VIDEO: Ministri i Jashtëm spanjoll humbet ndjenjat live

25 Janar 2018, 20:04Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Spanjës Alfonso Dastis ka humbur ndjenjat gjatë një debati në forumin ekonomik në Davos të Zvicrës, ku janë mbledhur gjithë liderët e botës.

Incidenti u filmua nga kamerat dhe në pamje shihet se si pjesëmarrësit shkojnë për të ndihmuar ministrin e Jashtëm.

Kreut të diplomacisë spanjolle iu dha ndihma e parë dhe pas pak minutash rifitoi vetëdijen.

Ngjarja ndodhi kur në forum po diskutonte presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos dhe presidenti i Grupit të Bankës Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje