshëm, megjithatë ai dëshiron që BE-ja të angazhohet më fort si ndërmjetësuese. “BE-ja është partnerja jonë më e rëndësishme ndërkombëtare (…) dhe duhet të luajë një rol politik.” Që pas deklaratës së presidentit Trump për Jeruzalemin palestinezët e refuzojnë SHBA-në si ndërmjetësuesen kryesore.
Krahas kësaj Abaz u bën thirrje europianëve, që të hedhin hapin drejt njohjes së shtetit të Palestinës: “Nuk ka asnjë kundërthënie mes një njohjeje dhe rifillimit të bisedimeve.( …) kjo do ta inkurajonte popullin palestinez.”
Tek e fundit bëhet fjalë për para: pasi Trump deklaroi shkurtimin e mbështetjes financiare të SHBA-së UNRWA (Autoriteti i OKB-së për refugjatët palestinezë) me rreth 60 milionë dollarë, shkaktohet një boshllëk në buxhet. Javën e ardhëshme do të zhvillohet një konference donatorësh në Bruksel për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Nëse palestinezët këtu lihen vetëm, atëherë ata hidhen në “krahët e ekstremizmit dhe terrorizmit”, tha Abaz.
BE e palëkundur nga deklarimi i Trump për Jeruzalemin
Federica Mogherini zgjedh fjalë të ashpra për vendimin e Donald Trump mbi Jeruzalemin: “Nuk bëhet fjalë për një shuplakë ndaj europianëve (prej Pence).
Pozicioni ynë është prej kohësh i pandryshuar, dhe ai është i konfirmuar edhe nga Marrëveshja e Oslos dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit.” Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytetit i dyanshëm në kaudër të një zgjidhjeje me dy shtete, kjo është e pakthyeshme.
Por e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, e hedh poshtë një rol drejtues të BE-së në kuartetin e Lindjes së Mesme. Rruga e vetme është një zgjidhje multilaterale.
Por njëkohësisht ajo e kthen shigjetën nga Uashingtoni: “Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë, është, se nuk mund të ketë bisedime të besueshme vetëm me SHBA-në”, deklaron Mogherini. Me këtë ajo e hedh poshtë nismën e njëanshme të SHBA-së.
Edhe sa i përket financimit të UNRWA ajo ngre gishtin tregues drejt qeverisë së SHBA-së: Europianët janë gjithsesi donatorët më të mëdhenj, SHBA duhet t’i përmbushë detyrimet e veta, në rast të kundërt krijohet destabilizim në rajon.
Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian kërkon të bëhet një hap praktik përpara duke dashur të përgatiten bisedimet për një marrëveshje asociiimi mes BE-së dhe palestinezëve, që nënkupton pothuajse një njohje. Por për këtë nuk ka unanimitet në BE.
Gjashtë vende europiano-lindore kanë abstenuar në OKB për çështjen e Jeruzalemit dhe i shohin me skepticizëm veprimet e mëvetsishme në BE.
Francezët dhe suedezët konsiderohen si përkrahësit më të fortë të palestinezëve. Qeveria në Stokholm është e vetmja anëtare e BE-së që ndërkohë e njeh shtetin e Palestinës.
Berlini i shmanget tradicionalisht kontroversave me Izraelin. E të gjitha këto nuk krijojnë terren të përshtatshëm për nisma të përbashkëta.(DW)
E njëjta parullë kudo, po nuk patën para do bëhen terrorista, po nuk patën punë, bëhen terrorista, po nuk dolën nga varfëria do bëhen terrorista, po nuk ju njohën të drejtat do bëhen terrorista,,,,,, dhe si gjithmonë budallenjtë europiane pro globalizim, radikal schik, multikulturaliste, pro Islam, i mbajnë ison shtetit të sajuar palestinez