Europa Lindore parashikohet të tkurret në mënyrë dramatike gjatë dekadave të ardhshme.
Por më e keqja është se shumica e vendeve të këtij rajoni nuk e marrin në konsideratë një zgjidhje që do të ngadalësonte krizën demografike. Dhjetë prej vendeve me popullata gjithnjë në rënie janë të gjitha në Europën Lindore.
Bullgaria, Lituania, Moldavia, Ukraina, Kroacia, Lituania, Rumania, Serbia, Polonia dhe Hungaria do të shënojnë një rënie me të paktën 15% të numrit të popullsisë deri në 2050-n.
Në Bullgari, e cila ka ritmin më të lartë të zvogëlimit të popullsisë, kjo e fundit pritet të bjerë nga 7 milionë në 2017-n në 5.4 milionë në 2050-n. Në Lituani popullsia do të bjerë nga 1.9 milionë në 1.5 milionë, ndërsa në Moldavi nga 4 milionë në 3.2 milionë.
Tkurrja demografike shihet se një fenomen që ka prekur shumicën e vendeve postkomuniste.
Rënia ka nisur 25 vjet më parë dhe vijon. Të paktën 11 vende të tilla kanë shënuar rënie me 10% që prej 1989-s.
P.sh., Bullgaria kishte 9 milionë banorë në vitin 1989, por në 2017-n ishin vetëm 7.1 milionë.
Studiuesit e ndryshimeve demografike thonë se kjo ulje e numrit të popullsisë është e paprecedentë, sidomos kur vjen në kohë paqeje.
Ata vlerësojnë se janë tre faktorët që kanë ndikuar në rënien drastike të numrit të popullsisë: ulja e numrit të lindjeve, emigracioni masiv dhe vdekshmëria e lartë. (TemA TV)
1.
Ndersa Shqiptaria shume here me keq: si territor me shume eshte jashte se sa brenda.
2.
Ndersa Shqiptaret shume here me keq: si popullsi me shume jane jashte se sa brenda.
CILI ESHTE SHKAKU 1. ??? DHE SHKAKU 2. ???
—- Mos qani hallin e atyre shteteve. Tkurrja e popullates ashtu sic ulet edhe ngrihet , ne varesi e funksion te ”veglave riprodhuse ”
— QANI HALLIN TKURRJES SE TREVAVE SHQIPTARE.
DERI NE VITIN 2050 TREVAT SHQIPTARE DO PESOJNE TKURRJEN ME TE MADHE TE HISTORIS TYRE. JO VETEM DEMOGRAFIKE , POR NE VECANTI NE PIKPAMJE TERITORJALE . KA NJE PLAN TE LOBEVE E QARQEVE TE CAKTUARA QE TREVAT SHQIPTARE TE ZVOGELOHEN NE MAKSIMUM . NE TERESI SYNOHET TE SHKOJNE TEK SHPREHJA E BISMARKUT ”’ SHQIPRIJA , SHPREHJE GJEOGRAFIKE ”
— ME KEQARDHJE , POR KJO DO TE NDODHE PLOTESISHT NE VITIN 2100
— SHPRESOJM NE TE ARDHMEN TE JAPIM IDENE E SKENAREVE TE MUNDSHEM
Alban Dardani –NY .