Tragjedi në Itali: Treni del nga shinat në Milano, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur

25 Janar 2018, 09:27Bota TEMA
Tragjedi në Itali: Treni del nga shinat në Milano, 2 të vdekur e

Të paktën 2 persona kanë mbetur të të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në periferi të Milanos.

Treni i ishte nisur nga Cremona dhe do të mbërrinte në Milano.

Mediat italiane raportojnë për disa persona të bllokuar mes pjesëve metalike të njëri prej vagonave.

Sipas të dhënave të para, treni ka dalë nga shinat në Seggiano di Piotello.

Për shkak të aksidentit është pezulluar qarkullimi hekurudhor në linjën direkte dhe atë të ngadaltë.

Një ekip teknikësh të Rrjetit të Hekurudhave Italiane po verifikon lidhur me shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dihet se pjesa që ka dalë nga shinat ka qenë ajo e vagonave të qendrës dhe jo lokomotiva. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje